ASHDOWN NEN SULMIN E MEDIAVE
Ajo qe konsiderohet si mbeshtetje e Perfaqesuesit te Larte ndaj politikaneve nacionaliste ka shkaktuar zemerim ne shtypin e pavarur.
ASHDOWN NEN SULMIN E MEDIAVE
Ajo qe konsiderohet si mbeshtetje e Perfaqesuesit te Larte ndaj politikaneve nacionaliste ka shkaktuar zemerim ne shtypin e pavarur.
Muaji i mjaltit ka mbaruar – te pakten me median e shkruar. Lord Paddy Ashdown, zyrtari me i larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje Herzegovine, ka filluar te ndjeje zemerimin e shtypit.
Ai eshte sulmuar per shkak te mbeshtetjes se tij ndaj partive nacionaliste dhe se nuk ka bere sa duhet per te mbeshtetur partite e moderuara; jeta e tij private eshte paraqitur ne faqet e nje reviste te perjaveshme; dhe ai eshte armiqesuar me ish shefin e nje prej sherbimeve te fshehta te vendit.
Por si ka arritur ish kryetari i Partise Liberal Demokratike te Britanise te behet viktime e medias liberale ne Sarajevo? Cfare nuk ka funksionuar? Cfare ka ndodhur?
Ashdown ka mberritur ne Sarajevo ne Maj 2002 ku ka marre postin e Perfaqesuesit te Larte, zyrtari me i larte i komunitetit nderkombetar ne vend. Ai ka pasur dhe vazhdon te kete nje pushtet masiv ne vend, dhe ashtu si shume nga parardhesit e tij ne kete post, ai eshte mirepritur nga nje numer i madh qytetaresh te Bosnjes te cilet kane humbur besimin tek politikanet e tyre.
Nje ish ushtarak, ish diplomat, nje njeri me energji dhe vendosmeri, ai eshte konsideruar si dikush i cili mund te vinte gjerat ne levizje dhe te arrinte rezultate.
Natyrisht, jo te gjithe kane qene te kenaqur me mberritjen e tij. Ashdown eshte pritur ftohte nga shume Serbe te cilet nuk kane harruar thirrjet e tij per nje nderhyrje te perendimit ndaj Serbeve gjate luftes ne Bosnje ne fillim dhe ne mesin e viteve Nentedhjete.
Dhe tani, disa prej atyre te cilet fillimisht kane mirepritur ate ne Federate kane filluar te ngrene pyetjen nese energjia dhe vendosmeria e tij jane drejtuar ne drejtimin e duhur.
Per gjashte muaj, Ashdown ka punuar i qete. Ka pasur disa kritika jo te forta, por megjithate asgje serioze. Por rreth kohes se mbajtjes se zgjedhjeve te fundit te pergjitheshme ne Tetor, gjerat filluan te ndryshonin.
Partite nacionaliste dolen fitimtare ne zgjedhje, duke fituar te treja postet presidenciale dhe duke kontrolluar te tre parlamentet, te cilat perbejne sistemin e komplikuar politik ne Bosnje. Votat per partine me te madhe reformatore, SDP, rane ndjeshem. Dy vjet, qeverisje moderatore, dhe reformatore u fshine dhe u hodhen poshte. Media liberale ne Sarajevo kerkonte nje pergjigje.
Ndersa shtypi filloi te botonte tituj te tille si “Rikthim ne te Ardhmen” dhe “Perpara ne te Kaluaren” – duke lene te kuptohej se Bosnja po rikthehej ne peirudhen e saj me te keqe ne fillimin e viteve 1990 – Ashdown ka insistuar se partie nacionaliste kane ndryshuar.
Ai kishte filluar te fliste ne kete menyre edhe perpara zgjedhjeve. “Krahasoi programet e tyre sot me ato te dy vjeteve me pare,” ka thene ai ne ate kohe, “ka shenja te shumta qe tregojne se tani njerezit e kuptojne qe ky vend ka nevoje per reformim”.
Tre jave pas zgjedhjeve, Ashdown ka mbajtur nje fjalim ne Bruksel duke insistuar se “Partite ne pushtet – kryesisht te moderuara – nuk kane pasur rezultat ne punen e tyre. Por kjo nuk do te thote se Bosnja po rikthehet ne nacionalizem”.
Dhe me pas, gjate nje interviste per gazeten kryesore, Nezavisne Novine, Ashdown ka thene se “Per mua ne te vertete nuk ka rendesi se kush do te jete ne qeveri, sepse nese nuk zbatojme reformat, ne te gjithe do te deshtojme”.
Keto fjale jane konsideruar si nje anateme nga shume njerez ne rradhet e shtypit liberal duke menduar se ne rastin me te mire Ashdown ishte naiv, dhe ne rastin me te keq, ai po mbeshteste aktivisht partite nacionaliste. Ata kane insistuar se partite nacionaliste nuk kane ndryshuar dhe kane fajesuar Perfaqesuesin e Larte se nuk ka bere sa duhet per te mbeshtetur politikanet e moderuar. Ne kete kohe filluan edhe perplasjet e para dhe ftohja e marredhenieve ndermjet Ashdown dhe medias liberale.
Me pas e gjithe kjo u shnderrua ne nje armiqesi personale. Ne nje interviste per nje televizion ne fillim te Tetorit, Ashdown ka kundershtuar pikpamjet e disa gazetareve Boshnjak duke thene se ai nuk i kushtonte vemendje bisedave te bera neper kafene. Revista Dani ka botuar nje artikull duke e kritikuar ate se ka fyer gazetaret e njohur, perfshire edhe te respektuarin Gojko Beriq, nje komentator politik per te perditeshmen, Oslobodjenje.
Me pas ka ardhur nje prej vendimeve te tij me te kritikuara qe pas mberritjes se tij ne Bosnje. Me 22 Tetor, Ashdown ka shkarkuar Munir Alibabiq, shefin e Sherbimit Sekret te Federates, FOSS. Aresyeja e dhene per kete vendim ka qene se disa dokumenta sekrete i jane dhene medias dhe jane perdorur per qellime te partive politike.
Jo te gjithe kane qene te kenaqur me kete vendim. Edhe gjykata e Hages eshte shqetesuar. Aliabdiq e kishte ndihmuar shume gjykaten. Kryeprokurorja, Carla Del Ponte me ka deklaruar se shkarkimi i tij ishte nje humbje e madhe. Ajo ka thene se asaj nuk i jane thene asnje here aresyet e verteta per shkarkimin e tij, dhe se ajo i ka bere te qarta pikpamjet e saj Ashdown.
Por ky veprim ka pasur edhe nje pasoje tjeter. Aliabdiq mendohet se ka lidhje te ngushta me nje prej revistave me te medha te perjaveshme ne Bosnje, Slobodan Bosna. Vetem dy dite pas shkarkimit te tij, kjo reviste filloi te botonte artikuj ne lidhje me karrieren e kaluar te Ashdown dhe jeten e tij private ne Britani, dhe e ka akuzuar ate se ka genjyer vazhdimisht.
Gjate javeve ne vazhdim jane botuar artikuj te tjere, te cilat permbanin informacione dhe akuza te shumta. Ne nje prej ketyre artikujve thuhej se Ashdown po i dergonte nje mesazh indirect njerezve me te kerkuar nga gjykata e Hages, ish drejtuesve Serbe, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, duke u thene atyre te mos kene frike nga arrestimi. Ashdown deri me tani nuk ka pranuar tu pergjigjet ketyre akuzave, duke menduar se ato jane te pabazuara.
Por Ashdown do te perballej me probleme te tjera. Ne Janar, Perfaqesuesi i Larte eshte votuar si Personaliteti i Vitit nga gazeta me qarkullim me te madh ne Bosnje, Dnevni Avaz. Ne fjalen e tij gjate marrjes se cmimit, Ashdown ka lene me nje ane tekstin e pergatitur me pare dhe ka vleresuar lart gazeten, duke thene se ajo duhet te vleresohej si gazeta e vitit dhe se ajo ishte shembulli me i qarte i suksesit profesional dhe te biznesit.
Kjo nuk do te perbente ndonje fakt te rendesishem sikur Dnevni Avaz te mos ishte aq e urryer nga rivalet e saj te cilat e konsiderojne ate si nje gazete pa turp, populiste dhe qe nuk ploteson standartet e duhura profesionale. Dani ka qene teper e zemeruar me kete veprim dhe te nesermen ka botuar nje faqe te pare te zeze, duke thene se kjo ishte nje dite e zeze per gazetarine ne Bosnje.
Privatisht, zyrtaret e Ashdown pranojne se ai fjalim ishte pak i ekzagjeruar dhe ishe njesoj sikur te tundesh nje pelhure te kuqe para nje demi edhe ashtu te egersuar.
Ne kete menyre Ashdown ka ndjere goditjen e mprehte te disa mediave ne Bosnje. Por duket se e gjithe kjo zhurme nuk ka pasur shume rezultat ne konsideraten e publikut per te. Anketime te kryera nga stafi i Perfaqesuesit te Larte tregojne se niveli i popullaritetit te tij ka rene pak ne periudhen ndermjet Nentorit 2002 dhe Shkurtit 2003. Por ata nuk jane shume te shqetesuar per kete.
Nje veteran i shtypit te pameshirshem Britanik, Perfaqesuesi i Larte e njeh mire median energjike dhe anet e saj positive dhe negative. Ironia qendron ne faktin se ai duket se ka humbur mbeshtetjen nga ajo pjese e medias e cila duhet te kishte qene aleatja e tij me e natyreshme. Nuk eshte e lehte te punosh me sukses ne arenen politike ne Bosnje. Aleatet jane gjithnje te paket. Ashdown mund te jete duke menduar tani se eshte koha per nje perpjekje per afrim.
Nick Hawton eshte korrespondent i BBC ne Sarajevo