Bosnja Miraton Politikën e Përbashkët të Mbrojtjes
Janë duke u bërë përpjekje në Bosnje për të bashkuar ushtritë rivale të vendit në një forcë moderne të mbrojtjes.
Bosnja Miraton Politikën e Përbashkët të Mbrojtjes
Janë duke u bërë përpjekje në Bosnje për të bashkuar ushtritë rivale të vendit në një forcë moderne të mbrojtjes.
Ushtritë e ndara të Bosnjes, që më shumë janë mësuar të luftojnë njëra tjetrën se sa të ndeshen me armiq të huaj, janë përballë lëvizjeve për shkrirjen e tyre në një forcë luftarake kombëtare e aftë për t'u përfshirë edhe në misione ndërkombëtare.
Nisma u ndërmorr nga grupi i ri i udhëheqësve politikanë të vendit, të cilët miratuan një politikë mbrojtjeje të përbashkët, që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. vetëm një vit më parë vetë kjo ide do të hidhej poshtë si e pamundur. Që atëhere zgjedhjet kanë sjellë në fuqi figura politkanësh më të moderuar, të cilët përpiqen të varrosin urrejtjet e vjetra nacionaliste.
Për shumë kohë gjatë pesë vjetëve që kur Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund luftës boshnjake, partitë e egra nacionaliste kanë qënë të forta. Si rrjedhojë Bosnja mbeti një vend me tre ushtri krejtësisht të ndara.
Kjo ndryshoi nëntorin e kaluar kur zgjedhjet sollën në fuqi parti të moderuara në shumicën e institucioneve të vendit ose të etniteteve. Në maj presidenca e re kolektive me tre anëtarë nxori dokumentin e parë politik që rregullonte përdorimin e forcave të armatosura në nivel shtetëror. Shumë çështje dhe detaje teknike ende janë të paqarta. Dokumenti është pak a shumë i mjegullt dhe jo pa pika të dobëta. Megjithatë ai është përshëndetur si një fillim tepër premtues.
Marrëveshja e Dejtonit e ndau Bosnjen në dy rajone,
Repubika Srpska dhe Federata Boshnjako-Kroate, secila me ushtri të vetën. Kjo e fundit përbëhej nga dy elementë pothuaj të ndarë, Ushtria e Bosnje Hercegovinës e dominuar nga boshnjakët dhe Këshilli Kroat i Mbrojtjes HVO.
Gjatë luftës ushtritë boshnjake dhe kroate në fillim luftuan së bashku kundër serbëve boshnjakë. Ato iu kthyen njëra tjetrës para se të binin dakord t'i jepnin fund armiqësive më 1994 dhe të formonin Federatën, nën presionin e fortë ndërkombëtar.
Pas luftës udhëheqësit nacionalistë në të dy rajonet këmbëngulën se Dejtoni i lejonte një system mbrojtjeje me dy forca të armatosura të orientuara etnikisht - një për Federatën dhe një për Republika Srpksa. Ato nuk e panë të nevojshme të bisedonin për një strategji mbrojtjeje të përbashkët.
Ferid Buljubashiç, zëvendësministër boshnjak federal i mbrojtjes, komentoi: "Kjo politikë e re është një lëvizje e shëndoshë drejt krijimit të një structure më të mirë për mbrojtjen. Duke patur një politikë të tillë, megjithëse ajo rezulton nga kompromise dhe ka edhe disa të meta, bën që të jemi në gjendje që përmirësimi të jetë më i mirë se sa sikur të mos kishim fare një politikë të tillë."
Megjithëse dokumenti i ri i mbrojtjes nuk është publikuar i plotë, burime që morën pjesë në bisedime thonë se të tre palët kanë shprehur mbështetjen për projektin. Ministri federal i mbrojtjes Mijo Aniç tha javën e kaluar se një ushtri boshnjake e përbashkët mund të krijohet që në pranverën e ardhshme.
Dokumenti flet për zhvillimin e forcave ushtarake, nën kontrollin civil demokratik, që do të ndihmojnë zytetarët boshnjakë në rast fatkeqësish natyrore dhe do të marrin pjesë në misione paqeje të Kombeve të Bashkuara.
Por e reja më e madhe dhe rëndësia kryesore e këtij dokumenti është se ai prek çështje jetësore - si struktura komanduese dhe çështja nëse ushtritë mbrojnë të gjithë Bosnje Hercegovinën apo vetëm pjesë të saj të veçuara.
Dokumenti thekson se qëllimi I forcave të armatosura në Bosnje është të mbrojnë sovranitetin e vendit - dhe se presidenca kolektive do të ngarkohet me problemet më ushtarake.
Antonio Prlenda është një specialist ushtarak dhe i mbrojtjes për të përditshmen e Sarajevës Oslobodjenje