BOSNJE: ASHDOWN VENDOS KONTROLL MBI SERBET E BOSNJES

Zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje po ndermerr hapa drejt pakesimit te pushtetit te Banja Lukes.

BOSNJE: ASHDOWN VENDOS KONTROLL MBI SERBET E BOSNJES

Zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje po ndermerr hapa drejt pakesimit te pushtetit te Banja Lukes.

Tuesday, 6 September, 2005

Hapat e Perfaqesuesit te Larte ndaj Republika Srpska, RS, kete jave kane pasur si synim nenshtrimin e entitetit te pabindur dhe nuk perbejne fillimin e nje procesi per te cilin disa Serbe te Bosnjes kane frike se do te coje ne shperberjen e entitetit.


Perfaqesuesi i Larte Lordi Ashdown ka njoftuar me 2 Prill se ai po heq nga qarkullimi perdorimin e termave te shtetesise ne kushtetuten e RS dhe po pezullon keshillin e larte te mbrojtjes, autoriteti me i larte ushtarak i entitetit.


Parlamentaret Serbe te Bosnjes kane shprehur zemerim ndaj ketyre masave gjate nje sesioni urgjent te parlamentit me 3 Prill ne Banja Luka, duke thene se ky hap behej per te destabilizuar territorin dhe i kane kerkuar qeverise te protestoje.


Anetari i Partise Kombetare Demokratike Jovo Maksimoviq ka thene keto hapa shenojne "fillimin e fundit te Republika Srpska. Ajo do te zhduket".


Hapat e Ashdown kane shtuar tensioned politike ne entitet te cilat kane qene te larta pas doreheqjes se Mirko Saroviq nga presidenca tre paleshe e shtetit te Bosnjes me 2 Prill, pasi ai ka pranuar pergjegjesine e tij per tregtine e paligjeshme me Irakun nga ana e kompanise se Aviacionit Orao me qender ne RS, e cila ka shkelur sanksionet e vendosura nga OKB.


Perfaqesuesi i larte e ka quajtur pergjegjes Saroviq per kete ceshtje dhe nje skandal spiunazhi - i cili ka dale ne drite javen e kaluar - ne te cilin sherbimet sekrete te Serbeve te Bosnjes thuhet se kane vezhguar organizatat perendimore dhe zyrtaret federale, duke shkelur keshtu marreveshjen e paqes se Dejtonit.


Zedhenesi i Ashdown Julian Braithwaite ka kundershtuar zerat se ndryshimet jane nje perpjekje per te shkrire RS, duke insistuar se ato kishin per synim parandalimin e entitetit per te vepruar ne kundershtim me ligjet nderkombetare dhe me marreveshjen e paqes se Dejtonit ne te ardhmen.


Braithwaite ka thene se Perfaqesuesi i Larte ka vepruar brenda mandatit te tij dhe ka te drejte te beje keto ndryshime. Ai ka theksuar se sipas marreveshje se Dejtonit - kushtetuta e vendit - nuk ekziston asnje baze qe Bosnje te perbehet nga dy entitete sovrane apo te pavarura, dhe as qe ato te kene struktura te vecanta komanduese ushtarake. "Eshte e papranueshme qe te kesh nje keshill te larte drejtesie ne nivel entiteti," ka thene ai per IWPR.


Analisti i Grupit Nderkombetar te Krizave Senad Slatina ka thene se Ashdown po shfrytezon skandalet e fundit per te shtrenguar kontrollin ndaj RS e cila eshte bere gjithnje e me teper e pavarur. Ne fakt, ai ka shprehur habine e tij qe Perfaqesuesi i Larte nuk ka shfrytezuar keto skandale, dhe vecanerisht ate te spiunazhit, per te marre masa edhe me te ashpra.


Gjate pjeses me te madhe qe ka qene ne kete post, Ashdown eshte perpjekur te ndermarre reforma ekonomike dhe politike me synim shpejtimin e integrimit te vendit ne Europe - te cilen ai e konsideron si teper te rendesishme per stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.


Nje pjese e rendesishme e ketij procesi ka qene forcimi i autoritetit te shtetit mbi dy entitetet, vecanerisht per aresye se RS prej kohesh e ka konsideruar veten si nje shtet i pavarur, i cili nje dite mund te bashkohet me Serbine.


Ashdown eshte vecanerisht i interesuar per te vendosur kontroll ne nivel shteteror mbi ushtrite e dy entiteteve, sepse kjo do te forconte ne menyre te ndjeshme autoritetin qendror dhe do te forconte perpjekjet e Bosnjes per anetaresim ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s.


Shperberja e keshillit te larte te mbrojtjes se Serbeve te Bosnjes do te jete nje hap i rendesishem ne kete drejtim. Dhe perpjekjet kane filluar tanime per te pare mundesine e nje strukture komandimi te perbashket.


Programi i reformave te Perfaqesuesit te Larte eshte kritikuar ashper nga disa nacionaliste te linjes se ashper, por analistet thone se skandalet e koheve te fundit tregojne se ai nuk mund ti lejoje ato te shnderrohen ne pengesa per kete proces.


Bisera Turkoviq, drejtor i Qendres per Studime Strategjike te Bosnje Herzegovines, dhe ish kryetare e komitetit per ceshtje te sigurise ne nismen e Stabilitetit per Paqe per Europen Jug Lindore, ka thene se "Orao ka treguar gjendjen e vertete te gjerave ne Bosnje Herzegovine; qe institucionet jane ne fakt duke ngadalesuar dhe jo shpejtuar procesin e reformave, dhe po veprojne ne kundershtim me standartet e pranuara ne te gjithe Europen.


"Ne vend te strukturave funksionale, operacionale, ne kemi nje aparat i cili nuk funksionin, dhe kjo kryesisht per shkak te qendrimit pasiv dhe te ngurte te komunitetit nderkombetar ndaj Bosnje Herzegovines".


Frontline Updates
Support local journalists