Bosnje: Frike Per Rilindjen e Muxhahidineve

Sulmet terroriste ne SHBA kane shkaktuar nje gjueti shtrigash ndaj muxhahidineve ne Bosnje.

Bosnje: Frike Per Rilindjen e Muxhahidineve

Sulmet terroriste ne SHBA kane shkaktuar nje gjueti shtrigash ndaj muxhahidineve ne Bosnje.

Luftetari Islamik "me famekeq" ne Bosnje ka dale ne nje transmetim direkt ne televizionin shteteror te Bosnjes javen e kaluar pee te denuar krimet ne New York dhe Washington si nje akt terrorizmi. Ai me pas ka kerkuar te lihet i qete. "Sa here qe shperthen edhe nje fishekzjarr diku ne Bosnje, policia troket ne deren time," ka thene Abu Hamza.


Hamza eshte nje muxhahidin - si njihen te gjithe luftetaret e huaj Islamik ne Bosnje pavaresisht origjines apo bindjeve te tyre. Ai eshte ish drejtuesi i rreth 300 familjeve muxhahidine te cilat u vendosen ne Bocinja, nje fshat Serb i abandonuar ne Bosnjen qendrore, dhe nje veteran i njesise El Muxhahid i ushtrise se Bosnjes. Kjo njesi, e cila ka qene aktive gjate gjithe luftes, ka qene e perbere krejtesisht nga luftetare te huaj Islamik dhe pasuesit e tyre vendas.


Pas nenshkrimit te marreveshjes se Dejtonit ajo u shperbe, por ngjarjet e 11 Shtatorit kane shkaktuar shqetesim rreth atyre muxhahidineve te cilet kane mbetur ne vend edhe pas luftes se Bosnjes, ku llogaritet se kane marre pjese rreth 3,000 militante Islamik. Disa e konsiderojne panikun ne rritje ne lidhje me radikalet Muslimane si nje gjueti shtrigash.


Ditet e fundit, paqeruajtesit e SFOR-it kane ndaluar gjashte persona, perfshire nje Jordanez dhe nje Egjyptian, per dyshime se po pergatisnin sulme terroriste.


Zedhenesi i SFOR-it, Daril Morrell, nuk ka pranuar te jape asnje hollesi rreth operacionit, por ka thene se kater nga te dyshuarit qe mbahen ende te ndaluar mund t'u dorezohen autoriteteve Boshnjake sapo SFOR te kete perfunduar hetimet e tij.


Arrestimet perbejne nje pike kthese, sepse me pare trupat e SFOR-it kane arrestuar vetem civile te dyshuar per krime lufte.


Qe prej sulmeve ne New York dheWashington, qeveria Boshnjake ka nisur nje hetim urgjent ndaj te gjitha nenshtetesive dhe pasaportave te leshuara per qytetaret e huaj qe prej vitit 1992. Policia federale ka bere kontrolle te shumta per vendndodhjen e te gjithe muxhahidineve qe kane mbetur ne vend. Disa njoftime spekulative ne mediat Kroate, Serbe, dhe disa Boshnjake kane shtuar friken rreth terrorizmit. Zerat se Osama bin Laden ka marre nje pasaporte Boshnjake gjate luftes jane kundershtuar zyrtarisht. Megjithate, keto zera kane qene pa vend, sepse nje pasaporte Boshnjake nuk do te perbente nje ndihmese te madhe per nje person ne kerkim sepse pjesa me e madhe e vendeve te botes - perjashto Kroacine, Jugosllavine dhe pak vende te tjera - u kerkojne shtetasve me pasaporte Boshnjake te kene viza.


Nje thenie nga nje gazetare Gjermane sipas se ciles ajo e kishte takuar Bin Laden ne Sarajevo gjate vitit 1993 eshte kundershtuar - si nga banoret vendas ashtu edhe nga shume gazetare Perendimor te cilet kane qene ne kryeqytetin Boshnjak gjate luftes.


Me pas jane botuar njoftime sipas te cilave Bosnja eshte ne listen e vendeve ku prganizata terroriste e Bin Laden, Al-Qaida, mendohet te kete celulat e saj. Kjo mund te jete e vertete, por lexuesit e kujdeseshem mund te kene vene re se ne listen e ketyre vendeve jane edhe SHBA dhe Britania e Madhe.


Nje njoftim ne revisten Kroate Nacional ne te cilin burime anonime thone se FBI mendon se nje nga sekuestruesit e avioneve qe u perplasen me Qendren Boterore te Tregtise kishte nje pasaporte Boshnjake, nuk eshte konfirmuar ende.


Nje njoftim se Interpol ka derguar nje liste me emrat e 19 terroristeve te dyshuar te gjitha vendeve anetare - perfshire Bosnjen - eshte botuar ne disa gazeta si nje lajm qe policia vendase po kerkon ne te gjithe Bosnjen per keta te dyshuar, por nuk eshte permendur fakti qe lista i eshte derguar te gjitha vendeve te tjera anetare.


Lajmet shpesh kontradiktore dhe zerat e perhapur e bejne te veshtire per vete Boshnjaket dhe Perendimoret te kuptojne seriozitetin e kercenimit - nese ezkiston nje i tille - nga muxhahidinet e Bosnjes.


Sigurisht, kufinjte ende lehtesisht te kalueshem te Bosnjes, burokracia e madhe, mungesa e koordinimit ndermjet dy entiteteve dhe ndarja e policise, ushtrise dhe sherbimeve sekrete ne baze te linjave entike perbejne aresye te forta per shqetesim.


"Ne jemi koshiente per kete problem," ka thene se fundi, Zlatko Lagumxhija, i cili eshte kryeminister dhe minister i jashtem i qeverise shteterore te Bosnjes. Megjithate, ai ka theksuar se problemi nuk duhet te nenvleftesohet, por as edhe te fryhet.


Muxhahidinet kane ardhur ne Bosnje ne fazat e para te luftes, dhe shumica prej tyre deshironin te ndihmonin qeverine e dominuar nga Muslimanet. Qe nga momenti i mberritjes se tyre, ata kane shkaktuar frike ne rradhet e Serbeve te Bosnjes dhe Kroateve dhe ndjenja te perziera ne popullsine Boshnjake.


Ndersa disa ushtare Boshnjak i kane vleresuar ata si luftetare te afte dhe shoke te mire armesh, te tjere kane pasur frike dhe i urrenin ata, duke menduar se ata kishin ardhur per te vendosur kampe terroriste, per spiunazh, apo per tregti te droges dhe armeve. Boshnjake te tjere jane frikesuar nga praktikat e tyre fetare teper strikte dhe dyshonin se ata kerkonin te masakronin sa me teper Serbe, Kroat dhe Boshnjak "jo besimtar".


Natyrisht, aresyet qe kane sjelle luftetaret Islamik ne Bosnje kane qene te shumta dhe te ndryshme, ashtu si ndjenjat qe ka shkaktuar mberritja e tyre ne rradhet e popullsise lokale. Ky eshte nje fakt, te cilin shume vendas dhe te huaj nuk arrijne ta kuptojne.


Gjate luftes, disa burime ushtarake dhe te sherbime sekrete kane thene se disa vende Perendimore - kryesisht Franca - kane dislokuar luftetare Islamik per te mbledhur informacione sekrete. Agjensite vendase dhe nderkombetare kane dhene prova se disa nga muxhahidinet kane qene te perfshire me pare ne kampe trajnimi terroristesh, si edhe ne trafik droge dhe armesh ne Bosnje, Kosove dhe Shqiperi.


Nje anetar i korpusit te trete te ushtrise Boshnjake, e cila ka qene njesia komanduese e njesise El-Muxhahid, thote se rreth 3,000 luftetare Silamik kane kaluar neper Bosnje gjate luftes. "Rreth 100 prej tyre jane vrare me nder, ne sherbim aktiv," thote ai. "Megjithate, ka pasur edhe nga ata qe jane shdnerruar ne kriminele apo kane kryer veprime spiunazhi".


Me perfundimin e luftes, nje kusht per mbeshtetjen financiare dhe politike nga Perendimi, dhe vecanerisht nga SHBA, ka qene shperberja e njesive te muxhahidineve. Si rezultat, njesai El-Muxhahid eshte shperbere dhe pjesa me e madhe e anetareve te saj jane larguar nga vendi.


Por zerat rreth aktivitetit te muxhahidineve ne Bosnje, kane vazhduar. Shtypi lokal kohet e fundit ka botuar lajme per ekzistencen e nje kampi terrorist Musliman, rreth 45 minuta me makine ne jug te Sarajevos, ne brigjet e Liqenit Jablanicko. Atje, thueht se sterviten luftetare per veprimet ne Ceceni, Afganistan dhe kudo tjeter ku "kercenohet" Islami.


Autoritetet e kantonit kane hedhur poshte ne menyre te rregullt ekzistencen e ketij kampi. Gjate nje vizite qe kam bere nje muaj me pare kam pare vetem dhjete tenda te bardha te cilat sherbejne si nje kamp veror per femijet te cilet kane humbur prinderit gjate luftes.


Ky kamp financohet dhe drejtohet nga organizata "Furkan", e cila insiston se funksioni i tij i vetem eshte te ndihmoje 140 femijet e rregjistruar ne te.


Rinia Aktive Islamike eshte nje grup i cili eshte permendur shpesh si i perfshire ne terrorizem ne Bosnje-Herzegovine. Anetari themelues Muris Cupiq, nje student 30 vjecar i ekonomise dhe ish anetar i njesise el-Muxhaihd, qesh me keto akuza. "Nuk ekziston rreziku i Islamit militant," thote ai, duke insistuar se grupi i tij deshiron vetem te predikoje dhe te shprehe identitetin e tij fetar.


Ndersa njoftimet per aktivitetin e organizuar te muxhahidineve ne Bosnje mund te jene te ekzagjeruara, eshte e vertete se shume luftetare Islamik kane qendruar ne vend pas luftes.


Abu Hamza thekson se ai ka perfituar nenshtetesine Boshnjake ne menyre ligjore dhe ditet kur ai luftonte tashme kane marre fund. Pjesa me e madhe e 300 familjeve muxhahidine te cilat jane vendosur ne fshatin e Bocinjes jane detyruar te lirojne shtepite e tyre vitin e kaluar ndersa Serbet e Bosnjes jane rikthyer ne shtepite e tyre te paraluftes. Hamza dhe dis ate tjere kane blere shtepite nga pronaret Serbe dhe kane qendruar.


Abu Ahmad, nje Jordanez 35 vjecar, i cili tani jeton ne Bosnjen qendrore se bashku me gruan dhe femijen e tij, ka qene muxhahidin qe nga mosha 16 vjecare. Nena e tij i ka dhene kursimet e saj per te shkuar ne Afganistan per te luftuar kunder Ruseve. "Me lejen e saj shkova ne nje qytet ne Pakistan per t'u stervitur, pastaj kam luftuar ne nje njesi Arabe ne Afganistan per dy vjet e gjysem," thote ai. "Rreth 100 prej nesh kane ardhur ketu ne fund te vitit 1992 kur kuptuam rreziqet me te cilat perballeshin Muslimanet e Bosnjes".


Duhet thene se shumica e muxhahidineve jetojne ne paqe. Disa njihen se kane sulmuar njerez te cilet pine alkohol apo gra te cilat i konsiderojne si te veshura ne menyre jo serioze. Incidente te tilla perbejne edhe piken kryesore te konfliktit me popullsine lokale.


Te tjere kane qendruar ne Bosnje sepse ata kerkoheshin per aktivitet terrorist apo paraushtarak ne vendet e tyre dhe disa prej tyre qe prej asaj kohe jane perfshire ne vjedhje apo aktivitete te tjera kriminale.


Ministri federal i brendeshem i policise Muhamed Besiq konfirmon se disa muaj perpara arrestimeve te fundit te SFOR-it, policia Boshnjake ka arrestuar pese te huaj, kater prej te cileve dyshohen per terrorizem. "Dy jane ekstraduar ne France dhe nje qytetar Turk eshte dorezuar ne Gjermani ku ai akuzohej per pjesemarrje ne kontrabande droge," thote ai. "Dy egjyptiane po mbahen ne burg dhe do te ekstradohen. Te dy keta kane pasur pasaporta Boshnjake me emra falls".


Javen e kaluar, zevendes ministri i brendeshem federal Tomislav Limov ka theksuar se kercenimi me serioz nuk vjen nga muxhahidinet te cilet jane vendosur ne Bosnje, por nga "agjentet e fjetur" apo inkursionet e mundeshme te luftetareve te rinj Islamik apo terroristet te cilet perfitojne nga kufinjte e lirshem te Bosnjes dhe rrjeti i pakoordinuar i policise.


Ky shqetesim eshte shfaqur kur Besiq ka njoftuar se raportet e sherbimeve sekrete nga "burime te sigurta por anonime" kane paralajmeruar se nje grup prej deri 70 terroriste Islamik mund te jene nisur nga Afganistani per ne Bosnje.


"Bosnja eshte nje vend shume i sigurte," thekson Besiq. "Por individe te afte per te bere cdo gje mund te jene nisur per ketu per aresye ideologjike, politike, fetare apo tjeter.


"Une dua t'u them te gjithe atyre te lidhur me terrorizmin, te cilet mendojne se mund te gjejne nje vend te sigurte apo parajsen ne toke ne bosnje se ata do te perballen me nje ferr te vertete. Ketu nuk ka vend per ta".


Sead Numanoviq eshte nje gazetar dhe redaktor i se perditeshmes Dnevni Avaz dhe se perjaveshmes Express ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists