BOSNJE: GARA ELEKTORALE BEHET ME INTERESANTE NGA SKANDALET

Partite politike dyshohet se po krijojne skandale ne perpjekje per te demtuar shanset e kundershtareve te tyre ne zgjedhjet e ardheshme.

BOSNJE: GARA ELEKTORALE BEHET ME INTERESANTE NGA SKANDALET

Partite politike dyshohet se po krijojne skandale ne perpjekje per te demtuar shanset e kundershtareve te tyre ne zgjedhjet e ardheshme.

Sasi te fshehura armesh dhe shitje armesh jane disa nga skandalet te cilat kane tronditur skenen politike ne Bosnje gjate javeve te fundit, ndersa partite perpiqen te sigurojne nje pozicion me te mire perpara zgjedhjeve te pergjitheshme te Tetorit.


Nente mije predha mortaje te kalibrit 120 mm, tre ton barut dhe municione te tjera jane zbuluar javen e kaluar ne tre vende te fshehta ne qytetin jugor te Mostarit - nje shenje kjo qe tregon se Bosnja eshte ende e mbushur me municione dhe armatime te mbetura qe nga lufta e viteve 1992-1995.


"Eshte nje cmenduri te mbash kaq shume armatim ne nje qytet," ka thene Gjenerali Maurice Amarger, komandanti rajonal i forcave paqeruajtese te NATO-s, SFOR, ne jug lindje te Bosnjes. "Eshte mungese pergjegjesie te lejosh qe kaq shume njerez te jetojne me nje rrezik te tille prane aparatementeve te tyre".


Te tre sasite e armatimit kane qene te fshehura ne bodrumet e tre kompanive lokale - Fabrika e Tekstileve Mostar, Fabrika e Duhanit Mostar, dhe UNIS Telekom - shume prane ndertesave te banuara nga popullsia.


Eksperte te NATO-s kane thene se nese do te kishte shperthyer kjo sasi municionesh, askush ne nje rreze prej 500 nuk do te kishte mbijetuar, ndersa jetet e 80 perqind te popullsise brenda nje rrezeje prej 1,000 m do te ishin rrezikuar seriozisht.


Nje hetim ka filluar dhe po vazhdon rreth ketij zbulimi, por rezultatet e para tregojne se municionet jane fshehur aty prej udheheqjes nacionaliste Boshnjake menjehere pas luftes, per tu perdorur ne rast se marreveshja e paqes se Dejtonit nuk do te kishte sukses dhe do te rifillonte lufta. Nje teori tjeter, e cila ende nuk eshte perjashtuar, eshte se keto sasi municionesh jane fshehur nga kontrabandistet e armeve.


Policia lokale dhe hetuesit kane marre ne pyetje tashme drejtuesit e te tre kompanive te Mostarit, por mendohet se ata nuk kane pasur ndonje rol te madh ne kete ceshtje. Shumica e Boshnjakeve mendojne se kjo gje eshte veper e drejtuesve Muslimane te Bosnjes te kohes se luftes, pra Partise per Veprim Demokratik, SDA.


Ne zgjedhjet e pergjitheshme te Tetorit, SDA, Partia per Bosnje Herzegovinen, SzBiH, dhe Social Demokratet, SDP, do te jene partite kryesore te cilat do te luftojne per pushtet, dhe per kete aresye shume njerez mendojne se zbulimi i ketyre sasive te armeve nuk ka qene i rastesishem.


Ne nje skandal tjeter, shtypi ka botuar javen e kaluar disa artikuj rreth nje kredie prej 20 milion dollare te marre prej Pakistanit nga Haris Silajxhiq - krijuesi i SzBiH - ndersa ka qene minister i jashtem. Media thote se nuk ka asnje informacion se ku kane shkuar keto para dhe kush eshte pergjegjes per larjen e kesaj kredie. Silajxhiq ka mohuar te kete lidhje me nje histori te tille.


Kjo kredi eshte dhene dhjete vjet me pare, megjithate vetem tani shtypi eshte kujtuar te perqendrohet ne kete teme, duke shkaktuar spekullime se informacioni ka dale si pjese e nje plani te pergatitur prej dikujt perpara zgjedhjeve.


Ne nje skandal te trete, qeveria federale e dominuar nga SDP eshte akuzuar nga disa media se ka shitur pajisje ushtarake dhe armatim, te dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelit. Ne nje kohe kur ndjenjat anti Izraelite jane te forta ne rradhet e Muslimaneve te Bosnjes, skandali perben nje kercenim serioz per administraten.


Zyrtaret federal thone se kjo shitje ka qene e bazuar ne ligje dhe se nje firme Izraelite vetem ka sherbyer si ndermjetese per shitjen e 31 mjeteve te blindurara te prodhimit Francez, Kamerunit.


Pajisjet kane qene kryesisht te vjetra dhe me te pershtateshme per perdorim ne shkretetire sesa per terrenin e Bosnjes, ka theksuar zevendes ministri i mbrojtjes, Ferid Buljubasiq. "Ne ose do ti shisnim ose do ti shkaterronim ato arme," ka thene ai. Megjithate, ekziston nje ndjenje se shitja e nje dhurate eshte kunder etikes, pa marre me pare pelqimin e atij qe e ka dhuruar.


Zlatko Lagumxhija, ministri i jashtem dhe president i SDP-se, ka akuzuar SDA-ne se qenron pas kesaj fushate te medias. Lagumxhija, i cili ka qene ne vizite zyrtare ne disa vende Arabe ne kohen e publikimit te ketij skandali, ka thene se nje sjellje e tille kap e paergjegjeshme politike mund te kete pasoja serioze per marredheniet e Bosnjes me boten Arabe.


Analistet thone se nuk eshte nje koincidence e thjeshte qe keto skandale po publikohen pikerisht ndersa partite politike po regjistrohen per zgjedhjet e pergjitheshme dhe ato presidenciale.


Ndersa akuzat e ndersjellta dhe zenkat ndermjet SDP, SDA dhe SzBiH kane terhequr vemendjen e publikut, edhe partite e tjera jane perfshire nga luftera dhe mosmarreveshje politike ne prag te zgjedhjeve te ardheshme.


Dega Boshnjake e Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, eshte prekur me rende se te tjerat. Me heret kete muaj, asaj i eshte dashur te ri regjistrohet pa future ne listat elektorale disa prej zyrtareve te saj kryesore, te cilet jane perjashtuar nga guvernatoret Perendimore te Bosnjes.


Kjo ka shkaktuar nje vale te re lufte te brendeshme ndersa te moderuarit e partise e kane perdorur kete fakt si nje mundesi per te ndryshuar drejtimin e partise. Barisa Colak eshte zgjedhur si president i perkoheshem ne vend te Ante Jelaviq, i cili eshte detyruar te largohet nga drejtimi i partise. Megjithate, Jelaviq, dhe perkrahesit e linjes se ashper mendohet se do te vazhdohet te drejtojne partine.


Nje grup zyrtaresh te HDZ-se, te drejtuar nga oficeri i ushtrise Miro Grabovac Titan, jane larguar per te krijuar nje parti te re, Aleanca Kroate e Bosnjes, HDU. Ky zhvillim ka mundesi te pakesoje disi numrin e votave te HDZ-se.


Lojerat politike dhe komplotet paraelektorale jane me te pakta ne Republika Srpska, RS. Partia kryesore nacionaliste, Partia Demokratike Serbe, SDS, po pergatit nje takim te organit me te larte ekzekutiv te partise, i cili do te vleresoje punen e qeverise se entitetit.


Pas zgjedhjeve te kaluara te Nentorit te vitit 2000, kryeministri i moderuar Mladen Ivaniq, dhe Partia e tij per Prosperitet Demokratik, PDP, ka krijuar nje koalicion me SDS-ne, i cili i ka dhene mbeshtetjen e nevojeshme qeverise se Ivaniq por ka lejuar SDS-ne qe vazhdoje dominimin e jetes ne RS nga prapa skenes.


Ne prag te zgjedhjeve te reja, SDS eshte distancuar nga Ivaniq ne perpjekje per te fajesuar ate per gjendjen e rende ekonomike te entitetit.


Anketimet e opinionit publik ne gazeta tregojne se pakenaqesia ndaj gjendjes se rende ekonomike do te coje votat ne drejtim te ish kryeministrit te RS-se, Milorad Dodik, dhe partise se tij Partia e Social Demokrateve te Pavarur, SNSD.


Nje jave me pare, prokurori shteteror i RS-se ka nisur nje hetim ndaj Dodik per gjoja keqperdorim te fondeve dhe abuzim te pushtetit. Dodik ka akuzuar publikisht SDS-ne dhe PDP-ne se kane orkestruar kete fushate sulmesh ndaj tij ne prag te zgjedhjeve.


Shume analiste politik mendojne se Dodik, ne fakt ka abuzuar me pushtetin nderkohe qe ka qene kryeminister, por fakti qe keto hetime koincidojne me shkallezimin e fushates para elektorale, natyrisht qe i ben njerezit dyshues.


Ne pergjithesi, fokusimi i vemendjes se partive politike ne te gjithe Bosnjen ne lojrat politike kercenon mundesite e vendit per nje rimekembje ekonomike. Zemerimi dhe zhurma e bere ndaj shitjes se armeve Izraelit mund te kete pasoja te renda afatgjata mbi marredheniet tregtare te vendit me vendet Arabe.


Zdravko Latal eshte korrespondenti i se perditeshmes Sllovene Delo dhe revistes Kroate Biznes i vendosur ne Sarajevo. Dragan Jeriniq, nje gazetar i vendosur ne Banja Luka ka kontribuar per kete raport.


Frontline Updates
Support local journalists