BOSNJE: INJOROHEN SHQETESIMET E ROMEVE

Perjashtimi social i Romeve eshte praktikisht nje ceshtje tabu ne Bosnje.

BOSNJE: INJOROHEN SHQETESIMET E ROMEVE

Perjashtimi social i Romeve eshte praktikisht nje ceshtje tabu ne Bosnje.

Tuesday, 6 September, 2005

Ne kohe me shi, bore apo diell, te vjecari Edin dhe vellai i tij 11 vjecar Bukurib vazhdojne tregtine e tyre ne rruget kryesore te qendres se Sarajevos.


Pa shkollimin e duhur, vellezerit fitojne para duke lare xhamat e makinave te cilat ndalojne ne semafore. Kur nuk ka shume pune, ata lypin.


Prinderit e tyre nuk kane pune te perhereshme. Mamaja nuk punon ndersa babai fiton me raste ndonje gje te vogel, duke shitur mallra te perdorura.


"Dikush jep gjysem marke (te konvertueshme), te tjere nje ose edhe dy," thote Bukurib. "Por ndonjehere na perzene duke thene se u bejme pis makinat!"


Bukurib ka punuar prej tre vjetesh ne rruge. Mijera Rome jetojne ne kete menyre ne te gjthe Ballkanin. Disa njerez u japin pak para, por askush nuk u kushton me teper vemendje.


Eshte e veshtire te llogaritet numri i sakte i pakices se tyre ne Bosnje - Herzegovine. Ne regjistrimin e vitit 1991, 8,864 persona jane deklaruar zyrtarisht Rome. Por kjo eshte vetem nje pjese e vogel e shifres se vertete, sepse shume prej tyre jane deklaruar si Muslimane, Serbe apo Kroate per te shmangur diskriminimin.


Shifra me realiste flasin per 30,000 deri 80,000. perqendrimi i tyre me i madh mendohet te jete ne kantonin e Tuzles, ku jetojne rreth 15,000 Rome.


Megjithese ata jane pakica kombetare me e madhe ne Bosnje, kushtetuta e vendit e pergatitur pas marreveshjes se Dejtonit nuk i njeh ata ne menyre te vecante, duke i perfshire ata ne kategorine e "kombesive te tjera".


Romet e Bosnjes vuajne nga probleme te shumta sociale, perfshire edhe nje panuesi me te larte se mesatarja, kushte te renda strehimi dhe perjashtim nga sistemi shkollor. Pak prej tyre kane mbulim shendetesor.


Nje tryeze e rrumbullaket e zhvilluar ne Sarajevo ne muajin Janar ka diskutuar problemet e tyre ne kontekst te nje debati me te gjere per refugjatet dhe personat e zhvendosur ne Europen jug lindore.


Ne kete forum merrnin pjese perfaqesues nga te gjitha vendet e rajonit, shoqatat e Romeve dhe organizatat nderkombetare.


Duke theksuar gjendjen e veshtire te pakicave, shefi i misionit te Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, ne Bosnje, Robert Beecroft, e ka pershkruar gjendjen si "nje prej me te veshtirave ne Ballkan".


Beecroft ka thene se paragjykime te thella dhe mungesa e tolerances i kane detyruar Romet te jetojne ne nje gjendje te cilen ai e pershkroi si "nje izolim te tmerrshem nga shoqeria, dhe papunesi, arsim te dobet dhe varferi".


Alexandra Raykova nje aktiviste Rome nga Bullgaria duke vizituar zonen e Tuzlas si pjestare e nje delegacioni te Keshillit te Europes, OSBE dhe ODIHR (Zyra per Institucione Demokratike dhe te Drejta te Njeriut), ka njoftuar se 60 perqind e Romeve te Bosnjes ishin analfabete, ndersa 80 perqind nuk kishin arsimin e duhur professional dhe 90 perqind nuk kishin sigurim shendetesor.


Pjesa me e madhe e femijeve te komunitetit nuk frekuentonin shkollen per nje aresye kryesore: prinderit e femijeve te tjere ne shkolla nuk pranonin te lejonin femijet e tyre te mesonin ne te njejten klase me nxenes Rome.


Kantoni i Sarajevos ka rreth 7,000 deri 8,000 Rome te njohur ryrtarisht, megjithese shume te tjere jane te zhvendosur. Pese nga vend banimet e paraluftes te Romeve jane transferuar ne qendra kolektive dhe ne shtepite e abandonuara nga Serbet.


Ne kantonin e Sarajevos, vetem nje prej ketyre vend banimeve gezon kushte te mira. Autoritetet kane ndertuar 15 shtepi per 30 familje ne rajonin Gorica.


Por ne pjese te tjera te rajonit, komuniteti Rom jeton ne kushte teper te keqia jetese.


Ne lagjen Vrace te Sarajevos, shtate familje Serbe te cilat jane larguar nga entiteti Serb i Bosnjes, Republika Srpska, tani jane akomoduar ne shtepite e abandonuara nga Serbet.


Sabahudin Arapoviq, nga Doboj, jeton ne nje dhome te vogel ne shtepine e nje Serbi ne Vrace, te cilen e ndan me gruan dhe dy femijet e tij. Ne nje tjeter dhome te shtepise banon vellai i tij me familjen. Sabahudin ka vuajtur per nente vjet nga tuberkulozi dhe djali i tij me i madh ne moshe ka te njejten semundje.


"Na duhen para per nje operacion per te," belbezon Sabahudini, duke u kollitur rende. "Tani nuk kam asnje lek, jam i semure dhe nuk mund te punoj qe te fitoj".


Qendra kolektive ne Ilijas, prane kryeqytetit, perben nje tjeter shembull te familjeve te medha Rome te cilat jetojne ne kushte te renda jetese ne dhoma te vogla, pa uje te pijshem dhe pa banjo. Tubazionet e vjetra te ujerave te zeza na bodrume kane shperthyer, duke infektuar ujin e pijshem.


Fadila Imeri ka jetuar ne nje dhome me familjen e saj per pothuajse pese vjet, pasi jane larguar nga Sarajevo. "Une lutem te me japin nje dhome dhe nje banjo, sepse nuk mund te jetoj me ne kete qelbesire," thote ajo. "Me vjen te qaj nga inati".


Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Bosnje ka denuar qendrimin e qeverise ndaj komunitetit. Ai ankohet se autoritetet lokale shpesh zhvendosin me force grupe familjesh Rome nga shtepite e tyre ne Sarajevo, Zavidovici, Kakanj dhe vende te tjera, pa u konsultuar me pare me ta.


Romet demtohen nga dobesia e tyre politike. Ata jane politikisht jo aktiv dhe nuk jane te organizuar ne asnje prej partive politike, pavaresisht nga fakti se ne republike jane regjistruar 22 OJQ Romesh.


Zevendes ministri i ceshtjeve te te drejtave te njeriut dhe refugjateve, Slobodan Nagradiq, ka thene se nje nder aresyet me te rendesishme per mos zgjidhjen e problemit te Romeve eshte se asnje prej dy entiteteve ne Bosnje nuk ka regjistra lindjesh, si rezultat i se ciles nje numer i madh Romesh nuk kane as shtetesi. "Kjo shkakton probleme me punesimin, mbrojtjen sociale dhe shendetesore, arsimin, te drejtat e refugjateve per tu kthyer ne shtepite e tyre dhe per te rimarre pronat e zena me force," thote ai.


Perjashtimi social i Romeve lidhet me paragjykimet e thella ndaj tyre si race. Njerezit e thjeshte i quajne "cigane" dhe i lidhin ata me lypjen, vjedhjen e xhepave dhe ne pergjithesi me nje menyre jetese te pa rregullt dhe te pastabilizuar. Pak njerez njohin dhe vleresojne anet positive te kultures Rome, si traditat e tyre te muzikes dhe kercimit.


Qe prej vitit 2001, ne Bosnje eshte duke u pergatitur nje ligj per pakicat kombetare. Ky ligj mendohet se do te rregulloje te drejtat e pakicave kombetare dhe do te siguroje ruajtjen e identitetit te tyre etnik, gjyhesor dhe fetar.


Ky ligj gjithashtu duhet te hape rrugen per pergatitjen e nje programi te ri shkollor ne perputhje me komunitetet e ndryshme kombetare. Megjithate, parlamenti i Bosnjes ka vonuar gjithnje ne te kaluaren miratimin e nje ligji te tille, keshtu qe miratimi i tij kete here nuk eshte i sigurte. Romet e Bosnjes duken te destinuar te mbeten edhe per shume kohe jashte vemendjes se shoqerise.


Srdjan Papiq eshte nje gazetar ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists