Bosnje: SDS Perballet Me Probleme Te Medha
Partia Demokratike Serbe, e krijuar nga i dyshuari per krime lufte Radovan Karagjiq, mund te debohet nga qeveria e Republika Srpska.
Bosnje: SDS Perballet Me Probleme Te Medha
Partia Demokratike Serbe, e krijuar nga i dyshuari per krime lufte Radovan Karagjiq, mund te debohet nga qeveria e Republika Srpska.
Mladen Ivaniq, kryeminister i entitetit Serb te Bosnjes Republika Srpska, RS, po mendon te ribeje qeverine e tij, ne nje perpjekje per te larguar prej saj Partine Demokratike Serbe nacionaliste, SDS.
Ky hap vjen nente muaj pasi SDS ka bllokuar te gjitha reformat, te cilat kryeministri i moderuar Ivaniq, me mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar, eshte perpjekur ti vere ne zbatim.
Largimi i SDS-se nga qeveria do ta vendoste partine ne nje pike te vdekur. Ajo ka vazhduar te kundershtoje programin e reformave te Ivaniq dhe komuniteti nderkombetar ka thene se ajo do te nxirret jashte ligji nese vazhdon ne kete rruge. Shpresat se ajo mund te reformoje veten nga brenda jane fashitur - nacionalistet radikale vazhdojne te dominojne ne kete parti.
Impasi i tanishem ne qeveri eshte rezultat i drejtperdrejte i kompromisit te arritur pas zgjedhjeve te pergjitheshme ne Nentor 2000. SDS, e cila eshte krijuar nga i dyshuari per krime lufte i gjykates se Hages Radovan Karagjiq, ka fituar zgjedhjet, por komuniteti nderkombetar ka insistuar qe me i moderuari, Ivaniq, drejtuesi i Partise per Progres Demokratik, PPD, te merrte postin e kryeministrit. Nje kompromis tjeter ishte qe asnje nga anetaret e SDS-se nuk mund te merrte nje post ministerial. Megjithate, ata kane marre poste ne te gjitha organizmat shteterore dhe kane pasur shume ndikim ne procesin e vendim marrjes.
Megjithese SDS eshte nenshtruar perpara presionit nderkombetar, vendosja e njerezve te saj ne organizmat shteterore ka rezultuar ne bllokimin e reformave ekonomike te kryeministrit dhe te perpjekjeve per shitjen e pronave publike, sipas bashkepunetoreve te Ivaniq. Si rezultat, Damir Miljeviq, keshilltari i Ivaniq per privatizimin, ka dhene doreheqjen ne vere. Rajko Latinoviq, minister i bujqesise dhe nje zyrtar i larte i PPD-se, ka dhene doreheqjen ne Tetor.
Nderkohe, popullsia gjithnje e me e varfer po kerkon permiresimin e gjendjes ekonomike.
Megjithate, menjanimi i SDS-se nuk eshte nje opsion i mire per Ivaniq. Partia, e cila ka fituar zgjedhjet e kaluara, do te rezistoje. Pervec kesaj, kryeministri do te detyrohet te mbeshtetet tek 11 parti te opozites ne parlament me qellim qe te siguroje miratimin per programin e tij legjislativ. Sigurimi i mbeshtetjes se kaq shume partive eshte me i veshtire se sa sigurimi i mbeshtetjes nga nje parti e vetme. Ky fakt shpjegon edhe mungesen e deshires per te ndermarre kete hap me pare.
Ivaniq nuk ka asnje laternative tjeter. Varferia ka arritur ne nje nivel te tille qe ne muajin dhjetor mund te priten protesta masive ne rruge, ne te cilat mund te marrin pjese deri 500,000 njerez te uritur.
Qendrimi i komunitetit nderkombetar eshte shume i qarte - deri sa SDS te kete nje influence te madhe ne pushtet asnje ndihme financiare nuk do te jepet per entitetin e Serbeve te Bosnjes.
Me 14 Nentor, Ivaniq ka njoftuar se ai do te paraqiste ndryshimet ne qeveri ne sesionin e parlamentit te dates 28 Nentor. Pritet qe keto ndryshime ne qeveri te largojne perfundimisht anetaret e SDS-se. Ivaniq pritet gjithashtu te pakesoje numrin e ministrive nga 22 ne 15.
Me 5 Nentor, Perfaqesuesi i Larte i Kombeve te Bashkuara ne Bosnje, Volfgang Petric, ka thene se ai do te mbeshteste kryeministrin dhe do te nxirrte jashte ligjit SDS-ne nese ajo kunderhstonte ndryshimet.
Petric ka takuar zyrtare te larte te SDS-se ne Banja Luka me 5 Nentor dhe u ka lexuar atyre nje akt lufte. Perfaqesuesi i larte i ka thene presidentit te RS-se Mirko Saroviq, kryetarit te parlamentit te RS-se Drgan Caviq dhe kryetarit te SDS-se Dragan Kaliniq se "Deri sa ne Republiken Srpska te vendoset shteti ligjor, deri sa te sigurohet kthimi i refugjateve, deri sa te vendoset bashkepunim i plote me institucionet e Bosnjes, as komuniteti nderkombetar dhe as investitoret e huaj nuk do te aprovojne asnje ndihme financiare per RS-ne".
Ne fakt refugjatet kane filluar te kthehen, por jo ne ate mase qe priste komuniteti nderkombetar. Kjo pjeserisht per pengesat e krijuara nga personeli radikal i SDS-se ne strukturat e pushtetit lokal.
Ne nivel kombetar, SDS-ja eshte perpjekur vazhdimisht te bllokoje ligje te rendesishme per funksionimin e vendit. Ligji per bashkepunimin me gjykaten e Hages, i cili lejon ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte, eshte kundershtuar per vite me rradhe. Ligji me ne fund eshte miratuar ne Tetor 2001, por vetem pas dy shtyrjeve te tjera ne parlament ne Gusht dhe Shtator.
Tani qe ligji ka hyre ne fuqi njerezit presin qe ministria e drejtesise ti kerkoje policise te arrestoje te dyshuarit. Por deri tani nuk ka ndodhur asgje. Mendohet se personeli i SDS-se ne kuadrin e ministrise dhe policise po e pengon kete proces.
"Nese politika e izolimit do te vazhdoje, RS do te mbetet nje ishull i harruar i cili nuk mund te mbijetoje, dhe te ekzistoje, dhe si i tille nuk mund te behet nje partner ne Europe," ka thene Petric ne Banja Luka.
Varferia ka arritur nje pike kritike ne entitetin Serb te Bosnjes. Nje vale trazirash sociale ka filluar ne mesin e Tetorit me nje greve te punonjesve te departamentit te shendetesise. Pensionistet kane dale gjithashtu ne rruge per te protestuar, punonjesit e ministrise se mbrojtjes kane kercenuar se do te dalin ne greve dhe familjet e te vrareve apo te zhdukurve kane organizuar gjithashtu protesta.
Tetembedhjete mije mesues kane njoftuar nje proteste per ne 17 Dhjetor. Edhe policet po kercenojne per demonstrata nese pagat e tyre nuk paguhen ne kohe dhe nuk u jepet nje rritje.
Ivaniq ka dy rruge. Ai mund te shkoje perpara parlamentit dhe te propozoje nje qeveri te re te perbere nga perfaqesues te te gjitha partive parlamentare ose mund te rekomandoje nje qeveri teknike te perbere nga eksperte. Mendohet se ai do te zgjedhe rrugen e qeverise me baze te gjere sepse kjo mbeshtetet edhe nga partite e opozites, te cilat kane mbeshtetur vazhdimisht kritikat e bera nga komuniteti nderkombetar ne adrese te SDS-se.
SDS do te ndjeje me siguri impaktin e kesaj gjendjeje. Nuk eshte e lehte te heqesh dore nga postet e rendesishme politike. Disa eksperte mendojne se kjo paralajmeron edhe shkaterrimin e SDS-se. Duket se SDS tashme eshte vendosur ne nje qoshe dhe nuk ka asnje mundesi per te shpetuar.
Eshte shume e pamundur qe banoret e vuajtur te RS-se do te pranojne ndonje thirrje nga SDS per te dale ne rruge ne mbeshtetje te saj. E vetmja shprese tjeter e SDS-se - reforma e brendeshme - duket e veshtire per shkak te influences se krahut radikal te partise ne Bosnjen lindore. Ata duket se kane mbetur ende ne politiken e kohes se luftes ne vitin 1992.
Gordana Katana eshte nje korrespondente e se perditeshmes Osloboxhenje te Sarajevos ne Sarajevo.