BULLGARIA E PAVENDOSUR PER IRAKUN
Rreshtimi perkrah SHBA per ceshtjen e Irakut mund tu sherbeje interesave afatshkurtra te Sofjes, por nje veprim i tille mund te kercenoje synimet e saj afatgjata per anetaresim ne Bashkimin Europian.
BULLGARIA E PAVENDOSUR PER IRAKUN
Rreshtimi perkrah SHBA per ceshtjen e Irakut mund tu sherbeje interesave afatshkurtra te Sofjes, por nje veprim i tille mund te kercenoje synimet e saj afatgjata per anetaresim ne Bashkimin Europian.
Bullgaria e nxitur nga ambicjet e saj per anetaresim ne NATO eshte bashkuar me vendet te cilat jane rreshtuar perkrah administrates Amerikane te presidentit Bush per ceshtjen e Irakut.
Por ne prag te konfliktit, pavaresisht se ka konfirmuar mbeshtetjen e saj per luften e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, emri i Bullgarise mungonte nga lista e pare e vendeve te perfshira ne te ashtuquajturin "koalicion i te vendosurve".
Shpjegimi zyrtar per kete vonese ka theksuar se kjo ka qene pasoje e mungeses se koordinimit ndermjet qeverise dhe perfaqesuesit te saj ne New York. Megjithate, media ka spekuluar se Presidenti Georgi Purvanov, nje socialist dhe kundershtar i luftes, ka ushtruar presion ndaj qeverise per te hequr emrin e Bullgarise nga lista e vendeve te cilat mbeshtesin nderhyrjen Amerikane ne Irak.
Ne fillim te muajit Shkurt, parlamenti ka votuar per te lejuar avionet Amerikane te perdorin aeroportin e Burgas, ne brigjet e Detit te Zi.
Spekulimet ne lidhje me presidentin nuk kane qene te verteta, por keto zera kane terhequr vemendjen mbi ceshtjen se sa e bashkuar ka qene Bullgaria ne mbeshtetjen e saj per Washingtonin.
Qe prej Qershorit te vitit 2001, nje qeveri e qendres se djathte, e drejtuar nga ish mbreti Simeon Saxe Coburg Gotha, kryetar i Levizjes Kombetare per Simeonin II, NMSII, ka drejtuar vendin ne bashkepunim me presidentin Purvanon i cili eshte zgjedhur nga rradhet e Partise Socialiste Bullgare, BSP.
Ne ditet e para te krizes ne Irak, socialistet kane bere thirrje qe Bullgaria te mbeshtese SHBA-ne. Por me shperthimin e mosmarreveshjeve te thella ne gjirin e komunitetit nderkombetar, ata kane ndryshuar qendrim. Disa jave me pare, presidenti eshte shprehur kunder luftes, duke thene se kjo lufte nuk gezonte mbeshtetjen e Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe NATO-s. Kryeministri, i cili eshte me teper pro Amerikan, deri tani nuk e ka kritikuar qendrimin e presidentit.
Opozita e krahut te djathte, Bashkimi i Forcave Demokratike, UDF, ka sulmuar ne menyre te vazhdueshme por jo bindese qeverine e drejtuar nga NMSII ne lidhje me politiken e saj ndaj SHBA. Ashtu si BSP, edhe UDF eshte perpjekur te inkurajoje ndjenjat anti luftes duke theksuar kercenimin qe perben kjo lufte per sigurine kombetare.
Opinioni publik ne vend mbetet i ndare. Disa kundershtojne luften ne Irak dhe perdorimin e forces nga ana e SHBA ne parim, ndersa te tjeret e mbrojne politiken e SHBA duke e konsideruar ate si nje politike aktive dhe si nje garanci per stabilitet ne te ardhmen dhe prosperitet ekonomik.
Shume njerez ne media, ne qarqet akademike dhe te biznesit mendojne se mbeshtetja per SHBA eshte e rendesishme per anetaresimin e Bullgarise ne NATO ne te ardhmen, te cilen ata e konsiderojne si nje parakusht per anetaresimin ne BE. Gazetare te njohur, profesore universiteti dhe biznesmenet e rinj jane te shqetesuar ne lidhje me rezultatin e luftes por te bindur se ky eshte nje rrezik qe duhet te merret para sysh.
Te tjere jane me cinike dhe mendojne se qeveria po ndjek verberisht politiken Amerikane, e nxitur nga shpresat se mund te perfitoje ndonje shperblim nga SHBA dhe nje rol ne rindertimin e pasluftes ne Irak.
Pikpamje te tilla ekzistojne kryesisht ne rradhet e mbeshtetesve dhe simpatizanteve te BSP. Ata kane qene tradicionalisht skeptik ne lidhje me anetaresimin ne NATO, duke thene se anetaresimi ne aleance dhe mbeshtetja e SHBA do te demtoje sovranitetin kombetar dhe do te beje me teper armiq sesa miq jashte vendit.
Media eshte edhe me teper e ndare se sa politikanet dhe publiku. Ndersa te perditeshmet Dnevnik dhe Sega dhe e perjaveshmja Kapital paraqesin argumentat pro dhe kunder luftes ne nje menyre te balancuar dhe kritike, nje pjese tjeter e shtypit ka luajtur karten nacionaliste, duke spekuluar ne lidhje me rrezikun e mundeshem te nje sulmi nga Iraku ndaj Bullgarise dhe rrezikut te goditjeve nga ekstremistet.
Pavaresisht percarjes ne rradhet e qeverise dhe te publikut, Bullgaret duken te bashkuar per sa i perket anetaresimit te vendit ne NATO, sepse ata jane te bindur qe do tu garantoje atyre siguri dhe stabilitet dhe do te inkurajoje investimet e huaja, duke forcuar keshtu ekonomine.
Megjithate, duke u perqendruar ne anetaresimin ne NATO ata mund te lene jashte vemendjes implikimet e thella qe mund te sjelle kriza ne Irak, e cila ka shkaktuar percarje ndermjet Europes dhe SHBA dhe ka rrezikuar procesin e zgjerimit te BE.
Bullgaria ka shpallur mbeshtetjen e saj te forte per SHBA ne krizen ne Irak ne muajin Shkurt, nga pozicioni i saj si anetare e perkoheshme e Keshillit te Sigurimit. Por kjo ka ndodhur perpara fillimit te lojes diplomatike ne gjirin e OKB-se. Si pjesa me e madhe e vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore, Bullgaria nuk mund te parashikonte ne ate kohe se shume shpejt do te shperthente nje krize diplomatike, e cila do te percante Europen dhe per rrjedhim do te demtonte edhe NATO-n.
Duke mos mbeshtetur SHBA, Bullgaria rrezikon rolin e saj ne te ardhmen ne NATO. Por bashkimi me kampin kundershtar ne Keshillin e Sigurimit do te perbente nje mbeshtetje per Rusine, gje e cila prej shume kohesh nuk eshte me ne axhenden politike te Sofjes.
Per pese vjet, Bullgaria eshte perpjekur shume te zbehe imazhin e saj si nje ish vend satelit i Bashkimit Sovjetik dhe per te ndertuar nje imazh te ri si nje demokraci e stilit Perendimor.
Plani afat shkurter i vendit eshte te anetaresohet perfundimisht ne NATO brenda vitit 2004 dhe javen e kaluar Bullgaria ka nenshkruar protokollin e pranimit.
Uashingtoni dhe Londra kane mbeshtetur ne menyre aktive Bullgarine ne synimet e saj. Perfshirja e tyre ne reformimin e ushtrise eshte e dukeshme nepermjet programeve te trajnimit, konsulences dhe keshillimeve profesionale. Elita ushtarake e vendit ka filluar jo vetem te false mire Anglisht por edhe te aftesohet ne mekanizmat komplekse te bashkepunimit civil dhe ushtarak qe kerkon anetaresimi ne NATO.
Mbeshtetesit e Aleances jane shume aktiv dhe te mire organizuar ne Bullgari nepermjet Klubit Atlantik me qender ne Sofje, i cili sherben si nje pike takimi dhe qender shkembimi informacionesh per gazetaret, ekspertet dhe sherbimit e biznesit dhe marredhenieve me publikun.
Ministri i jashtem i vendit Solomon Passy, i cili ka krijuar Klubin ne vitin 1991, sot eshte forca kryesore pas rreshtimit te Bullgarise perkrah SHBA per ceshtjen e Irakut. Ai beson teresisht ne drejtesine e politikes Amerikane, duke besuar se kjo politike do te coje ne clirimin e popullit Iraken nga Sadam Hussein dhe demilitarizimin e Irakut. "Te gjithe ne e kemi ende te fresket hezitimin e aleateve te cilet nuk ishin te sigurte nese duhej te sulmonin Hitlerin. Ata do te kishin parandaluar shume pasoja te renda," ka thene ai kohet e fundit per median.
Por megjithese rreshtimi perkrah Uashingtonit mund te jete nje vendim i mire ne kete moment, distancimi i vendit nga pjesa me e madhe e vendeve anetare te BE te cilat nuk i besojne shume SHBA mund te kete pasoja te demshme per Bullgarine ne planin afatgjate. E ardhmja e vendit varet ne marredheniet nderkombetare te cilat kerkojne bashkepunim ndermjet Uashingtonit dhe Brukselit.
Synimi i Bullgarise per tu anetaresuar ne BE brenda vitit 2007 do te thote qe tregtia e saj do te orientohet fillimisht drejt Europes. Tani, vendi - dhe pjesa tjeter e kontinentit - duhet te shpresojne qe lufta do te perfundoje shpejt me sukses dhe me kosto minimale.
Por Bullgaria shume shpejt do te kujtoje qe ajo shtrihet ne zemer te Ballkanit dhe eshte gjeografikisht dhe historikisht e lidhur me Europen. Bullgaria nuk mund te ndjeke Donald Rumsfeld ne nje konflikt te gjate me "Europen e vjeter", e cila perqendrohet kryesisht tek Gjermania dhe Franca.
Politika e jashteme afat gjate e Bullgarise dhe interesat e sigurise kombetare shtrihen ne kuader te NATO-s, por vetem ne kuader te bashkepunimit me Europen dhe brenda strukturave te BE. Interesi i saj eshte te ndihmoje Brukselin te binde Ameriken qe ta shikoje bashkimin e zgjeruar Europian si nje aleat dhe jo si nje kundershtar. Ky do te jete nje synim i veshtire dhe Bullgaria do te kete nevoje per shume fat per te arritur synimet e saj.
Milena Borden eshte nje analiste per ceshtjet e Ballkanit e vendosur ne Londer.