BULLGARIA TERHIQET NGA VENDIMI I SAJ PER TE MBYLLUR REAKTORIN

Sofia rrezikon nje konfrontim me BE pasi eshte terhequr nga nje marreveshje per te mbyllur dy reaktore berthamor.

BULLGARIA TERHIQET NGA VENDIMI I SAJ PER TE MBYLLUR REAKTORIN

Sofia rrezikon nje konfrontim me BE pasi eshte terhequr nga nje marreveshje per te mbyllur dy reaktore berthamor.

Monday, 21 October, 2002

Qeveria Bullgare ka vendosur kushte te reja per mbylljen e caktuar te dy reaktoreve berthamore ne stacionin berthamor te Kozloduy, ne nje levizje qe mund te komplikoje pranimin e vendit ne Bashkimin Europian.


Kater nga gjashte reaktoret ne Kozloduy ishin planifikuar te mbylleshin qe prej dhjete vjetesh gjate nje takimit te G-7. por Sofia tani po insiston se BE duhet te inspektoje te gjitha stacionet e ndertuara nga Ruset perpara se te filloje zbatimi i plote i programit te pranuar ne vitin 1999 per mbylljen e tyre, si pjese e aplikimit te vendit per anetaresim ne bashkim.


Stacioni eshte teper i rendesishem per ekonomine dhe miliona dollare jane investuar gjate decades se fundit per permiresimin e tij.


Sipas marreveshjes se Brukselit te tre vjeteve me pare, dy nga gjashte reaktoret do te mbylleshin deri ne vitin 2003, dhe nje memorandum i perbashket ka percaktuar mbylljen e dy te tjereve deri ne fund te vitit 2006.


Me 26 Shtator, qeveria ka njoftuar se dy reaktoret e pare do te mbylleshin sipas marreveshjes ne fund te vitit, por te tjeret - reaktoret tre dhe kater - do te mbyllen vetem pasi BE te dergoje nje ekip teknik ne stacion per te konfirmuar se ata jane ende te pasigurte.


Qendrimi i ri i qeverise pason njoftime me te fundit nga Kozloduy te Agjensise Nderkombetare Atomike te Energjise, IAEA.


IAEA fillimisht ka inspektuar stacionin ne vitin 1992, kur e ka kritikuar si drejtimin ashtu edhe gjendjen teknike dhe mirembajtjen e stacionit si te pasigurte dhe te papershtateshme. Pas dhjete vjetesh, investimesh prej 200 milion dollare dhe njezet misionesh te IAEA, agjensia me ne fund ka arritur ne perfundim se Kozloduy tanime eshte i sigurte.


"Standartet e tanishme ne stacionin berthamor te Kozloduy permbushin nivelet e permiresimit te bera ne stacionet e tjera te ketij lloji. Shume prej masave te sigurise te ndermarra ne reaktoret tre dhe kater tejkalojne masat e kerkuara per te siguruar punen dhe sigurine sizmike te stacionit," thuhej ne nje raport te botuar nga IAEA ne Qershor te ketij viti.


Qeveria eshte e bindur se reaktoret tre dhe kater ne Kozloduy do te kalojne tani kontrollin e sigurise nga cdo ekip ekspertesh. "Une kam ndjekur cdo inspektim qe prej vitit 1990 dhe te njejtet eksperte kane kritikuar gjendjen e reaktorit ne ate kohe, tani thone se keto probleme jane zgjidhur," thote ministri i energjitikes Milko Kovachev.


Per me teper, stacionet berthamore me te njejtin reactor Rus VVER 440 vazhdojne te punojne ne Hungari, Republiken Ceke, Sllovaki, Rusi dhe Finlande. Lituania dhe Sllovakia kane mbyllur disa nga reaktoret, por i kane mbajtur ne funksionim reaktoret e tyre te permiresuar.


Kozloduy eshte shume i rendesishem per ekonomine e Bullgarise, sepse ai furnizon 40 perqind te energjise elektrike te vendit. Bullgaria prodhon 45 perqind te te gjithe energjise se konsumuar ne Ballkan, dhe eksporton ate ne Turqi, Greqi, Serbi, Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove.


Mbyllja e kater reaktoreve te pare do te kushtoje rreth 6.5 miliard dollare, nga humbjet ne eksport dhe ne nevojen per importim per te mbuluar nevojat e vendit.


Humbja e Bullgarise do te krijoje nje mundesi biznesi per furnizues te tjere te energjise elektrike, duke ngritur dyshime ne disa qarqe se shqetesimi i BE-se nuk eshte vetem i motivuar nga siguria. "Kjo eshte nje ceshtje lobingu, aresyet per mbylljen e parakoheshme te reaktoreve jane krejtesisht ekonomike," thote Emil Vapirev, kryetar i agjensise regulluese berthamore te Bullgarise. "Rusia dhe vendet e tjera si Franca dhe Gjermania kane interes te madh te shesin energji ne Ballkan".


Tani ne Bruksel po lind nje mbeshtetje per Bullgarine, pasi 20 anetare te parlamentit Europian kane kerkuar qe BE te dergoje nje komision teknik ekspertesh ne Kozloduy.


Pas asaj qe ndodhi ne Cernobil, edhe permendja e nje reaktori ne Europen lindore ka mjaftuar per te nxitur thirrje per mbylljen e tyre," thote deputeti Gordon Adam.


"Por keto thenie bazoheshin ne idene se keto reaktore nuk mund te riparoheshin, apo qe vendet ne te cilat ndodheshin ato nuk mund te siguronin fondet e mjaftueshme per kete qellim".


Zyra Europiane per Ambjentin ka dhene nje pergjigje te vaket ndaj njoftimit te 26 Shtatorit. "Natyrisht, ajo qe thote Bullgaria duhet te degjohet me shume vemendje," ka thene zedhenesja Emma Odwin, ne nje interviste me Radio Europa e Lire. "Vendet kandidate kane te drejten te degjohen, dhe ne fakt nje gje e tille do te behet".


Guenter Verheugen, komisioneri per zgjerimin Europian, ka thene se perpjekjet e Bullgarise per te zgjidhur problemin e Kozloduy ishin te lavderueshme, por ka shtuar se vendimet ne lidhje me anetaresimin nuk i merr Komisioni Europian, por shtetet anetare.


Ne nje ndryshim te pazakonte rolesh, tani duket se Bullgaria po vendos kushte mbas se cilave ajo do te pranoje te hyje ne BE. Ministri per integrim Europian, Meglena Kuneva, ka thene se ajo nuk do te nenshkruaje kapitullin e energjise ne bisedimet per pranim te Bullgarise nese Brukseli nuk pranon te dergoje inspektoret. Parlamenti Bullgar ka miratuar nje deklarate ku thuhej se reaktoret tre dhe kater nuk duhet te mbyllen perpara se Bullgaria te anetaresohet ne BE.


Ky qendrim mbeshtetet fuqimisht nga opinioni publik, sepse shume mendojne se Brukseli po e denon vendin me rrenim ekonomik si cmim per anetaresim ne BE. Nje studim i koheve te fundit ka treguar se mbi 75 perqind e Bullgareve kundershtojne mbylljen e reaktoreve te vjeter dhe se dy te tretat mbeshtesin vendimin per te shtyre mbylljen e tyre, edhe nese nje gje e tille do te vononte hyrjen e Bullgarise ne BE.


"Ne do te pranojme cdo vendim te stafit teknik," ka thene Presidenti Gorgi Purvanov, duke u bere thirrje vendeve anetare te mbledhin ekipin e nevojshem teknik. "Por nese rezultati perfundimtar eshte qe reaktoret tre dhe kater jane te sigurte, ata duhet te hiqen nga lista e reaktoreve te rrezikshem. Jepini Bullgarise nje shans!"


Elena Yontcheva eshte nje gazetare e pavarur ne Sofie.


Frontline Updates
Support local journalists