DËSHMITARI VËN NË DYSHIM NGJARJET NË REÇAK

Gjykimi i Miloseviqit ofron pasqyrë tjetër të jetës në Kosovë- dhe të masakrës famëkeqe.

DËSHMITARI VËN NË DYSHIM NGJARJET NË REÇAK

Gjykimi i Miloseviqit ofron pasqyrë tjetër të jetës në Kosovë- dhe të masakrës famëkeqe.

Friday, 18 November, 2005

Për herë të parë që nga marrja në mbrojtje të rastit të tij nga nëntori i kaluar, ish presidenti jugosllav Slobodan Miloseviq u përpoq të vë në dyshim pjesën faktuale të aktakuzës kundër tij- vrasjen e pretenduar të më shumë se 40 kosovarëve shqiptarë në fshatin Reçak në janar të vitit 1999. Për këtë arsye, Miloseviq e ftoi këtë javë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit një gazetar nga gazeta gjermane Berliner Zeitung. Bo Adam dëshmoi për hetimin e tij gazetaresk lidhur me masakrën e Reçakut, rezultatet e të cilit, në bazë të opinionit të tij, dallojnë dukshëm nga verzioni i ngjarjeve të dhëna nga hetuesit e ndryshëm ndërkombëtarë.


Incidenti i Reçakut në përgjithësi vlerësohet të jetë ngjarje vendimtare në historinë e konfliktit në Kosovë.


Trupat e përafërsisht 45 kosovarëve shqiptarë-shumica meshkuj në rroba civile, por gjithashtu edhe dy gra dhe një djalë-janë gjetur në një përroskë afër fshatit në mesin e janarit në vitin 1999. Hetimet në vijim nga ekipe të ndryshme hetuese ndërkombëtare erdhën në përfundim se shumica e viktimave jane vrarë nga afër.


Incidenti ishte pika inicuese për rritjen e presionit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës në Kosovë, gjë që rezultoi në sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë dy muaj më vonë.


Miloseviq është akuzuar për dhënjen e urdhërave-ose së paku për inkurajimin apo përkrahjen e trupave që i kanë ekzekutuar vrasjet. Ai gjatë asaj kohe ishte president i Jugosllavisë, dhe ka ushtruar detyrën komandantit të përgjithshëm të forcave të sigurimit.


Bazuar në aktakuzë, forcat serbe kanë rrethuar dhe më vonë kanë hyrë në Reçak në mëngjes të datës 15 janar, ku rreth 45 shqiptarë janë vrarë “brenda dhe përreth” fshatit-shumë prej tyre gjatë kërkimit shtëpi më shtëpi. Prokurorët deklarojnë se 25 prej tyre kanë qenë civilë të fshehur në strehë, të cilët janë vrarë më vonë duke u ekzekutuar në përroskë.


Sidoqoftë, Miloseviq insiston se incidenti është skenuar në mënyrë që të ushtrohet presion ndaj qeverisë së tij. Ai pohon se shumica e personave të gjetur në Reçak kanë qenë luftëtarë shqiptarë të vrarë në betejë, të cilët më vonë janë veshur në rroba civile dhe janë lënë në përroskë për ti portretizuar forcat serbe të sigurimit si ekzekutues gjakftohtë.


Adam, i cili e ka bërë hetimin e ngjarjes një vit pasi që ka ndodhur, i tha gjyqit se ai kishte mësuar nga fshatarët se një djalë që ishte gjetur në përroskë dhe njëra nga dy gratë në mesin e viktimave, nuk janë ekzekutuar në atë lokacion, por janë vrarë dikund tjetër në fshat.


Ai shpjegoi se fshatarët e intervistuar kishin sugjeruar se dy viktimat mund të jenë vrarë gjatë shkëmbim-zjarrit mes forcave serbe dhe luftëtarëve shqiptarë që ishin në veprim në afërsi të fshatit.


Sipas opinionit të tij, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat e kanë hetuar incidentin e kanë informuar gabimisht publikun ndërkombëtar lidhur me disa çështje kyçe, për shembull prezenca e këtyre luftëtarëve në fshat dhe mënyra në të cilën shumë nga këta njerëz të cilësuar si viktima të Reçakut kanë vdekur.


Në fakt, aktakuza nuk i përmend fare luftëtarët shqiptarë të kenë qenë duke vepruar në fshat.


Dëshmitari gjithashtu citoi raportet e autopsive të cilat i kishte marrë, duke deklaruar se këto raporte dëshmojnë se disa nga viktimat nuk kanë plagë që koincidojnë më ekzekutimet.


Ndonëse gjithë këto jopërputhshmëri nuk arritën ti ofrojnë dëshmitarit material të mjaftueshëm të formulojë një verzion alternativ të vrasjeve në Reçak, ai prapë insistoi se këto fakte janë të mjaftueshme për të vënë në dyshim verzionin e prezentuar nga ana e hetuesve ndërkombëtarë.


“Unë nuk mund të ju them se cfarë ka ndodhur në Reçak” ju tha ai gjyqtarëve. “Por mund të ju them çfarë nuk ka ndodhur.”


Mirëpo gjatë ekzaminimit të tërthortë, prokurorët i prezentuan dëshmitarit kopjen e raportit të ekipit të mjekëve ligjorë që dëshmon se ata kanë gjetur plumba dhe copëza të plumbave në tokë në skenën e krimit, në vendet qe koincidojnë me lokacionin e viktimave, gjë që sugjeron se ata janë vrarë në përroskë.


“Nëse do ta kishit lexuar këtë raport më herët, a do ta kishit ndryshuar mendjen apo opinionin tuaj në lidhje me ekzekutimin që ka ndodhur në Reçak?” e pyeti dëshmitarin prokurori.


Pas disa përpjekjeve të diskreditimit të profesionalizmit të ekipit të mjekëve ligjorë dhe udhëheqëses së ekipit, Helena Ranta, e cila ka dëshmuar më herët në gjykim për prokurorinë, dëshmitari më në fund lëshoi pe.


“Unë nuk jam dukë thënë se njerëzit nuk janë vrarë atje,” deklaroi ai. Por ai shtoi se ende ka dyshime nëse këta njerëz janë ekzekutuar apo janë vrarë gjatë ndonjë beteje.


Me dëshmitarin tjetër këtë javë, Miloseviq vazhdon të përqëndrohet në Kosovë, mirëpo prapë eviton deklaratat aktuale penale kundër tij, duke zgjedhur të disaprovojë pjesën e aktakuzës e cila është duke u përdorur si bazë për rastin e prokurorit. Mitar Baleviq, një malazez i cili ka jetuar gjatë tërë jetës së tij në Kosovë, foli në hollësi këtë javë për persekutimet e supozuara të serbëve dhe malazezëve në Kosovë nga ana e fqinjëve të tyre shqiptarë. Dëshmia dukej të jetë drejtuar në afirmimin e deklaratave të Miloseviqit ku gjithë çka ai ka bërë ka qenë të luftojë nacionalizmmin agresiv shqiptar në krahinë.


Pjesa më e madhe e kësaj dëshmie u fokusua në vizitën e Miloseviqit në Kosove në prill të vitit 1986, ku bazuar në aktakuzë lideri i partisë komuniste serbe” në takimet me liderët lokalë serbë dhe në një fjalim të tij para një grupi serbësh… ka nënshkruar agjendën nacionaliste serbe”.


Çuditërisht, për këtë dëshmi Milosevic ka shfrytëzuar pjesë nga materiali në video kasetë që prokuroria e ka shfrytëzuar kundër tij, duke u munduar të nxjerrë një interpretim të ndryshëm të ngjarjeve të njëjta nga dëshmitari.


Dëshmitari 76 vjeçar, funksionar në partinë komuniste në Kosovë për një kohë të gjatë dhe udhëheqës i hekurudhës lokale, i tha gjykatës se komunitetet joshqiptare në rajon kanë përjetuar një numër abuzimesh që nga Lufta e Dytë Botërore. Burimi i tensioneve etnike që e kaplonin krahinën rregullisht, ka qenë dëshira e shqiptarëve për një Kosovë etnikisht të pastër, insistoi dëshmitari. Baleviq insistoi se gjatë historisë moderne të Kosovës, serbët nuk kanë qenë kurrë në pozitë më të favorshme se shqiptarët-dhe se e kundërta në fakt ka qenë e ë vërtetë.


Edhe në fund të viteve të tetëdhjeta, kur krahina e humbi autonominë e saj dhe kur shumë nga institucionet politike dhe arsimore u vunë nën kontrollin serb, ai insistoi se shqiptarët nuk kanë qenë të privuar nga të drejtat e tyre në asnjë mënyrë. Ata nuk kanë qenë të përjashtuar kurrë nga shkollat dhe vendet e tyre, por ata “vendosën ti lëshojnë ato masivisht” në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, u deklarua ai. Baleviq, i cili gjithashtu është anëtar i komitetit “Sloboda” të bazuar në Beograd që përkrah mbrojtjen e Miloseviqit, foli për përpjekjet e shumta të ndërmarra nga serbët e Kosovës në kontaktimin e ish liderëve jugosllavë për të siguruar bashkëpunimin e tyre në kundërvënjen e presionit që ata e ndjenin se po e përjetonin në Kosovë. I vetmi person që i kishte ndëgjuar ka qenë i akuzuari në fjalë, tha dëshmitari.


Për të dëshmuar shkallën e vuajtjeve të serbëve në Kosovë dhe të demantojë deklaratat se ai “ka nënshkruar një agjendë nacionaliste” Miloseviq e lëshoi një kasetë 40 minutëshe nga një mbledhje me serbët lokalë, që është e përmendur edhe në aktakuzë.


Një pas një, serbët e Kosovës dëgjoheshin duke u ankuar për keqtrajtimin e tyre nga ana e shqiptarëve, duke i kërkuar Miloseviqit të ndalojë shpërnguljen e njerëzve të tij në kolona nga krahina.


Takimi përfundoi me një fjalim nga Miloseviq, duke kritikuar “kundër-revolucionarët shqiptarë” gjersa i referohej në mënyrë formale bashkimit kombëtar në krahinë.


Miloseviq e lëshoi gjithashtu verzionin e plotë të fjalimit të cilin ai e kishtë dhënë tre vjetë me vonë gjatë kremtimit të 600 vjetorit të betejës së famshme të Kosovës, e cila ende është në qendër të krenarisë serbe.


Prokuroria insistoi se në një nga fjalitë e fjalimit të tij-ku Miloseviq paralajmëron grupet e mbledhura serbe pothuajse eksluzivisht etnikisht të pastra se ata “ edhe një herë janë ndeshur me beteja…me beteja të paarmatosura, edhepse ato… nuk janë të përjashtuara”- dëshmojnë se edhe në atë fazë të hershme i akuzuari nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës në dhënjen fund të konflikteve etnike në ish Jugosllavi.


Gjatë asaj kohe, Kosova ishte privuar nga autonomia e saj, ishte vënë nën masa speciale të sigurisë dhe ishte e copëtuar nga armiqësitë etnike. Me dhjetëra mijëra serbë janë transportuar me autobuse dhe trena nga i tërë vendi për të ardhur në këtë tubim.


Baletiq – menaxher i hekurudhës në krahinë-ka qenë i autorizuar ti “mirëpresë” ata në stacionin hekurudhor dhe ti organizojë njerëzit në autobusë për të shkuar tek vendi.


Fjalimi i Miloseviqit prapë përmbante referenca të përmbajtura për vlerat e një shoqërie multi-etnike, por vetëm disa referenca për popullatën shqiptare që e përbën 90% të popullatës në Kosovë.


Ish presidenti jugosllav ka insistuar se paralajmërimet e tij janë kuptuar jashtë kontekstit, dhe i kërkoi Baletiqit ti ndihmojë në “qartësimin” e keqkuptimeve.


Dëshmitari insistonte në mënyrë të vazhdueshme se e tëra që ai ka ndëgjuar gjatë fjalimit kanë qenë thirrjet për tolerancë kombëtare dhe barazi.


Dëshmia e tij do te vazhdojë javën tjetër.


Ana Uzelac është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists