Destabilizimi Nga Pakti I Stabilitettt

Maqedonia qe me fat qe shmangu nje krize serioze civile gjate luftes ne Kosove. Por mosmarreveshja e pas konfliktit rreth marredhenieve rajonale po provohet po aq ndarese.

Destabilizimi Nga Pakti I Stabilitettt

Maqedonia qe me fat qe shmangu nje krize serioze civile gjate luftes ne Kosove. Por mosmarreveshja e pas konfliktit rreth marredhenieve rajonale po provohet po aq ndarese.

Wednesday, 21 July, 1999

Dalja e Maqedonise nga kriza e Kosoves ne kuptimin e plote te fjales si nje e tere nuk ishte nje arritje e vogel. Pas frikes se destabilizimit, konfrontimeve etnike dhe kaosit ekonomik, pasojat e luftes ne anen tjeter te kufirit nuk qene aq te renda. Rreziqet e paqes po duken te jene shume me teper te komplikuara.


Qindra mijera refugjate u derdhen pertej kufinjve kur filluan perleshjet dhe vrasjet, duke vene ne rrezik balancen e ndjeshme etnike te Maqedonise. Lidhjet tregetare dhe transportit me Europen te cilat kapin vleren e milionave u nderprene dhe papunesia arriti 40 perqind. Forcat e NATO-s u vendosen aty dhe forcat e Shqiptareve te Kosoves filluan te ndihmoheshin nga Shqiptaret e Maqedonise. Shperthyen protestat, sulmet terroriste dhe vendi u duk se ishte prane luftes.


Por ne fakt, kjo nuk ndodhi. Por ironia qendron ne faktin se Europa dhe SHBA po propozojne zgjidhje pas konflikti qe mund te jene te pakten po aq te rezikeshme sa strategjite e kohes se luftes--ne mos po edhe me te rrezikeshme. Sugjerimet e Perendimit per stabilitetin rajonal po thellojne ndarjet politike dhe ato etnike ne Maqedoni.


Presidenti Maqedonas Kiro Gligorov dhe Aleanca Social Demokrate e Maqedonise (SDSM) e opozites jane ne njeren ane, dhe qeveria e koalicionit qe bashkon Organizaten e Brendeshme Revolucionare - Partia Demokratike per Bashkimin Kombetar (VMRO-DPMNE), Alternativen Demokratike, dhe Partine Demokratike te Shqiptareve (DPA), jane ne tjetren. Qe te dyja grupimet mund te mbeshteten ne median e kontrolluar prej tyre per mbeshtetje.


Gligorov dhe perkrahesit e tij akoma insistojne per nje politike te jashteme ndaj fqinjeve te bazuar ne “distancen e njejte” per te mbajtur te gjithe fqinjet e Maqedonise njelloj prane (apo larg). Ata frikesohen se qeveria po zgjedh shtete te preferuara dhe menjanon te tjeret, me pasoja ndoshta shkaterrimtare ne te ardhmen.


Qeveria, megjithate, mbeshtet ate qe ajo e quan “energji pozitive” per te permiresuar marredheniet me shtete te vecanta sa me teper te jete e mundur, edhe ne se kjo do te thote se dikush do te mbetet pas. Rezultatet kane qene te perziera. Presidenit Shqiptar Rexhep Mejdani erdhi gjate vizites se Presidentit Amerikan Bill Clinton me 22 Qershor dhe u ftua menjehere per nje vizite shteterore me 8 Korrik.


Shpresat se kjo vizite do ti jepte fund armiqesive te dyaneshme u fshine menjehere. Gligorov perkrah nje zgjidhje per Kosoven bazuar ne respektimin e autonomise se zgjeruar dhe integritetin e Jugosllavise federale dhe bashkepunimin ndermjet Beogradit dhe fqinjeve te tij, jo izolimin.


Mejdani e sheh “Paktin e Stabilitetit” qe eshte promovuar kaq shume--vula e Perendimit per zhvillimin e sistemeve demokratike dhe ekonomive te tregut ne Ballkan, te planifikuar per tu diskutuar nga shtetet e pershira ne te ne Sarajevo me 30 Korrik--si kyci i paqes ne rajon.


Mejdani thote se ky pakt do te ofroje ombrellen pan Europiane per kufinjte nacional qe tradicionalisht kane qene te ndare. Zgjidhja, argumenton ai “eshte nje integrim. Ne nje periudhe prej 5 deri 10 vjetesh, ne mund te shohim dy njesi te reja, dhe ato mund te jene Mali i Zi dhe Kosova, si nje pjese perberese e komunitetit te vendeve Europiane”.


Deklarata tjeter e tij, se Shqiperia ishte “e cliruar nga miti i Shqiperise se Madhe” nuk e uli shqetesimin e Shkupit, ndersa Gligorov dhe opozita e konsiderojne permendjen e ndryshimeve te kufinjve si nje prove te gjoja perfitimit te territoreve nga Shqiperia.


Udheheqesi i DPA Arben Xhaferri, i perkrahur nga gazeta “Vecer” e cilesoi me ngacmim Gligorovin si “avokat te Miloshevicit”, duke rikujtuar idene e tij per te “shpetuar” Jugosllavine e vjeter federale ne kohen kur ai u be president i Maqedonise, dhe duke deklaruar se ai po perpiqej te bente te njejten gje pas disa vitesh pas krizes se Kosoves.


Ne fund te fundit, te gjitha palet e pranojne nevojen per nje Pakt Stabiliteti per Europen Jug-Lindore, por ndajne metoden nga rezultati. Qeveria Maqedonase beson se perpjekjet e saj per te hapur dialogun me fqinjet e saj jane ne te njejten linje me shpirtin e paktit. Ajo ka hapur marredhenie normale te ketij lloji me Shqiperine, dhe ka pritur udheheqesin politik te Ushtrise Clirimtare te Kosoves Hashim Thaci.


Akoma dhe me e dobishme per Maqedonine, Ministri i Jashtem Maqedonas Aleksandar Dimitrov morri pjese ne nje takim te pare me 14 Korrik me homologet e tij nga Shqiperia dhe Greqia, Paskal Milo dhe George Papandreou, te mbajtur ne ishullin e Agios Achillios ne Liqenin Prespa, te vendosur ne piken e takimit te kufinjve te te tre vendeve.


Ata menjehere diskutuan edhe ceshtjen e perdorimit te emrit “Maqedoni”, i cili ka provokuar nje zemerim te madh ne Athine ne fillim te viteve 1990. Milo perdori emrin e veshtire te arritur me kompromis “FYROM” perpara se te kthehej nga Dimitrov dhe Papandreou duke i nxitur ata te “ulen se bashku dhe te arrijne nje marreveshje rreth emrit keshtu qe te mos na vini ne palet e treta, ne situata te bezdiseshme”. Milo pastaj vazhdoi te perdore emrin e zgjedhur nga Shkupi, “Republika e Maqedonise”, pa shkaktuar ndonje reagim nacionalist ne median Greke.


Ceshtja nuk eshte zgjidhur. Disa Greke vazhdojne te konsiderojne perdorimin e emrit nga ana e Shkupit si te paqarte; Maqedonas te tjere kerkojne qe qeveria te qendroje e vendosur per sa i perket perdorimit te emrit. Nje kompromis mendohet se do te behet publik ne takimin e ardheshem te treshes, te planifikuar per tu mbajtur ne qytetin Maqedonas te Ohrit pas gjashte muajsh.


Opozita i konsideron keto hapa si te rrezikeshme, dhe citon ato qe ajo i sheh si deshtime te politikes se jashtme te qeverise, duke filluar me njohjen e nxituar te Taivanit e cila beri qe Pekini te shnderrohet ne armik diplomatik te Shkupit ne Kombet e Bashkuara.


Ata shprehin shqetesim mbi pandashmerine e politikes Maqedonase dhe asaj Shqiptare per Kosoven, njohjen e shpejte te Thacit dhe UCK-se dhe ato qe ajo i quan si marredhenie teper te aferta me Bullgarine. Akoma edhe me cuditerisht, ata argumentojne se tre hapat e fundit jane hapa drejt ndarjes se Maqedonise ndermjet Tiranes dhe Sofies.


Por te dyja palet ndajne nje frike te perbashket, ate qe Pakti i Stabilitetit nuk do te mund te nxjerre Maqedonine nga gropa qe ajo u fut gjate krizes se Kosoves. Qeveria frikesohet per fjale te bukura pa vendosmerine e nevojeshme nga ana e Perendimit ne Sarajevo; opozita frikesohet se lojrat e qeverise me marredheniet rajonale do te prishin fushen qe perpara se te filloja loja e vertete.


Per te gjitha keto do te flitet akoma edhe me teper, perpara zgjedhjeve presidenciale ne Maqedoni, me vone kete vit.


Iso Rusi eshte korrespondent i IWPR ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists