Diplomatet Jugosllave Qendrojne ne Shtepi
Punonjesit ne Ministrine e Jashme te Jugosllavise nuk kane se çfare te bejne - shefave te tyre u eshte ndaluar e drejta e udhetimit, dhe pothuajse asnjeri nuk ka deshire ti vizitoje ate - gje e cila ndikon ne punen e tyre.
Diplomatet Jugosllave Qendrojne ne Shtepi
Punonjesit ne Ministrine e Jashme te Jugosllavise nuk kane se çfare te bejne - shefave te tyre u eshte ndaluar e drejta e udhetimit, dhe pothuajse asnjeri nuk ka deshire ti vizitoje ate - gje e cila ndikon ne punen e tyre.
Republika Federale e Jugosllavise, nuk ka me nje politike te jashme. Ajo tashme nuk ka nevoje per nje te tille, apo zyrtaret qe e perfaqsojne ate neper bote e cila nuk po dergon me asnje ftese ne Beograd.
Edhe ne se do kishin se ku te shkonin, shume prej anetareve te trupit Diplomatik Jugosllav nuk mund te largohen nga vendi; ata ose jane te akuzuar nga Gjykata e Hages ose ndodhen ne listen e "personave non grata" te Unionit Europian.
Per ata qe nuk e dine, Ministri i Jashtem Zivadin Jovanovic nuk eshte midis te akuzuarve ne Hage. Por ai eshte ne listen e 300 zyrtareve Jugosllave qe u eshte mohura viza per ne vendet anetare te BE-se.
Qe prej Marsit, ai pothuajse nuk ka fare se çfare te beje, perveçse disa shkembime vizitash te nivelit te ulet me Rusine. Diplomatet e botes nukpo shkojne ne Jugosllavi, dhe diplomatet jugosllave nuk mund te shkojne tek ata.
Keshtu qe media shteterore ka qe ne e lumtur te trumetoje lajmin se Jovanovici do te vizitoje Shtetet e Bashkuara nga 19-29 Shtator, per te marre pjese ne nje sesion te Asamblese se Pergjitheshme te OKB-se. Sipas pikpamjes zyrtare, udhetimi do te jete nje mundesi e madhe per "te paraqitur pikepamjet tona mbi çeshtjen e Kosoves, peballe botes mbare".
Per ta saktesuar, Jovanovici nuk po viziton Shtetet e Bashkuara por po shkon ne Kombet e Bashkuara ne New York e cila ne terma diplomatik, eshte nje gje komplet e ndryshme. Uashingtoni ka percaktuar rregulla te forta per viziten e tij, e cila duhet tu permbahet vizitave ne Ndertesat e OKB-se dhe te Ambasades Jugosllave.
Udhetimi i Jovanovicit ne New York ngre disa probleme per diplomatet. Ai do te perfaqsoje nje shtet, presidenti i te cilit Sllobodan Milloshevic, dhe kater prej zyrtareve me te larte te tij jane akuzuar per krime lufte ne Kosove.
Ai, gjithashtu do te shoqerohet nga komisari i vendit per rrefugjatet, Bratislava 'Buba' Morina i cile eshte edhe nje nga udheheqesit me te larte te Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL), qe udhehiqet nga gruaja influenciale e Milloshevicit Mira Markovic. Te dy Komisar Morina i cili gjithashtu eshte nje person non grata ne BE, dhe Ministri Javonovic do ti kene levizjet e tyre te kufizuara.
Nje tjeter emer ne listen e te padeshiruarve te BE-se, Ivica Dacic, zedhenes i partise Socialiste ne pushtet te Milloshevicit (SPS), ka nenvizuar objektivat e Jovanovicit ne OKB. "Ata qe mendojne se ne e kemi dorezuar Kosoven, gabohen rende", thote ai, duke shtuar se jugosllavia kerkon "respekt absolut" per Rezoluten Nr. 1244 te Kombeve te Bashkuara dhe sugjerimeve te saj per krizen ne Kosove.
Klauzolat e rezolutes, perfshijne nje paragraf qe lejon "nje numer te aprovuar te personeli ushtark e policor Serb dhe Jugosllav", te kthehen ne zona te caktuara te Kosoves, pas vendosjes se NATO-s ne krahine. Beogradi do qe kjo te futet ne fuqi me qellim qe te mbroje minoritetin Serb ne Kosove, por akoma nuk eshte konfirmuar nese Jovanovici do ta kerkoje kete ne New York apo thjesht do ti kujtoje OKB-se se egziston edhe kjo klauzole.
Zhvillimi me i papritur ne gjithe kete, eshte supozimi Serb se "historikisht" i ka dhene pushime te zgjatura trupit diplomatik te Beogradit.
Aleksander Avdejev, asistent i Ministrit te jashtem Rus, Igor Ivanov, kaloi disa dite ne Jugosllavi, por ia kushtoi kohen takimeve me opoziten dhe median e pavarur, takimi i tij me Jovanovicin ishte thjesht nje prej shume takimeve te axhendes se tij te ngarkuar.
Takimet koinçiduan me viziten e Kryeministrit Serb, Mirko Marjanovic, ne Moske. Pergjate dy diteve ai ishte i zene duke u shperndare medalje Jugosllave, oficereve me te larte Ruse, por Marjanovici ashtu si e gjithe Serbia nuk mund te mos shihte se ky xhenerozitet nuk arriti te ngrohte zemrat Ruse.
Duket sikur Moska nuk vazhdon te kete te njejten pikpamje me Milloshevicin, se mbijetesa e tij do te jete ne interes te Serbise, Zyrtaret e beogradit jane te bindur se udhetimi i Marjanovicit, rezultoi ne premtimin per "nje sasi te caktuar" te gazit naturor, per nje "periudhe te caktuar" gjate dimrit tjeter, por per diplomatet Jugosllav, e vetmja gje qe eshte e sigurt, eshte se asgje, bile as edhe Rusia nuk eshte me e sigurt.
Srdjan Staletovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR-se nga Beogradi.