Disa mijëra njerëz kanë marrur guximin për tu kthyer në rajonin e Srebernicës për të rindërtuar jetërat e tyre të shkatërruara.

Nga Ed Vulliamy dhe Nerma Jelacic në Srebernicë

Disa mijëra njerëz kanë marrur guximin për tu kthyer në rajonin e Srebernicës për të rindërtuar jetërat e tyre të shkatërruara.

Nga Ed Vulliamy dhe Nerma Jelacic në Srebernicë

Wednesday, 6 July, 2005

Ai e ka ditur se ishte vetëm pyetje e kohës se kur forcat serbe do të arrinin në pragun e tij, prandaj ai dërgoj gruan e tij, Timën, dhe djalin, Fadilin, në bazën e Kombeve të Bashkuara në Potocari, me shpresë se ata mund të evakuohen nga paqeruajtësit holandez të stacionuar atje. Ai, megjithate, mbeti prapa, dhe kur trupat serbe arritën, ai u fsheh në fushë dhe vëzhgoj derisa ata shkatërruan fshatin e tij. “I pash duke djegur fshatin, duke hyrë në shtëpinë time dhe ndezur zjarrin,” ai tha.


Huseinovic iku në mal dhe kaloj 85 ditët e ardhshme duke i ikur forcave serbe, dhe fshehur gjatë udhëtimit të gjatë në territorin e kontrolluar nga qeveria e Bosnës. Ai arriti në Tuzëll në ditëlindjen e gruas së tij për të kuptuar se ajo kishte shpëtuar e gjallë nga Srebernica. Ajo ishte larguar nga Potocari me kamion së bashku me gratë e tjera nga fshati.


Por djali i tij nuk kishte qenë aq fatlum. Ai i ishte bashkangjitur kolonës së meshkujve të cilët tentuan të ikin nga Potocari përmes malit, por ishte zënë dhe herën e fundit ishte vërejtur në deponë e Kravicës, ku rreth 1000 meshkuj dhe djemë nga Srebernica janë ekzekutuar.


Tima, e cila kishte menduar se burri i saj ishte vrarë, ishte tejet e lumtur. Por Hasib ishte goditur thellë nga lajmi se djali i tij nuk kishte mbijetuar.


Në qershor të vitit 2000, përkundër dëshirës së gruas së tij, Husseinovic u kthye në Suceska.


“Unë desha të jam aty ku biri im është rritur. Desha të ndiej një lidhje me te. Gjithmonë kam ndjenjën se një ditë do ta shoh duke ardhur nga ajo luginë, se ai ka shkuar dikund, dhe do të kthehet,” tha Husseinovic.


Edhepse muslimanët të cilët u përjashtuan nga pjesët e Bosnës të kontrolluara nga serbët janë kthyer në disa rajone të Republikës Srpska, askush nuk është kthyer në rajonin afër Srebernicës. Kjo gjë është konsideruar si a pamenduar si rezultat i brutalitetit me të cilin refugjatët u larguan, dhe donatorët ndërkombëtar nguronin të financonin kthime të tilla pasi nuk ishin të sigurtë se do të kishin sukses. Por Huseinovic nuk pranoj përgjigje negative.


“Kur erdha për herë të parë, pamja e fshatit më theu zemrën,” ai tha. “Çdo shtëpi ishte shkatërruar deri në themel. Për javët e para, ne jetonim në tenda, atëherë filluam ngadal të ndërtonim shtëpitë tona, një nga një.”


Për një kohë të gjatë, Huseinovic dhe gruaja e tij nuk kanë ditur se a do të pasoj dikush tjetër pas hapave të tyre, apo ndoshta ata do të jetonin jetërat e mbetura në vetmi, të rrethuar nga njerëzit të cilët brutalisht i dëbuan ata para disa viteve.


Por gjatë dy viteve të ardhshme, diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Pak nga pak, boshjakët të cilët u dëbuan nga lugina e Drinës filluan të ktheheshin. Kthimet e para, në rajonin e Zvornik, u ballafaquan me gjuajtje nga snajperët, gurë dhe fyerje. Megjithate, ata vazhduan. Deri më sot, afër 4000 boshnjakë janë kthyer në fshatra në rajonin e Srebernicës.


“Komunitetet boshnjake vendosën se ata mund të kthehen,” thotë Margriet Prins, e cila punon me Njësitin për Kthim dhe Rindërtim në zyrën e Paddy Ashdown, Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosne.


Suceska, një fshat i shkatërruar deri para pesë vjetëve, tani është një fshat banimi sërish, me shtatë meshkuj dhe 30 gra. Ky projekt është mbikqyrur me kujdes nga njeriu i Ashdown në këtë rajon, Charlie Powell.


“Këta njerëz më mahnisin, me iniciativën dhe përkushtimin e tyre, duke u kthyer në një vend nga i cili u dëbuan në atë mënyrë,” tha Powell. Megjithate, ai nënvizon se procesi mund të rrezikohet nëse vendorët nuk mbështeten.


Husseinovc ndanë brengat e Powell, “Ne kemi gjitha këto gra të vjetra këtu, të cilat kanë humbur burrat dhe djemët; ato kanë nevojë për makina për të prerë barin; traktorë; dhe ndihmë me bagëti.”


Kthimi i muslimanëve në Srebernicë është një veprim më i rallë dhe i rrezikshëm se sa kthimi në fshatrat përreth kryesisht etnikisht të pastërta.


Sija Mustafic, 72 vjeçare, e cila humbi burrin e saj Mehmedin dhe djalin Seadin në masakër, është kthyer në fshat, mbulon dritaret me dërrasa gjatë natës dhe mbanë numrin e stacionit policor pranë telefonit të saj.


Mustafic, e cila është kthyer qe tri vite, është një nga gratë e para që është kthyer në fshat. Fotografija e saj e martesës, dhe ajo e djalit të saj të vrarë, mbulojnë muret e shtëpisë të cilën ajo e ka kthyer nga një familje serbe.


“Srebernica atëherë ishte e banuar vetëm me serbë,” ajo tha, “dhe njerëzit që banonin këtu nuk më lejonin të shihja shtëpinë time. Unë i thash atyre “Por ne jemi ulur këtu dhe kemi pirë kafe së bashku para luftës – ju e dini se kjo shtëpi është e imja’. Unë qëndrova në katin e dytë për tri muaj, dhe në fund fitova vendimin e gjykatës e cila urdhëroj ata të lëshojnë shtëpinë.”


Kur serbët u larguan, Mustafic thotë se ata morrën gjithçka me vete, madje edhe kabllot e telefonit. Ajo u detyrua të shesë qaforen e saj për të blerë gjëra për shtëpi – disa enë dhe një tiganë për fërgim – por ajo thotë se nuk i vie keq.


“E bëra t’i zemëroj ata,” ajo tha. “Nuk desha t’i lejoj të jetojnë në shtëpinë time. Burri dhë vëllau im e ndërtuan këtë shtëpi; është e imja dhe dua të vdes në te.”


Derisa ajo flet një njeri kalon pranë dritarës, duke kontrolluar metrin e energjisë elektrike. “Ai po bënë këtë tash,” thotë Mustafic, “por gjatë luftës ai ishte duke djegur shtëpi. Unë e di se ata vranë burrin dhe djalin tim. E di se fqinjët e mi ishin përzier në këtë. Por nuk mund të thuani se ky njeri më dogji shtëpinë dhe ai vrau këtë njeri. Ata të gjithë ishin të involvuar. Unë e di se kush ka kryer vrasjet.”


Mustafic thotë se zyrtarët nga tribunali i Hagës kërkuan nga ajo të dëshmoj në një nga gjykimet lidhur me Srebrenicën, por ajo frikësohej nga hakmarrja e fshatarëve dhe prandaj refuzoj. Ajo thotë se ka pak kontakt me serbët të cilët jetojnë këtu.


”Unë nuk flas me ata… ata kanë jetën e tyre, unë timen,” thotë ajo.


Ndoshta më e pabesueshme është kthimi i familjes së Risanovic në shtëpinë të cilën ata e panë duke u djegur në vitin 1992, në qytetin Glogova.


Glogova është vend i varrezës masive ku shumë të ekzekutuar nga depoja e Kravicës u varrosën shtëpia e Risanovic, një shtëpi modeste të cilën familja e rindërtoj, gjindet vetëm 100 metra nga varreza masive.”


Munira Risanovic beson se kufoma e vëllaut dhe burrit të saj Hasanit, të cilët u vranë në Kravicë, janë varrosur aty.


“Ne ishim këtu,” ajo spjegon, “kur ata po zhvarrosnin varret. Aty në fushë. Ushtarët arritën të sigurojnë vendin. Ishte shumë e çuditshme dhe tmerruese. Mendoj se burri dhe vëllau im mund të jenë aty, mu aty.”


Kjo shtëpi është plot pikëllim; bisedat tona shoqërohen me qetësi të gjata. Mbesa një vjeçare e Munirës, Alma, ka një sëmundje të tmerrshme të syve. Familja e gjërë humbi 35 meshkuj në masakër, dhe të mbijetuarit u kthyen në vitin 2001.


“Por vetëm nga nevoja,” thotë Munira. “Do të dëshiroja të kem mjaft të holla të qëndroj në Federatë, do të dëshiroja të kishim mbetur me njerëzit tanë. Por ne nuk kishim asgjë. Këtu ata në përqeshin me fyerje, por së paku kemi dy lopë.”


Babai i Munirës, Meho, vëzhgoj vrasjen e 63 muslimanëve jashtë xhamisë në Golgova dhe gjithashtu pa shtëpinë e tij duke u djegur në vitin 1992, para se të ikte në enklavën e Srebernicës. Ai gjithashtu është i bindur se djali i tij është varrosur në Kravica, dhe prandaj do të ishte varrosur në fushën afër shtëpisë.


“Unë nuk kam kërkuar luftën,” thotë Meho, “por na ka shkatërruar jetën dhe familjen. Dhe kur shiqoni përreth, serbët thonë se nuk janë fajtor. Por nëse jo, ku janë këta njerëz tani?”


Kthimi në Glogovë ishte ndër më të vështirat. Ky kthim u udhëheq nga biznismeni Senad Avdic, i cili kujton ditën e 1998 kur ai arriti në fshat për të negociuar me serbët vendor, dhe autobusi në të cilën ai udhëtonte u qëllua nga plumbat.


Avdic ishte ndër ata të cilët mbijetuan rrugëtimin jashtë Srebernicës nëpër mal, dhe nga kafeneja dhe minimarketi i tij në Glogova, ai tani mund të shoh “Rrugën e vdekjes”, emër të cilin të mbijetuarit i dhanë rrugës të cilën ata kaluan gjatë largimit nga Srebernica.


“Unë kam shpëtuar nga dërgimi në Kravicë për pesë minuta,” thotë Avdic. “Unë vetëm kisha kaluar fshatin e Kamenicës kur ata rrethuan ate dhe morrën të gjithë. Mund të kujtoj klithjet dhe shtëniet me armë.”


Me 11 korrik, në dhjetë vjetorin e masakrës, Avdic dhe të tjerët planifikojnë të kujtojnë ikjen e tyre duke përsëritur Rrugën Drejtë Vdekjes.


Ed Vulliamy është bashkëpunëtore për gazetën The Guardian. Nerma Jelacic është udhëheqëse e programit të IWPR/BIRN në Bosne.


Frontline Updates
Support local journalists