DO TE DESHMOJNE NJEREZIT E AFERT TE MILLOSHEVIQIT
A do te zbuse kundershtimin publik ndaj gjykates qe ekziston ne Serbi, paraqitja e njerezve te afert te Millosheviqit per te deshmuar ne Hage?
DO TE DESHMOJNE NJEREZIT E AFERT TE MILLOSHEVIQIT
A do te zbuse kundershtimin publik ndaj gjykates qe ekziston ne Serbi, paraqitja e njerezve te afert te Millosheviqit per te deshmuar ne Hage?
Kundershtimi publik ne Serbi ndaj gjykates se krimeve te luftes ne Hage eshte zbutur gjate zhvillimit te gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviqit. Por kundershtimi ndaj saj eshte ende i forte, per shkak te refuzimit te vazhdueshem te pranimit te realitetit te gjyqit qe po zhvillohet ne Hage.
Deshmite e priteshme gjate javes se ardheshme nga ish njerez te afert te regjimit te Millosheviqit mund te shnderrohen ne shkak per keqinterpretime, ndersa vezhguesit qe ndjekin kete gjyq thone se keto deshmi do te jene shume te rendesishme per prokuroret dhe per vazhdimin e gjyqit.
Gjyqi ndaj Millosheviqit eshte karakterizuar nga nje ndryshim i thelle i gjendjes ne Beograd dhe ne sallen e gjyqit.
Pas fjaleve hapese te prokuroreve, deklarimit te Millosheviqit dhe seancave te para te pyetjeve ndaj deshmitareve, si nacionalistet ashtu edhe te moderuarit ne Serbi kane arritur ne bindjen se deshmitaret Shqiptare nuk jane te besueshem. Ata kane ndjere se prokuroret po akuzonin e gjithe popullin Serb dhe historine e politiken e tyre te viteve te fundit, dhe jo vetem veprimet e caktuara te kryera nga i pandehuri.
Ne fakt, disa Shqiptare te Kosoves te cilet kane deshmuar jane dukur jo bindes kur kane hedhur poshte cdo njohje per Ushtrine Clirimtare te Kosoves, UCK, dhe veprimet e saj ne zonat e tyre.
Megjithate, pjesa me e madhe e atyre qe kane thene ata rreth vrasjeve, rrahjeve, debimeve, shkaterrimeve dhe krimeve te tjera per te cilat akuzohet Millosheviq ka qene aq konsistente dhe e treguar me aq qartesi saqe askush nuk mund te dyshoje qe keto gjera kane ndodhur me te vertete.
Qe ne mesin e muajit Prill, deshmitaret jane treguar disi me te hapur ne pergjigjet e tyre ndaj pyetjeve per UCK-ne. Megjithate media dhe vezhguesit ne Beograd nuk e kane verejtur kete ndryshim.
Gjate muajve te pare te gjyqit, vezhguesit ne Beograd kane kundershtuar gjithashtu deshmite e Shqiptareve te Kosoves si deshmi te ngjarjeve te jetuara nga persona te tjere dhe jo nga vete deshmitaret. Ne fakt, pothuajse te gjithe deshmitaret kane deshmuar rreth krimeve per te cilat kane qene vete deshmitare, per shembull konfiskimin e dokumentave ne pikat kufitare, shkaterrimin e shtepive, apo nje vrasje.
Disa te mbijetuar nga masakrat e ndryshme kane deshmuar se bashku me ata te cilet kane pare me syte e tyre vrasjen e te afermve. Ata qe kritikojne “deshmite dytesore” ende nuk e kane pranuar haptazi kete fakt.
Media Serbe nuk i ka dhene hapesire deshmive te fuqishme te dy te mbijetuarve nga vrasjet masive ne fshatin Recak ne Janar 1999. keto tregime, se bashku me pershkrime te atyre ngjarjeve nga vezhguesit nderkombetar te cilet kane vizituar vendin e ngjarjes pas vrasjeve, kane mbeshtetur idene se shumica e viktimave ne Recak kane qene civile te vrare me gjakftohtesi. Por ne Serbi, miti se vrasjet kane qene nje kurth i Shqiptareve eshte shume me i forte pavaresisht fakteve te paraqitura ne gjyq.
Te pamundur per te kundershtuar keto deshmi, gazetaret Serbe ne Hage dhe koleget e tyre te mediave ne Serbi kane vepruar si Millosheviq duke u perpjekur te gjejne disa gjera te vogla te cilat nuk jane konsistente.
Kur dy deshmitaret kane deshmuar rreth vrasjeve te Marsit 1999 te 105 Shqipterave te Kosoves ne Krushen e Vogel, nje gazetar Serb – ashtu si edhe Millosheviq – eshte perqendruar kryesisht ne disa vogelsira te parendesishme ndermjet dy deshmive, ku njeri ka thene se policet kane qelluar nga dera ndersa tjetri ka thene se zjarri ka ardhur nga dritarja.
Deshmitari i pare ka thene se ndertesa ku kane ndodhur vrasjet ka qene nje kasolle per strehimin e bagetive ndersa i dyti ka thene se ishte nje shtepi.
Gazetari Serb i cili ka njoftuar per keto deshmi ka injoruar faktin se deshmitari i dyti e ka pershkruar shtepine e tij si te pabanueshme, duke thene se atje nuk kishte as mobilje dhe se ajo ishte e mbushur me ushqim per kafshet dhe “gjera te tjera per lopet”.
Deshmitari i dyte ka kujtuar gjithashtu se pershkrimi i tij per ngjarjen eshte mbeshtetur ne pozicionin e tij ne dhomen qe ka qene ne momentin e ngjarjes, duke thene se ai nuk mund te thoshte asgje per drejtimin se nga kane ardhur plumbat ne dhomen tjeter.
Nje akuze tjeter ne Serbi kunder gjykates eshte se ajo eshte politike. Ndersa ne ditet e para te procesit gjyqesor jane degjuar shume gjera qe kane pasur lidhje me politiken dhe historine, gjate zhvillimit te procesit, ai eshte bere gjithnje e me teper nje gjyq standart kriminal, duke u perqendruar ne hollesi te lidhura me krime specifike. Eshte pikerisht per shkak te ketyre krimeve qe Millosheviq ka dale ne gjyq, jo per historine e Serbise dhe per zhvillimet politike.
Edhe ngjarjet e javes se ardheshme ne gjykate, ku do te japin deshmite e tyre disa ish njerez te afert te Millosheviqit, me siguri do te karakterizohen nga shtremberimet dhe keqinterpretimet qe kane ndodhur deri me tani.
Sa here qe ka deshmuar nje njeri i afert i Millosheviqit, politikane nga Kosova apo politikane te huaj te rendesishem, media e Beogradit i ka paraqitur ata si “deshmitaret kryesore” te prokurorise.
Kur keta deshmitare nuk kane dhene deshmi tronditese rreth Millosheviqit, keta vezhgues kane thene rregullisht se keto deshmi kane qene nje deshtim tjeter i prokuroreve. Ajo qe lihet gjithnje ne harrese eshte fakti se keta deshmitare jane quajtur teper te rendesishem nga vete media ne Serbi dhe jo nga prokuroret.
Media ne Beograd nuk ka arritur te kuptoje pjesen qendrore te ketyre deshmive. Ndersa publiku ka qene i interesuar vetem per shkembimet e debateve qe ka pasur deshmitari me Millosheviqin per tem ate historise dhe politikes, pjeset me te rendesishme ligjerisht te ketyre deshmive kane mbeshtetur teorine e prokuroreve se i pandehuri ka pasur ne dore drejtimin ne periudhen e krimeve te kryera ne province nga forcat Serbe.
Kjo pergjegjesi komandimi kerkon tre elemente per dhenien e nje vendimi si fajtor: pasjen dijeni per keto krime, kontrollin e forcave pergjegjese dhe mos marrjen e masave te nevojeshme dhe te aresyeshme per te parandaluar keto veprime apo per te ndeshkuar fajtoret per to.
Ashtu si edhe deshmitare te tjere te rendesishem, ata qe do te deshmojne javen e ardheshme ndoshta do te japin prova qe e kane informuar Millosheviqin per krimet qe po ndodhnin ne Kosove dhe se ai ka pasur nen kontroll trupat qe kane qene pergjegjese per keto krime. Ata mund te deshmojne gjithashtu qe i pandehuri nuk eshte perpjekur te nderhyje per te ndaluar kryerjen e krimeve dhe as per te nxjerre para drejtesise personat pergjegjes per keto krime.
Deshmite e njerezve te afert te Millosheviqit javen e ardheshme nuk do te ndryshojne mendimin qe ekziston ne Beograd brenda nates. Por ato mund te rrezojne nje tulle nga muri dikur i qendrueshem i paragjykimeve dhe keqkuptimeve qe Serbet kane ndertuar ndaj gjykates dhe procesit gjyqesor ndaj Millosheviqit.
Bogdan Ivanisheviq eshte nje studiues i organizates Human Rights Watch per ish Jugosllavine.