A Do Te Mbetet E Bashkuar Aleanca?
Protestat publike ne provincat e Serbise po i bejne vezhguesit te thone se Miloshevic, me ne fund eshte prane rrezimit. Por a eshte serioze opozita?
A Do Te Mbetet E Bashkuar Aleanca?
Protestat publike ne provincat e Serbise po i bejne vezhguesit te thone se Miloshevic, me ne fund eshte prane rrezimit. Por a eshte serioze opozita?
Regjimi i Beogradit po rrezohet pikerisht ne ato vende ku dikur ka qene me i forte--ne provincat Serbe.
Ky fakt ka bere qe edhe vezhguesit me te kujdeseshem te thone me ze te larte se presidentit Jugosllav tashme po i mbaron koha. Sic vlereson edhe Aleksa Djilas, nje komentator i vjeter i ceshtjeve politike Serbe, “Ky eshte fillimi i fundit te Slobodan Miloshevicit.”
Djilas, nje historian dhe djali i disidentit me te njohur komunist ne Jugosllavi Milovan, citon anketimet e opinionit publik qe thone se vetem 15 perqind e votuesve mbeshtesin Miloshevicin. “Pushteti nuk mund te mbrohet me kete perqindje, dhe une besoj se atij i kane mbetur edhe pak muaj kohe ne pushtet,” thote ai.
Ne te kaluaren, mosmarreveshjet ne mes te udheheqesve te opozites nuk kane lejuar nje sfide koherente ndaj udheheqesit Serb. Por ai mendon, se edhe kjo do te ndryshoje.
“Une nuk e di se cfare skenari do te kete, por nese udheheqesit e opozites vazhdojne me cmendurite e tyre, dikush tjeter do te dale. Kjo eshte ajo qe tregoi edhe protesta ne Leskovac,” paralajmeron ai. Me 2 Korrik, nje inxhinier TV nderpreu nje program sportiv per te transmetuar nje thirrje per ndryshime politike ne qytetin jugor te Leskovac, dhe 20,000 njerez, pothuajse nje e treta e popullsise, dolen ne rruge tre dite me vone per te mbeshtetur thirrjen e tij.
“Kerkesat per protesta do te shnderrohen ne dicka qe padyshim do te sjelle nje ndryshim,” insiston Djilas. Opozita demokratike Serbe duhet te organizohet per te permbushur kete sfide ose do te zhduket se bashku me Miloshevicin.
Nje perpjekje tjeter per te ndryshuar zakonin e opozites per tu percare, po pervijohet nen flamurin e Aleances per Ndryshim, duke bashkuar edhe Partine Demokratike te Zoran Djindjic, si forcen me te fuqishme te saj. Djindjic ka luajtur rolin kryesor ne deklarimet publike dhe ne mitingje.
Ceshtja kryesore eshte ne se me te do te bashkohet edhe Levizja per Riperteritje Serbe e Vuk Draskovicit. Djindjic thote se ai eshte i gatshem “te harroje te kaluaren,” gje qe perfshin edhe disa mosmarreveshje te ashpra gjate viteve te kaluara--dhe kryesisht edhe per vendimin e Draskovic per tu bashkuar me qeverine e koalicionit te Miloshevicit kete vit.
Por Goran Svilanovic, udheheqesi i nje tjeter partie pjesetare te Aleances per Ndryshime, Aleanca Civile per Serbine, thote se marredheniet e ardheshme te Draskovic me grupin e opozites varet vetem nga Draskovici, “sepse ai ka qene ne anen tjeter. Duket se ai akoma nuk e ka perjashtuar plotesisht mundesine e vazhdimit te bashkepunimit me Miloshevicin edhe tani.”
Draskovic e ka ndihmuar dy here Miloshevicin. Hera e pare ka qene kur ai cuar partine e tij ne zgjedhjet republikane te vitit 1997 perkunder bojkotit te grupeve te tjera te opozites--duke i dhene ketyre zgjedhjeve nje kredibilitet qe perndryshe nuk do ta kishin. Me pas ai u bashkua me qeverine e Miloshevicit si zevendes kryeminister ndersa rete e luftes po grumbulloheshin mbi Kosove ne Janar. Ai deklaroi se po e ndermerrte kete veprim per shkak te solidaritetit kombetar por ne fakt ai sherbeu per perforcimin e pozicionit te Presidentit. Ai u perzu nga qeveria me 28 Prill pasi doli kunder politikes se luftes te Miloshevicit.
Por me ose pa Draskovic, shton Svilanovic, partite e opozites do te afrohen me njera tjetren--kryesisht te inspiruara nfa mitingjet e protestes ne te gjithe Serbine. Zgjedhjet do te jene nje aresye me teper per veprim te perbashket.
Draskovic eshte bashkuar me thirrjen per zgjedhje te prakoheshme te cilat pothuajse me siguri do te rrezojne nga pushteti Partine Socialiste te Miloshevicit. Ai gjithashtu ka kerkuar edhe doreheqjen e besnikut te Miloshevicit Kryeministrit Jugosllav Momir Bulatovic. Nje nacionalist i njohur, Draskovic eshte kujdesur gjithashtu te kritikoje edhe mbeshtetesit ultranacionaliste te Miloshevicit. Por ai ka theksuar shume hapur se tani nuk eshte koha per doreheqjen e Miloshevicit. Disa e interpretojne kete si nje taktike te zgjuar, ndersa disa te tjere si nje prove tjeter te besimit te vazhdueshem tek presidenti.
Ne fakt Draskovic ka mbajtur nje qendrim sarkastik ndaj Aleances per Ndryshim deri sa mijera njerez filluan te dalin ne rruge ne perkrahje te mitingjeve te saj ne qendra tradicionale te opozites si ne Cacak dhe ne keshtjellat e dikurshme te mbeshtetjes se Miloshevicit, si ne Leskovac. Ai tani nuk tallet me me Aleancen.
Slobodan Vuksanovic, zevendes president i Partise Demokratike, thote se marredheniet zyrtare ndermjet Aleances per Ndryshim dhe partise se Draskovicit pothuajse nuk ekzistojne. Por ai beson se mund te jete e mundeshme arritja e nje marreveshjeje per te ndaluar sulmet publike ndermjet paleve. Dhe ndersa forcat opozitare ne Beograd grinden, udheheqesit e opozites ne Sandzak, Vojvodina dhe Sumadija tashme po bashkepunojne.
“Ne Vojvodina, ne po shkojme drejt krijimit te nje platforme te unifikuar te partive me te rendesishme te opozites,” thote Nenad Canak, udheheqesi i Lidhjes se Social Demokrateve te Vojvodines. “Partite ne Beograd, te preokupuara me armiqesite ndermjet tyre, duhet te mesojne te bejne te njejten gje. Duke kaluar nga kampi i opozites ne ate te autoriteteve ata po perpiqen te fitojne leshime te vogla. Ne rast se ne mund te superojme ndryshimet ne mes tyre, ne mund ta shnderrojme Serbine ne nje vend te mire.”
Avokati Vladan Batic, koordinatori i Aleances per Ndryshim, thote se nje Kod per Veprim te Perbashket do te nenshkruhet shume shpejt me nje Aleance rajonale te Partive Demokratike, perfshire Koalicionin Vojvodina, Koalicionin Sandzak dhe tre partite nga Vojvodina--Lidhja e Social Demokrateve, Partine Demokratike Reformiste dhe Bashkimin Social Demokrat.
Nderkohe iniciuesit e fushates vazhdojne te mbledhin firma per nje perticion parlamentar per nje mocion ku te kerkohet doreheqja e Miloshevicit. Kjo, dhe mingjet masive te organizuara ne Cacak, Novi Sad, Uzice, dhe Leskovac, fishkellimat e protestes ndaj Presidentit Serb, besnik i Miloshevicit, Milan Milutinovic ndersa po vizitonte qytetin Kursumlija--te gjitha keto tregojne perfundimin e apatise politike ne Serbi. Tashme vetem vihet re nje mungese e forces.
“Ndryshimet ne Serbi jane tashme teper te medha,” thote Svilanovic i Aleances Civile te Serbise. “Njerezit jane cliruar nga frika. Beogradi e kishte kuptuar shume kohe me pare se ku po na conte regjimi i Miloshevicit, por tani edhe pjesa tjeter e Serbise eshte zgjuar nga vitet e propagandes se televizionit te kontrolluar nga shteti. Duke krahasuar te verteten per Kosoven, per thirrjen nen arme te te rinjve, vdekjet, dhe duke krahasuar standartin e jeteses, apo me mire te themi te varferise, shkaktohet shume dhimbje--shume me teper se ajo qe ndihet ne Beograd.”
Svilanovic ka folur pasi ka udhetuar per me teper se dhjete dite neper Serbi. Mendimi i tij eshte se protestat qe po trondisin Serbine do te detyrojne opoziten qe me ne fund te lere me nje ane ndryshimet ndermjet tyre. Me pas ai shpreson se Aleanca per Ndryshime do te kujdeset per paqenaqesine e popullit. Dikush duhet ta beje kete.
Milenko Vasovic eshte nje gazetar ne Beograd.