Dorezimi I Slobos
Marreveshja e paqes per Kosoven do te thote kapitullimi i Serbeve perpara te gjitha kerkesave te NATO-s.
Dorezimi I Slobos
Marreveshja e paqes per Kosoven do te thote kapitullimi i Serbeve perpara te gjitha kerkesave te NATO-s.
Marreveshja per paqen ne Kosove e ratifikuar sot nga Parlamenti Serb do te thote nje kapitullim perpara te gjitha kerkesave qe NATO-ja kishte parashtuar per t'i dhene fund fushates se saj te bombardimeve. Kushtet e kesaj marreveshjeje jane shume me te ashpra sesa ato qe ishin parashikuar nga Marreveshja ne Rambouillet te cilen i njejti Parlament e kishte hedhur poshte dy muaj e gjysem me pare.
Megjithate, marreveshja e re, mbetet thjesht nje dokument kuader per nje zgjidhje politike dhe nuk adreson ceshtjen e krimeve te luftes. Ceshtjes kryesore te zbatimit te marreveshjes do te mund t'i jepet pergjigje vetem gjate javeve te ardhshme.
Marreveshja ben thirrje per nje perfundim " imediat dhe te verifikueshem" te dhunes dhe represionit ne Kosove dhe nje terheqje te verifikueshme te forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake nga provinca sipas nje skeme te shpejte. NATO do te vazhdoje fushaten e saj te bombardimeve deri sa te verifikohet fillimi i terheqjes se trupave.
Sipas nje shenimi te vendosur ne marreveshje, Serbia do te kete ne dispozicion 48 ore per te levizur te gjithe mbrojtjen e saj ajrore nga Kosova dhe 7 dite per te levizur te gjitha trupat. Trupat e larguara nga provinca do te duhet te terhiqen pertej nje linje akoma te papercaktuar duke lene keshtu nje zoone te sigurte ndremjet tyre dhe Kosoves. Detajet e metejshme dhe nje plan preciz per nje terheqje ne disa faza jane lene per t'u diskutuar ne kuadrin e nje marreveshje ushtarake me specifike.
Marreveshja ekzistuese parashikon nje prezence nderkombetare civile dhe ushtarake ne Kosove nen kujdesin e OKB-se te cilat do te dislokohen ne perputhje me nenin 7 te kartes se OKB-se. Marreveshja percakton se do te kete " nje pjesmarrje te rendesishme te NATO-s" ne prezencen ushtarake-qe kjo force do te udhehiqet nga NATO-ja, dhe qe trupat do te veprojne nen nje strukture " kontrolluese dhe komandimi te unifikuar". Pra,duket, se Beogradi dhe Moska jane terhequr persa i perket ceshtjes se nje zone influence te vecante Ruse.
Trupat nderkombetare do te autorizohen te sigurojne nje ambjent te sigurte per te gjithe banoret e Kosoves dhe te bejne te mundur rikthimin e sigurte te te gjithe personave dhe refugjateve ne shtepite e tyre--nje mandat shume me i forte dhe me i percaktuar sesa ai qe parashikohej ne Marreveshjen e Paqes se Dayton e cila shenoi perfundimin e luftes ne Bosnje.
Keshilli i Sigurimit i OKB-se duhet te krijoje nje administrate te perkohshme per Kosoven duke i dhene provinces " nje autonomi substanciale ne kuadrin e Republikes Federale te Jugollavise". Kjo administrate e perkohshme do te synoje te ndertoje institucionet demokratike te vetqeverisjes dhe te vendose kushtet per nje jete normale dhe ne paqe per te gjithe banoret e Kosoves.
Sapo forcat Serbe te terhiqen, disa qindra trupa do te lejohen te kthehen--nen kontrollin nderkombetar--per te kryer kater detyrat e meposhtme: lidhjen me misionet civile dhe ushtarake nderkombetare; sinjalizimin e fushave te minuara; ruajtjen e vendeve te rendesishme te trashigimnise Serbe; dhe ruajtjen e nje prezence ne pikat kryesore te kufirit.
Agjensia kryesore e ngarkuar per mbikqyrjen e rikthimit te refugjateve eshte ,ashtu si edhe ne Bosnje, zyra e Komisionerit te Larte per Refugjatet te OKB-se ( UNHCR). Nderkohe, agjensite humanitare do te lejohen te hyjne te pashqetesuara ne province.
Dialogu politik me synim nje marreveshje mbi autonomine duhet te filloje menjehere, por nuk duhet te vonoje krijimin e institucioneve demokratike te vetqeverisjes. Per me teper, ato duhet te bazohen ne Marreveshjen e Rambouillet, principet e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe carmatimin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
Mbeshtetur edhe ne nje koncept i cili eshte diskutuar ne disa kryeqytete Europiane gjate javeve te fundit, marreveshja gjithashtu i referohet edhe nje pakti stabiliteti per Europen Jug-Lindore. Ajo ben thirrje per mbeshtetjen nderkombetare per te promovuar " demokracine, prosperitetin ekonomik, stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal". Megjithate, ajo nuk permban ndonje premtim specifik.
Ne marreveshje nuk permenden fare krimet e luftes. Megjithate, duke patur parasysh akuzat e ngritura javen e kaluar ndaj Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater prej bashkepunetoreve te tij me te ngushte, ka pak mundesi qe Serbia te perfitoje
nga ndihma nderkombetare per rindertim per aq kohe sa ata do te mbeten ne pushtet.
Christopher Bennett, nje redaktor i vjeter i IWPR, eshte ish drejtor i International Crisis Group ne Ballkan dhe autor i Kolapsit te Pergjakshem te Jugosllavise (Hurst, 1995).