Drejt Rivendosjes Se Nje Gjendje Te Re Te Jashtezakoneshme
Serbia sapo ka hequr gjendjen e luftes ne vend. Ne se nuk ndodh ndonje mrekulli, ajo po shkon drejt nje gjendjeje te re te jashtezakoneshme.
Drejt Rivendosjes Se Nje Gjendje Te Re Te Jashtezakoneshme
Serbia sapo ka hequr gjendjen e luftes ne vend. Ne se nuk ndodh ndonje mrekulli, ajo po shkon drejt nje gjendjeje te re te jashtezakoneshme.
Serbine e pret nje vere e nxehte dhe nje vjeshte akoma edhe me e nxehte. Slobodan Miloshevic, president i asaj cka mbetet tashme nga Jugosllavia - dhe lider i pakontestueshem - ndoshta me se fundi mund te jete vene me shpatulla pas murit.
Ne momentin qe u hoq gjendja e luftes me NATO-n, thirrje per doreheqjen e tij u bene me te shumta. Shume nga keto thirrje vijne nga kritiket dhe kundershtaret e tij te paraluftes te cileve tashme u eshte bashkuar ne thirrjen per ndryshim edhe Kisha Ortodokse e fuqishme Serbe.
Politikanet e opozites te cilet ishin detyruar te qendronin urte gjate muajve te bombardimeve te NATO-s tashme po dalin perseri hapur ne publik. Nje grup intelektualesh te mbledhur nen flamurin e Apelit 50 kane kerkuar publikisht largimin e tij nga arena politike.
Miloshevici gjithashtu po humbet edhe mbeshtetjen nga aleatet e tij te vjeter, perfshire ato forca te cilat e kane ndihmuar ate te vije ne pushtet, dhe qe me vone e kane mbajtur aty neper vite te sanksioneve te forta te OKB-se dhe nje sere disfatash ushtarake te cilat kane shnderruar disa qindra mijera Serb ne refugjate.
Dejan Medakovic, president i Akademise Serbe te Arteve dhe Shkencave (SANU) ka bere thirrje per ndryshim, ashtu si edhe Dobrica Cosic, i cili ka qene bashkautor i memorandumit famekeq te SANU te publikuar me 1986, i cili i hapi rrugen ideologjikisht projektit te Serbise se Madhe te Miloshevicit. Cosic, i cili me vone u be presidenti i pare i Jugosllavise se mbetur dhe qe tani eshte nje editorialist i njohur dhe i respektuar, ka bere thirrje qe Miloshevici te jape doreheqjen dhe te “hape rrugen per ndryshimet e nevojshme”.
Cosic u largua brutalisht nga presidenca pasi nuk ishte dakort me nje plan politik te Miloshevicit per paqen ne Bosnje ne vitin 1993. Pas disa vitesh me grindje te tilla ish aleatet e tij po shnderrohen ne armiq te hapur te tij.
“Ne po e zgjidhnim ceshtjen e Kosoves se bashku me Shqiptaret,” thote ish Presidenti Serb Ivan Stambolic, dikur nje prej miqve me te ngushte te Miloshevicit por qe eshte larguar nga politika fale makinacioneve te tij ne vitin 1987. “Te tjeret e nderprene kete proces me shpate,” i tha ai Radio Free Europe. “Saga e pergjakshme ka bere qarkun e saj te plote gjate 12 viteve te shkuara dhe tani eshte mbyllur.”
Ka pasur kritika me pare, dhe kercenime ndaj autoritetit te tij, por ndryshimi kete rradhe eshte zemerimi publik qe ndjehet prezent. Ekziston nje ndjenje se dikush duhet te quhet pergjegjes per gjithe jetet e humbura, shtepite e shkaterruara , bizneset e mby;lluara , dhe lufterat e humbura gjate ketyre viteve.
Vetem bashkesia e krimineleve dhe elita politike nuk i ndjejne efektet e krizes ekonomike qe ka mberthyer vendin. Me teper se gjysma e fuqise punetore jane papune, dhe ata qe punojne duhet te mbijetojne me nje page mesatare mujore rreth 100 marka gjermane. Pensionistet jane te detyruar te jetojne edhe me me pak te ardhura - ne ato raste kur ka fonde shteterore per te paguar pensionet. Familjet te cilat dikur e perballonin jetesen duke punuar ne nje fare menyre ne tregun e zi tashme e shohin qe edhe kjo menyre nuk eshte me aq fitimprurese.
Rezervistet e ushtrise ne qytetet Kragujevac, Kraljevo, Trstenig dhe Vrbas, te cilet sapo jane kthyer nga Kosova, kane protestuar dhunshem kur u eshte thene se nuk mund te paguheshin per kohen qe kane kaluar ne front. Shume familje kane mbetur pa para ndersa kryetaret e tyre kane qene te thirrur ne radhet e ushtrise. Edhe disa ushtare te rregullt nuk jane paguar ne disa raste qe prej disa muajsh, duke rritur edhe me teper zemerimin qe eshte i pranishem ne rradhet e Ushtrise Jugosllave per humbjen e kaq shume jeteve ne emer te nje kauze e cila qe ne fillim ishte e qarte se nuk mund te fitohej.
Pyetja qe mbetet pa pergjigje eshte: Cili do te dale nga radhet e partise se Miloshevicit per te pretenduar udheheqjen e saj? Akoma nuk ka dale asnje kandidat i mundshem nga brenda radheve te Partise Socialiste ( SPS) ne pushtet.
Opozita Serbe vazhdon te paralajmeroje aleatet e Miloshevicit ne SPS se ata kane “ shansin e fundit” per te shmangur veten e tyre nga ky udheheqes i cili eshte akuzuar per krime lufte te kryera ne Kosove nga Gjykata Nderkombetare per Krime ne Ish-Jugosllavi me qender ne Hage.
Nderkohe, neper te gjithe Jugosllavine kane filluar te qarkullojne peticione te cilat bejne thirrje per shkarkimin e Miloshevicit. Sipas kushtetutes, 100,000 firma do te detyronin Parlamentin Jugosllav te konsideronte mundesine e shkarkimit te tij.
Koalicioni Sumadija eshte ne krye te fushates se peticionit ne Kragujevac se bashku me Aleancen Civile te Serbise (GSS) te opozites. Ne Novi Sas qytet i demtuar rende nga bombardimet e NATO-s, tre grupe te ndryshme jane bashkuar nen flamurin e Aleances se Partive Demokratoke. Partia Demokrative e Zoran Djindjic, partia me e forte e opozites eshte bashkuar gjithashtu me kete fushate.
Parlamenti Jugosllav, i cili perbehet nga deputete nga Serbia dhe Mali i Zi, emeron presidentin Jugosllav dhe Miloshevic ka arsye te besoje qe partia e tij dhe aleatet e perhershem te tij - e majta Jugosllave (JUL), e cila drejtohet nga gruaja e tij Mirjana, dhe Partia ultranacionaliste Radilale e Serbise (SRS)—t’i rezistoje cdo mocioni te paraqitur ne parlament nga organizatoret e peticioneve. Gjysma e parlamentit te Malit te Zi eshte besnike e Kryeministrit Federal Momir Bulatovic, i cili nga ana e tij eshte besnik i Miloshevicit.
Ne kete moment Miloshevici duhet te perballoje perpjekjet per te ndryshua kete balance politike. Ne radhe te pare, ai duhet te ndaloje cdo perpjekje per thirrjen e zgjedhjeve te parakohshme ne Jugosllavi, ne te cilat ai natyrisht do te mundej. Se dyti, ai duhet te parandaloje Malin e Zi nga zbatimi i nje vendimi te meparshem per te ndryshuar perberjen e kontigjentit te Malit te Zi ne parlamentin Jugosllav, duke zevendesuar anetaret ekzistues me deputete besnike ndaj Presidentit Malazes Milo Djukanovic, te cilet jane te gjithe te gatshem per te votuar kunder Miloshevicit.
Pervec opozites Serbe, si Levizja per Riperteritjen Serbe (SPO) e Vuk Draskovic, e cila ka hyre dhe ka dale disa here nga qeveria ashtu dhe SRS e Vojislav Seselj tashme perkrahin thirrjen e zgjedhjeve te reja.
Por ashtu sic thekson zevendespresidenti i Partise Demokratike Slobodan Viksanovic, zgjedhjet e parakohshme do te kene vlere vetem ne rast se mbahen me nje ligj elektoral i cili permbush standartet e Keshillit te Europes dhe nese ato arganizohen nen vezhgimin e nje media te lire.
Pra gjerat ka shume me teper mundesi qe te perkeqesohen se sa te permiresohen. Mundesia tjeter per Serbine eshte qe Miloshevic mund te deklaroje vendosjen e nje gjendje te jashtezakonshme. Ne rast se ndodh kjo, te gjitha shpresat per zgjedhje te lira do te shkaterroheshin.
Askush ne Serbi nuk ka nje pergjigje per ceshtjen se si mund te detyrohet Miloshevici te therrase zgjedhjet e parakohshme dhe te largohet ne menyre demokratike nga pushteti. Miloshevic akoma mbetet ne pushtet, kontrollon forcat e sigurimit, median dhe skenen politike. Ne kete pikpamje, Serbia eshte me larg nje tranzicioni paqesor me ane te votes popullore se sa nga pasojat e paparashikueshme te nje gjendje te jashtezakonshme.
Milenko Vasovic eshte nje gazetar ne Beograd.