Dymbedhjete Arrestime Ne Nje Dite Shenojne Fillimin E Luftes Ndaj Korrupsionit Ne Bosnje.

Me dymbedhjete arrestime brenda nje dite per mashtrim dhe mospagim te taksave Bosnja duket se po godet korrupsionin qe pengon zhvillimin e saj, por skeptiket thone se arrestimet e bera jane vetem nje perpjekje per te qetesuar komunitetin nderkombetar.

Dymbedhjete Arrestime Ne Nje Dite Shenojne Fillimin E Luftes Ndaj Korrupsionit Ne Bosnje.

Me dymbedhjete arrestime brenda nje dite per mashtrim dhe mospagim te taksave Bosnja duket se po godet korrupsionin qe pengon zhvillimin e saj, por skeptiket thone se arrestimet e bera jane vetem nje perpjekje per te qetesuar komunitetin nderkombetar.

Thursday, 10 November, 2005

Gjate ketyre diteve te fundit policia ne te dy entitetet e Bosnjes ka kryer 12 arrestime per mashtrime dhe mospagim taksash. Nderkohe, disa zyrtare dhe kompani te tjera jane akuzuar per abuzime dhe pervetesime te miliarda Markave Gjermane.


Arrestimet dhe akuzat ndaj tyre kane ndodhur dy jave pasi nje ekip Amerikan i kryesuar nga diplomati i karrieres Robert Frowick mberriti ne Bosnje per te hetuar mbi akuzat per korrupsion te gjere, detaje te te cilit jane njoftuar gjeresisht ne The New York Times ne muajin Gusht. Zyrtarisht, prezenca e ekipit Amerikan anti korrupsion nuk ka fare te beje me masat dhe goditjen e dhene gjate ketyre diteve te fundit. Por analistet besojne se arrestimet nuk do te kishin ndodhur kurre ne rast se nuk do te ekzistonte presioni nderkombetar.


Sipas burimeve lokale dhe nderkombetare ne kryeqytetin e Bosnjes Sarajevo, si edhe ne qytetin veri-perendimor te Banja Luka, mberritja e ekipit Amerikan te luftes kunder korrupsionit ka krijuar panik ne rradhet e partive Serbe Boshnjake, Kroate dhe Muslimane ne pushtet. Dhe ne kete klime kane ndodhur edhe vala e arrestimeve dhe akuzave ne te gjithe vendin.


Drejtori i rafinerise se naftes ne Bosanski Brod dhe pese zyrtare te tjere te larte te rafinerise u arrestuan diten e Premte nga policia Serbe e Bosnjes. Keta gjashte drejtues mendohet se kane pervetesuar fonde dhe nuk kane paguar ne buxhetin e Republika Srpska, pjesa Serbe e Bosnjes, nje shume prej rreth 13.5 milion Marka Gjermane ose 7.5 milion dollare detyrime fiskale.


Sipas medias Serbe te Bosnjes, ky arrestim ka qene pjese e nje fushate anti korrupsion te planifikuar dhe urdheruar nga anetari Serbo Boshnjak i presidences tre paleshe te Bosnjes, Zivko Radisic.


Gjate nje takimi te koheve te fundit te Partise Socialiste te tij, Radisic ka paraqitur nje liste prej 82 personash te cilet mendohet te jene te perzier ne korrupsion dhe aktivitete te tjera kriminale. Sipas medias, gjate ketij takimi, Radisic ka ngarkuar ministrat nga partia e tij te hetojne dhe te arrestojne te pakten gjysmen e njerezve te kesaj liste brenda nje jave, dhe pjesen tjeter brenda muajit te ardheshem.


Ne te njejten kohe, biznesi i importimit te naftes ne Federaten Kroato-Muslimane eshte vene gjithashtu nen hetime. Ne nje raportim per qeverine Federale, te paraqitur gjate fundit te javes, zyra federale e taksave ka akuzuar pese kompani qe merren me importimin e naftes ne kete federate, se nuk kane paguar taksa per nje shume prej 26 milion Marka Gjermane ose 14.4 milion dollare. Hetimi eshte akoma ne vazhdim. Te Premten, policia e Sarajevos arrestoi gjashte persona per mashtrime me kredi. Te akuzuarit kishin perfituar kredi ne nje shume prej rreth 1.9 milion Marka Gjermane nga banka SAB e Sarajevos, e cila ka shpallur kohet e fundit falimentimin e saj si pasoje e mos kthimit te kredive nga klientet.


Po te Premten, zevendes presidenti i asamblese kantonale te Herzegovina-Neretva ne jug te Bosnjes, Asim Suta i SDA muslimane, ka akuzuar publikisht nente zyrtare te larte rajonal dhe lokal, Kroate te Bosnjes per perzierje ne privatizim te jashteligjshem dhe aktivitete te tjera kriminale.


Ndersa keto akuza jane pa dyshim ne nje fare menyre te motivuara politikisht, shume analiste e shohin privatizimin e pronave shoqerore apo shteterore si nje nga fushat kryesore te abuzimit. Ne fakt, diplomatet Perendimore kane frike se pa nje vezhgim te rrepte nderkombetar, privatizimi vetem sa do te cimentoje perfundimisht pervetesimin e pronave nga anetare te larte te partive etnike ne pushtet, qe nga koha e luftes ose menjehere pas saj.


Megjithese formalisht, procesi i privatizimit akoma nuk ka filluar, disa nga kompanite me te medha dhe me fitimprurese njoftohet se tashme jane blere nga zyrtare te nivelit te larte Kroat, Serb apo Musliman Boshnjake.


Suta thote se nente zyrtaret e permendur prej tij - ne mes te se cileve edhe prokurori i rajonit, zevendes guvernatori dhe zevendes ministri i drejtesise - kane mashtruar Federaten dhe banoret e saj duke pervetesuar ne menyra te ndryshme nje shume rreth 90 miliarde Marka Gjermane ose 50 miliard dollare. Partia ne pushtet Kroate Boshnjake HDZ, i ka hedhur poshte keto akuza duke thene se ato nuk ishin gje tjeter vecse sulme te pabazuara politike mbi udheheqjen Kroate te Bosnjes dhe nje kercenim per Marreveshjen e Paqes se Dayton.


Meqenese cdo parti etnnike ne pushtet kontrollon te gjitha kompanite e medha dhe institucionet financiare ne territorin e saj, eshte me se logjike se vete udheheqesit e ketyre partive jane te perfshire apo te pakten kane dijeni per keto aktivitete kriminale. Megjithate, deri me sot, asnje zyrtar i nivelit te larte nuk eshte implikuar ne asnje prej etniteteve te Bosnjes, dhe per rrjedhim shume analiste frikesohen se personat e arrestuar se fundi ka mundesi qe te sherbejne vetem si "koka Turku".


Si rezultat i mungeses se transparences ne sistemin financiar te Bosnjes si edhe nje sistemi juridik te paguar keq dhe te kontrolluar nga partite politike, asnje prove nuk eshte paraqitur ne gjykata qe mund te implikoje udheheqes te larte politik.


Njoftime per skandale te reja korrupsioni botohen cdo dite ne median e pavarur, ndersa ne shumicen e rasteve pushteti gjyqesor ka filluar vetem se fundi te hetoje mbi keto akuza. Per me teper, me shenja te qarta te pasurise se tyre te madhe, qe mund te shihen kudo, disa zyrtare tashme kane filluar te frikesohen se edhe disa prova fare te pamjaftueshme nga hetuesit Amerikane mund te nxjerrin ne pah prova te qarta te krimeve te kryera prej tyre.


Si rezultat i prezences se madhe nderkombetare, Bosnja ndryshon nga Kroacia apo Jugosllavia, ku zbulimi i korrupsionit ne te shumten e rasteve nuk denohet, dhe udheheqesit lokal ndoshta mund te denohen per keto veprime te tyre.


Ketu, mediatoret perendimore dhe organizatat nderkombetare kane nje mandat te forte dhe mund te vendosin per aprovimin e ligjeve dhe shkarkimin e zyrtareve apo partive politike. Ne rast se provohen lidhje te forta te udheheqjes se nje partie politike me krimin, ajo parti ndoshta mund te ndalohet te marre pjese ne zgjedhjet e ardheshme.


Janez Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari nga Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists