DYSHIMET MAQEDONASE MBI PLANIN E PAQES

Maqedonasit shqetesohen pasi nje rol me i madh i Natos si fuqi paqeruajtese mund t'i ktheje ata ne protektoratin e trete ne Ballkan.

DYSHIMET MAQEDONASE MBI PLANIN E PAQES

Maqedonasit shqetesohen pasi nje rol me i madh i Natos si fuqi paqeruajtese mund t'i ktheje ata ne protektoratin e trete ne Ballkan.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Tuesday, 4 September, 2001

Ne nje fushate informuese per publikun shfaqet nje ushtar i aleances me nje shenim "mbledhja e armeve" pergjate nje rruge plot me parrulla te cilat shpjegojne misionin dhe tregojne se kjo eshte e vetmja rruge per ta nxjerre vendin ne krye.


Ky spot nga ana e Natos deshiron te percjelle mesazhin se marreveshja e paqes e arritur midis maqedonasve dhe shqiptareve nen vezhgimin e Perendimit do te sjelle nje te ardhme te lumtur. "Fushata do te permbushe detyrimet e saj" thote nje slogan duke konfirmuar se 4.500 ushtaret e aleances do te terhiqen nese respektohet armepushimi.


NATO do te kete sukses ne mbledhjen e armeve dhe vendi nuk do te shnderrohet ne nje protektorat te trete ne Ballkan pas Bosnje Hervcegovines dhe Kosoves.


Raportet fillestare tregojne se operacioni "Korrje te qenesishme" ka permbyllur fazen e pare te tij me mbledhjen e mese 1/3 te totalit prej 3.300 armesh te dorezuara nga luftetaret e UCK.


Pavaresisht nga propaganda e fryre shume maqedonas dyshojne ne nje rol me te qenesishem te Natos ne rastin me te mire - dhe si nje instrument per ndarjen e vendit ne rastin me te keq.


Ndoshta vete fushata per publikun mund te kete patur nje efekt bumerang. "Fushata mediatike", thote nje shofer taksie maqedonas, "tregon se si i konsideron komuniteti nderkombetar maqedonasit. Njelloj sikur ne te jemi te paafte menderisht, ndaj dhe ata po na shfaqin kartone te tille per te kuptuar se sa me fat jemi qe po na ofrojne ndihmen e tyre."


Ne pikun e aktivitetit te komunitetit nderkombetar, parlamenti vendas pritet te rifilloje debatin mbi paketen e reformave pas pezulimit te punimeve nga ana e kryetarit te tij Stojan Andov. Andovi pezulloi punimet e parlamentit per dy dite pasi kerkoi garanci nga ana e Presidentit Boris Trajkovski se te gjithe te shperngulurit nga luftimet do te mund te riktheheshin ne shtepite e tyre brenda 20 diteve. Asambleja u mblodh te henen ndersa pritet qe te votohet per paketen e reformave nga e merkura.


Pak mendojne se marreveshja do te kaloje lehte. Ndersa Trajkovski u ka kerkuar deputeteve ta mbeshtesin ate kryeministri i vijes se ashper Ljubco Georgievski, tha se ajo nuk ofronte zgjidhje per krizen dhe se duhej aprovuar per te shmangur nje perplasje me Perendimin. Debati i deritanishem ka treguar se presidentit i duhet te luftoje per te siguruar 2/3 e maxhorances qe nevojitet per zbatimin e marreveshjes.


Disa ministra evropiane te mbrojtjes dhe te jashtem kane shkuar ne Shkup duke ushtruar presion mbi Georgievskin. Ne te njejten kohe te derguarit e BE dhe te SHBA ne Maqedoni Francois Leotard dhe James Pardew, respektivisht po perpiqen te bindin krahun konservator te VMRO-DPMNE te udhehequr nga ministri i brendshem, Ljube Boskovski. Kjo parti mban 46 nga 116 vende te parlamentit.


Shume shpresojne ne nje ratifikim te pjesshem te marreveshjes dhe mundesisht pa ndryshimet kushtetuese te cilat u japin me teper te drejta shqiptareve, per perdorimin e shqipes si gjuhe zyrtare si dhe rritjen e numrit te shqiptareve ne rradhet e policise.


Nese parlamenti nuk e aprovon planin e paqes roli i Natos pas operacionit "Te korra te qenesishme" do te vihet ne dyshim. Diplomatet perendimore kane hedhur idene e nje shtyrjeje te afatit te misionit ndonese nuk eshte e qarte se ne cfare kushtesh dhe c'lloj mandati.


Sekretari britanik i Mbrojtjes , Geoff Hoon, tha se ne Nato po mbaheshin takime mbi rolin e komunitetit nderkombetar pas perfundimit te operacionit te carmatimit. Shume vete mendojne se komuniteti nderkombetar do te rrise rolin e tij ne ngritjen e nje policie shume-etnike si dhe te rrise numrin e monitoreve nderkombetare.


"Sigurisht qe forcat maqedonase te sigurise kane pergjegjesine kryesore per sigurine. Por problemi qendron nese keto forca do te mund te kryejne detyren e tyre pas nje konflikti te tille," thote Pardew per Reuters.


Per momentin BE dhe OSBE kane 49 vezhgues ne Maqedoni dhe qindra te tjere pritet te shkojne. "Ceshtja qendron ne gjetjen e keshilltareve policore te huaj sic parashikon marreveshja - vetem ata mund te koordinojne patrullat policore" thote Edward Joseph nga grupi nderkombetar i krizave.


Ndersa Nato po shqyrton opcionet Trajkovski ka kerkuar rivendosjen e vezhgimit te kufirit nga patrullat e OKB. "Ne presim qe komuniteti nderkombetar te na ndihmoje per te ruajtur dhe konsoliduar paqen," thote ai "une kerkoj rivendosjen e forces se Kombeve te Bashkuara per Parandalimin e Konflikteve, UNPREDEP, i cili rezultoi si nje mision i suksesshem. Ky mision siguroi paqen duke patrulluar kufijte."


Vezhguesit shpresojne se vendosja e nje force te tille pergjate kufirit me Shqiperine dhe Serbine do te rriste besimin e maqedonasve ne sigurine e kufijve te tyre, do t'i risiguronte ata se Nato nuk eshte force me qellime armiqesore dhe ne te njejten kohe do te zbuste friken e shqiptareve etnike nga ndonje sulm prej forcave maqedonase te sigurimit.


Antonio Milosovski, zedhenes i kryeministrit tha se qeveria do ta mbeshteste zgjatjen e misionit te Natos vetem nese ai do te ndiqte modelin e UNPREDEP.


"Kjo do te jepte dy mesazhe te qarta,," tha ai. "Se pari, nuk do te kishte nje rindarje te kufijve ne rajon dhe se dytiaskush nuk mund te vazhdoje ta perdore territorin e Kosoves si furnizues te grupeve ekstremiste te armatosura ne rajon."


Persa i takon Natos te gjitha opcionet mbeten te hapura perjashto shperthimin e nje konflikti gje qe do te conte ne terheqjen e trupave te saj. Aleanca insiston se nuk ka ndermend te patrulloje pergjate "vijes se gjelber" si rasti i


Kufirit qe ndan komunitetet ne Qipro - qe mbetet shqetesim kryesor per maqedonasit etnike.


Ky opcion nuk perfshihet ne planet e saj thone zyrtare te Natos. Vendimi perfundimtar per rolin e Aleances ne te ardhmen mbetet ne duart e qeverise maqedonase. Ne rast te kundert, sic deklaron nje zyrtar qeveritar " do te ishte katastrofik dhe ne do te perfundonim ne nje protektorat"


Ana Petruseva eshte gazetare e revistes Forum ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists