GJYQI NDAJ MILLOSHEVIQ MUND TË NDAHET

Gjykatësit po mendojnë të ndajnë tre akuzat në përpjekje për të mbajtur nën kontroll këtë cështje “të pakontrollueshme”.

GJYQI NDAJ MILLOSHEVIQ MUND TË NDAHET

Gjykatësit po mendojnë të ndajnë tre akuzat në përpjekje për të mbajtur nën kontroll këtë cështje “të pakontrollueshme”.

Wednesday, 9 November, 2005

Gjykatësit të cilët po gjykojnë Sllobodan Millosheviqin kanë thënë këtë javë se ata janë të gatshëm të ndërpresin një apo dy prej tre akuzave të ngritura ndaj tij, duke treguar kështu një ndjenjë urgjence për gjykimin e këtij rasti.


Ky hap, i njoftuar më 21 korrik, është një përpjekje për të shpejtuar gjyqin e rëndësishëm i cili po zgjatet prej shumë kohësh, dhe që sipas analistëve po del jashtë kontrollit.


Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e akuzave në shkurt për konfliktet në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Tani gjykatësit duket se po shpresojnë që ata mund të sigurojnë dhënien e një vendimi të shpejtë nëse pjesa e mbrojtjes e këtij gjyqi – e cila pritet të fillojë pas pushimit të verës – të ndahet dhe të nisë për vetëm një ose dy prej akuzave.


Më pas, pas arritjes së një vendimi, mund të dëgjohet edhe pjesa e mbrojtjes për akuzat e mbetura.


Gjykatësit i kanë dhënë kohë prokurorisë dhe Millosheviq – i cili po mbrohet vetë – deri më 27 korrik për të paraqitur përgjigjet me shkrim për këtë hap të tyre.


Ky është hapi i fundit në një sërë lëvizjesh dramatike të cilat kanë pasur njoftimin e gjykatësve më parë këtë muaj se ky process gjyqësor kishte nevojë për një rishikim të thellë.


Por vendimi përsëri ka qenë një surprizë për shumicën e vëzhguesve të gjykatës, të cilët kanë qenë më të përqëndruar në zërat se gjykatësit dëshironin të caktonin një avokat mbrojtës për të pandehurin.


Më 19 korrik, gjykatësit kanë përcaktuar një afat të qartë – tetor 2005 – për përfundimin e pjesës së mbrojtjes të procesit ndaj Millosheviq. Kjo datë është llogaritur në bazë të 150 ditëve kohë që i janë dhënë Millosheviqit për të paraqitur mbrojtjen e tij dhe planit të gjykatës për të ndërprerë punën tre ditë në javë pa ndonjë pushim tjetër përvec pushimeve të përcaktuara të gjykatës.


Përvec caktimit të një afati kohor, gjykatësit kanë kërkuar mendimin e prokurorëve rreth cfarë roli mund të luante një këshill avokatësh mbrojtës në këtë gjyq, nëse Millosheviq nuk pranonte të bashkëpunonte me të. Kjo është mundësi shumë e madhe, sepse në paraqitjen e tij të fundit në publik përpara gjykatës më 5 korrik, i pandehuri ka thënë qartë se ai nuk do të pranonte caktimin e ndonjë avokati mbrojtës për të.


Më 21 korrik, gjykatësit kanë thënë se “besimi dhe vendosmëria” e tyre për të përfunduar procesin gjyqësor deri në tetor 2005 i kishte nxitur ata të konsideronin “mundësinë e lënies më një anë të një apo më tepër akuzave”.


Gjykatësit të cilët drejtojnë procesin ndaj Millosheviqit kanë argumentuar prej kohësh se do të kishte qenë më mirë zhvillimi i dy gjyqeve të vecanta – i pari në lidhje me akuzat për krimet në Kosovë dhe i dyti për ato në Kroaci dhe Bosnje.


Por dy vjet e gjysëm më parë prokurorët kanë mundur të bindin dhomën e apelit të gjykatës se bashkimi i akuzave në një proces gjyqësor do të jepte një pamje më të qartë të krimeve për të cilat akuzohet Millosheviq dhe do të kursente shumë kohë dhe para.


Gjykatësit kanë baza ligjore të shëndosha për hapin e tyre më të fundit: në vendimin e tyre për të lejuar me vazhdimin e tre akuzave njëkohësisht, dhoma e apelit i ka lënë të drejtën gjykatësve të ndajnë akuzat, “nëse bëhet e dukëshme që gjyqi po zhvillohet në një mënyrë që nuk mund të kontrollohet më”.


Shumë vëzhgues mendojnë se vendimi i gjykatës për të kërkuar mendimin e palëve për ndarjen e akuzave është një pranim i faktit që ky proces është bërë tanimë i vështirë për tu kontrolluar.


Pjesa e mbrojtjes së këtij procesi gjyqësor, e përcaktuar për të nisur një muaj më parë, është shtyrë në mënyrë të përsëritur për shkak të shëndetit të keq të Millosheviq. Ish presidenti jugosllav po vuan nga lëvizje të shpeshta të tensionit, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të zemrës.


Një raport i paraqitur nga kardiologu i cili e ka ndjekur atë, i bërë publik gjatë seancës së fundit të procesit, ka thënë se shëndeti i Millosheviq do të përkeqësohej sa herë që ai përballet me strese. Doktori ka thënë gjithashtu se megjithëse tensioni ndoshta do të ulet dhe do ta lejojë Millosheviqin të kryejë mbrojtjen e tij, ai mund të rritet përsëri pas fillimit të gjyqit.


Pamja e paraqitur nga ky raport ishte mundësia e një procesi gjyqësor i cili mund të vazhdojë në pambarim, që ndërpritet vazhdimisht nga shëndeti i keqësuar i të pandehurit dhe nga ulja e aftësisve të tij për të përgatitur mbrojtjen. Gjykatësit kanë kërkuar edhe tre raporte të tjera për shëndetin e Millosheviq.


“Gjykatësit po e kuptojnë se në cfarë situate ndodhemi tani – dhe se i pandehuri vuan nga probleme të rënda shëndetësore,” ka thënë një burim nga gjykata. Burimi ka thënë se gjykatësit kanë frikë se këto probleme, së bashku me dëshirën e Millosheviqit për të vazhduar të mbrohet vetë, mund të “rrezikojnë zhvillimin e një procesi gjyqësor të lirë dhe të ndershëm”.


Lëvizja më e fundit e gjykatësve tregon se ata janë të shqetësuar se edhe me prezencën e avokatëve mbrojtës profesionistë, Millosheviq, gjendja shëndetësore e të cilit po rëndohet mund të mos jetë në gjendje të përfundojë mbrojtjen e tij brenda një të ardhme të afërt.


Dhe ajo që shumë njerëz këtu nuk duan ta thonë është se një gjyq kaq i gjatë dhe i shndërrohet në një teatër do të ishte gjithashtu në të mirë të Millosheviq, duke e paraqitur atë në sytë e publikut serb pikërisht ashtu sic ai dëshiron të mbetet në histori – si një martir i kauzës së nacionalizmit.


Gjykatësit do të duhet të konsiderojnë me kujdes se cilat akuza do të lihen më një anë, nëse merret një vendim i tillë.


Ideja e përgjithëshme është se prokuroria ka paraqitur provat më të forta në pjesën e gjyqit e cila ka pasur të bëjë me ngjarjet gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, por akuza për ngjarjet në Bosnje ka edhe akuzën më të rëndë – atë për genocid.


Një vendim për të shtyrë mbrojtjen e Millosheviqit për akuzën për Bosnjen do të shkaktonte pa dyshim një zemërim të madh në ish republikën jugosllave e cila ka vuajtur më tepër gjatë luftës.


Për rrjedhim, gjykatësit po mendohen me kujdes, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë të cilat kanë përpara se të bëjnë ndryshime kaq të rëndësishme në këtë proces.


Por me shtimin e kritikave ndaj procesit gjyqsor si një farsë në të cilin ish udhëheqësit jugosllav i është dhënë shumë rëndësi – dhe me afrimin e afatit përfundimtar për mbylljen e gjykatës – presioni për ti dhënë fund gjyqit të Millosheviq në mënyrë sa më eficiente është pothuajse i prekshëm.


Njerëz të brendëshëm të gjykatës thonë se cështja e vërtetë është “balancimi i ndershmërisë dhe eficiencës”, por theksojnë se “gjykatësit janë absolutisht të vendosur ta përfundojnë këtë gjyq”.


Ana Uzelac është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists