Greqia, Ocalan dhe Shteti ne Hije

Fiaskoja e ceshtjes Ocalan rikonfirmoi fuqine e "parashtetit" ultra-nacionalist qe vazhdon te ekzistoje ne Greqi, dhe kercenon vazhdimesine e politikave pro-Europiane moderne te qeverise.

Greqia, Ocalan dhe Shteti ne Hije

Fiaskoja e ceshtjes Ocalan rikonfirmoi fuqine e "parashtetit" ultra-nacionalist qe vazhdon te ekzistoje ne Greqi, dhe kercenon vazhdimesine e politikave pro-Europiane moderne te qeverise.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Tuesday, 17 May, 2005

"Kush e udheheq kete vend?" pyeste per Greqine ish Kryeministri i atehershem George Papandreou, rreth 35 vjet me pare. Qe prej rrezimit te diktatures ne vitin 1974, apo me mire pas marrjes se pushtetit nga socialistet "progresist" te PASOK-ut ne 1981, Greqia eshte prezantuar si nje demokraci e vertete. Por menyra se si u veprua me ceshtjen Ocalan, i ka shkaterruar papritmas keto iluzione duke e bere pyetjen e Papandreut me aktuale se kurre.


Papandreu e kishte kuptuar qe nje shtet shume i fuqishem ne "hije" ose paralel (parakratos ne Greqisht) diktonte zgjidhjet e tij kunder deshirave te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike. I strukturuar rreth komuniteteve te sigurimit dhe sherbimeve sekrete te vendit, me forcen e tij parapolicore dhe ndoshta edhe paraushtarake, dhe i mbeshtetur nga pallati, ajo makineri e fuqishme ishte garantuesja e "demokracise se kemishes se forces". Kur vendi po rrezikohej nga mungesa kronike e stabilitetit e qeverive politike te mesit te viteve 1960, shteti paralel doli nga erresira e tij dhe mori ne dore frenat e fuqise. Per shtate vjet me rradhe, Greqia u sundua nga diktatura.


Me sa duket, elementet e kemishes se forces mbeten akoma. Ne nje shtet ligjor, urdherat e qeverise per nje ceshtje te rendesise se madhe kombetare duhet te zbatohen pa zhurme, me njehere dhe ne menyre efikase nga administrata, sidomos ne ato raste kur keto ceshtje kane te bejne me elementet te cilat supozohen si me te disiplinuarat, sherbimet e sigurimit dhe agjencite e zbulimit. Vjeshten e kaluar, kur udheheqesi i rebeleve Kurd Abdullah Ocalan u largua nga Siria per te kerkuar nje vend qe do ta strehonte ne Europe, Kryeministri i Greqise Costas Simitis e beri te qarte se Greqia nuk do te perfshihej ne kete ceshtje ne asnje lloj rrethane, pa e vene aspak ne diskutim se Greqia mund te lejonte Ocalanin te hynte ne token Greke. Simitis besonte se perfshirja Greke nuk do te ndihmonte Kurdet, dhe per me teper do te krijonte kushtet per fillimin e nje krize te re serioze ne marredheniet Greko-Turke.


Simitis zbuloi vetem me vone se ne fund te Janarit, Ocalan, udheheqesi i Partise Punetore te Kurdistanit (PKK), ne te vertete kishte qene ne Athine si i ftuar nga disa miq. Por ai nuk do te jete habitur. Ata te cilet ishin te perfshire ne vizite ishin deputete dhe zyrtare politike te emeruar nga vete partia e tij te cilet i perkasin asaj qe zakonisht quhet "krahu patriotik" i PASOK-ut. Ata kundershtojne ne menyre radikale politikat moderne dhe pro Europiane te qeverise se partise se tyre, dhe ne menyre te vazhdueshme i kane kritikuar dhe perpjekur per t`i sabotuar ato. Ne bashkepunim te ngushte me "patriote" te partive te tjera te djathta dhe te majta, si edhe me shume intelektuale dhe biznesmene "te ndjeshem ndaj ceshtjeve kombetare", ata kane treguar shume pak respekt per procedurat demokratike dhe shume shpesh kane zbatuar planet e tyre. Ata besojne se perfaqesojne vetedijen Greke dhe fakti qe veprimet e tyre te deri tanishme kane mbetur pa u ndeshkuar, i kane dhene atyre legjitimitet.


Ilustrimi me i fundit eshte shtyrja e takimit vjetor te gazetareve Grek dhe Turq per paqen dhe miqesine i cili duhet te mbahej ne fillim te muajit Shkurt, ne Komotini, qendra e minoritetit Turk ne Greqi. Qeveria Greke eshte pergjithesisht ne favor te ketyre iniciativave. "Shteti ne hije" nuk eshte, dhe arriti qe universiteti shteteror lokal te mos jepte lejen qe ky takim te mbahej ne ambjentet e tij. Ne vijim, per te treguar "mbeshtetjen popullore" per pikpamjet e tyre, "patriotet" organizuan disa shoqata qe te nenshkruanin nje peticion kunder mbajtjes se ketij takimi, te cilin pastaj disa deputete "patriote" e paraqiten edhe ne parlament. Pati shperthime bombash perpara shtepive te organizatorit te takimit, dhe botuesit te nje gazete lokale ne Alaxandroupolis, si edhe perpara konsullates Turke ne Komotini. Meqenese konsullata ruhej nga police me uniforme dhe vezhgohej me kujdes nga sigurimi i shtetit dhe sherbimet sekrete, pati hamendje rreth nje bashkepunimi te mundshem te tyre.


Mund te jepen me qindra shembuj te tille. Police te akuzuar nga gjykatat per krime te renda (si plane te organizuara per te bere vrasje dhe tortura) kunder Romeve dhe imigranteve, ose qe demonstrojne hapur pikpamjet e tyre jodemokratike, pothuajse fashiste, jo vetem qe nuk u nenshtrohen veprimeve disiplinore sipas ligjit ne fuqi, por ndonjehere rriten ne pergjegjesi duke zene poste te larta drejtuese. Ambasadore dhe police te kufirit mund te mos zbatojne udhezimet e ministrave per t`u dhene viza hyrje Maqedonasve etnike (dhe ish nenshtetas Greke) te cilet deshirojne te vizitojne vendin e tyre te lindjes pas 50 vjetesh.


Te tjere, pa pasur frike nga veprimi i ligjit, nuk zbatojne ligjin Grek i cili i detyron ata te leshojne dokumenta identifikimi te dhena me mandatin e OKB-se, per Turqit etnike pa shtetesi. Zyrtare lokale te Ministrise se Arsimit duket se degjojne me shume koleget e tyre famekeq te "ceshtjeve kulturore" (ish zyrtare te Ministrise se Jashteme por qe njihen se kane punuar si oficere te sherbimit sekret), se sa ministrin e tyre. Ne kete rast, ministri, i cili ne te kaluaren e ka denoncuar publikisht kete "shtet ne hije", u detyrua te bente nje udhetim te vecante ne Thrake per te ndihmuar ne zbatimin e te pakten nje pjese te reformave te tija per mesimin e minoriteteve.


Ne fund te muajit Janar 1996, qe perpara se te konfirmohej nga Parlamenti si Kryeminister, Simitis u kundershtua nga te njejtat "forca patriotike" rreth ceshtjes se nje konflikti te pakuptimte Greko-Turk, mbi ishullin shkembor te pabanuar te Imia (Kardak ne Turqisht), i cili edhe nga pikpamja e sigurimit ishte i pa rendesishem. Nje muaj me pare, ndersa Andreas Papandreu i semure ishte akoma ne fuqi, Turqia e kishte kercenuar sovranitetin e Greqise mbi kete ishull, dhe ky veprim ishte lene ne harrese pa shume zhurme. Me vone, detajet ju dhane shtypit, per te provuar qendrimin pajtues te Simitisit.


Me krenarine e tij kombetare te ashtuquajtur te cenuar, kryetari i bashkise "patriot" i PASOK-ut, i zgjedhur ne ishullin prane te Kalymnos ngriti per here te pare ne histori nje flamur Grek ne Imia. Dy dite me pas, disa gazetare Turq te nje mendjeje me te, e zevendesuan flamurin Grek me ate Turk perpara kamerave te televizionit. Media elektronike Greke i transmetoi keto pamje dhjete here per tu siguruar qe Greket te ndiheshin te ofenduar aq sa te kerkonin hakmarrje. Kriza u menjanua nepermjet nje kompromisi te negociuar nga Amerikanet sipas te cilit asnje flamur nuk do te ngrihet ne ishull.


Por ndjenjat e ofendimit Grek dhe te tradhetise mbeten. Simitis dhe koleget e tij moderniste kaluan me sukses dhe lehtesisht si kongresin e PASOK-ut ashtu edhe zgjedhjet e pergjitheshme te 1996. Por ata nuk paten guximin te pastronin partine e tyre dhe politiken e vendit nga keta elemente autoritar dhe nacionalist ksenofob. Kryetari i Bashkise se Kalymnos, se bashku me disa dhjetra kryetare bashkish te tjere, raciste ndaj Romeve, u emeruan perseri nga PASOK, dhe shumica e tyre fitoi bindshem ne zgjedhjet lokale te 1998.


Te inkurajuar nga retorika nacionaliste dhe populiste e opozites, me teper se nje e treta e deputeteve Greke u perpoqen te benin edhe nje sherbim per vendin e tyre duke kerkuar dhenien azil Ocalanit, armikut numer nje te Turqise. Duke mos perfillur urdherat e drejtperdrejta te qeverise, dhe ne bashkepunim me komunitetin e sherbimeve sekrete Greke, ata projektuan mberritjen e Ocalanit ne Greqi ne fund te Janarit 1999. Pas sjelljes se tij ne Greqi, ata i bene presion qeverise qe ti jepte azil atij.


Qeveria refuzoi dhe u perpoq te gjente nje vend tjeter per udheheqesin e PKK ne Afrike. Gabimi i pare i madh i qeverise Greke ishte se ajo nuk ndoqi te njejten taktike te asaj Italiane, e cila u morr me ceshtjen Ocalan pas mberritjes se tij ne Itali ne menyre te hapur. Mekanizmat e erret punojne nepermjet marrveshjeve sekrete. Nje qendrim i hapur i Greqise do ta kishte minimizuar sigurisht aftesine e "parashtetit" per te ushtruar presion mbi qeverine ose per mos tu bindur urdherave te saj. Ne fakt, 10 dite pas arrestimit te Ocalanit, Greqia nxorri tre bashkepunetoret e Ocalanit me sukses nga ambasada e saj ne Nairobi.


Por ndersa qeveria strehonte Ocalanin ne ambasade, diplomate dhe agjente te sherbimeve sekrete Greke, ne kundershtim me politiken zyrtare, nuk zbatuan urdherat. Perkundrazi, sipas shume njoftimeve, ata duket se kane inkurajuar qendrimin intransigjent te Ocalanit per te refuzuar disa alternativa qe ju ofruan atij duke bere qe te rritej presioni i tij ndaj qeverise Greke ose per ti dhene azil ose per ti gjetur nje vend qendrimi tjeter ne Europe. Keto negociata zgjaten qendrimin e Ocalanit ne ambasaden Greke, dhe u dhane kohe te mjaftueshme shume sherbimeve sekrete per ta lokalizuar ate dhe per te pergatitur perpjekjen e tyre, e cila rezultoi e sukseseshme, per te arrestuar ate. Ata gjithashtu shtuan edhe me konfuzionin qe mbreteronte ne ambasade, duke kontribuar ne organizimin e transferimit te tij per ne aeroport, gje e cila lehtesoi punen e ndjekesve te tij Turq.


Sido qe te dalin detajet e sakta, eshte e qarte se ishte parashteti qe e vuri Greqine ne nje pozicion te padeshirueshem me Ocalanin, dhe qe tani shpertheu nje krize qeveritare shume te desmshme per Greqine, marredheniet Greko-Turke, dhe per qendrimin Europianizues dhe te moderuar te Simitisit. Tre ministra-Ministri i Jashtem Theodore Pangalos, Ministri i Brendshem Tasos Papadopoulos, dhe Ministri i Rendit Publik Nikos Petsalnikos-u detyruan te jepnin doreheqjen, dhe kryeministri dhe partia e tij do te perballohen me nje kongres partie ne Mars i cili ka mundesi te sjelle edhe rrjedhje gjaku te tjera brenda partise.


I gjendur nen presion per shkak te politikes se tij shtrenguese fiskale qe synon hyrjen e Greqise ne bashkimin monetar Europian, qeveria gjithashtu perballohet me sproven e rendesishme te zgjedhjeve per parlamentin Europian ne Qershor. Kryeministri me se fundi premtoi se do te pastroje partine e tij nga "ultra-nacionalistet koke nxehte" te cilet, sipas Pangallos, kane nje ideologji te ekstremit te djathte. I sulmuar nga te gjitha anet, perfshire edhe partine e tij dhe median e fuqishme e cila tradicionalisht e ka perkrahur ate ne qendrimet e tij modernizuese, keto hapa mund te jene shume pak dhe teper vone si per Simitis ashtu edhe per demokratizimin e thelle dhe te shume pritur te Greqise.


Panayote Dimitras eshte zedhenes i Grupit te Helsinkit te Monitorimit te te Drejtave te Minoriteteve dhe dhenes leskionesh ne Universitetin Qendror Europian.


Frontline Updates
Support local journalists