Grindjet E Brendeshme Behen Serioze
Tensionet dhe cmimi ne rritje per luften kane intensifikuar mosmarreveshjet ndermjet Shqiptareve te Kosoves, duke komplikuar keshtu te ardhmen e nje administrate Kosovare.
Grindjet E Brendeshme Behen Serioze
Tensionet dhe cmimi ne rritje per luften kane intensifikuar mosmarreveshjet ndermjet Shqiptareve te Kosoves, duke komplikuar keshtu te ardhmen e nje administrate Kosovare.
Ndersa endrra per te jetuar te lire nga shtypja Serbe duket se eshte prane realizimit, komuniteti Shqiptar i Kosoves eshte thellesisht i percare, me pasoja qe mund te jene tragjike.
Ajo qe deri pak kohe me pare ka qene nje shoqeri patriarkale dhe shume e disiplinuar eshte kthyer permbys nga lufta. Per rreth dhjete vjet, ndersa Shqiptaret e Kosoves duronin drejtimin me stil apartaid ne heshtje, udheheqesi i padiskutueshem i tyre ka qene pacifisti Ibrahim Rugova.
Por ndersa fillimi i luftes u shnderrua ne prioritet, keta politikane te cilet kane udhehequr rezistencen pasive ndaj regjimit Serb jane gjendur gjithnje e me te menjanuar.
Po ti hedhesh nje sy shtypit ne gjuhen Shqipe dhe sharjeve qe shkembehen midis paleve do te kuptosh shkallen e armiqesise ndermjet dy kampeve--besniket e Rugoves dhe Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK).
Hashim Thaci, udheheqesi politik i UCK-se i cili eshte caktuar ne postin e kryeministrit te qeverise se perkoheshme te Shqiptareve te Kosoves ne vijim te bisedimeve ne Rambouillet, i referohet Rugoves si kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK). Ai nuk pranon ta quaje ate president te Republikes se vete shpallur te Kosoves--pavaresisht zgjedhjes se tij ne ate post per dy here me rradhe--dhe ka perjashtuar krejtesisht nje rol politik per te ne te ardhmen.
Disa perkrahes te tjere te UCK-se kane shkuar me larg duke e quajtur Rugoven si bashkepunetor si rezultat i takimeve te mbajtura prej tij me Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, megjithese ato kane ndodhur nen shtrengimin e regjimit. Ata mendojne se cmimi per kete "bashkepunim" duhet te jete vdekja, nje fat i cili tashme i ka ndodhur edhe Shqiptareve te tjere te cilet jane konsideruar si tradhetare nga UCK-ja.
Mbrojtesit e Rugoves i jane pergjjigjur UCK-se duke ja hedhur kryesisht fajin UCK-se dhe Thacit, per kontributin e tyre fillimisht ne shperthimin e hapur te dhunes ne province, dhe pastaj te luftes.
Ata argumentojne se hedhja poshte nga ana e Thacit, fillimisht, e marreveshjes ne Rambouillet, ka luajtur ne favor te Miloshevicit duke i dhene atij tre jave kohe per "te futur 40,000 trupa ne Kosove dhe pergatitur ata per spastrimin etnik". Qendrimi radikal i UCK-se ka zevendesuar qendrimin paqesor qe Rugova ka ndjekur dhe pergatitur per vite me rradhe.
Nderkohe, ne pergjigje te akuzave te UCK-se ndaj Rugoves, disa e citojne ate te kete thene nje shokut te tij, perpara se Serbet ta merrnin "peng": "Femijet e mij nuk do te largohen nga Prishtina deri sa edhe femija i fundit Shqiptar te jete larguar".
Mbeshtetesit e Rugoves besojne se UCK-ja ka uzurpuar pushtetin ne vijim te bisedimeve te Rambouillet dhe se ne mungese te nje votimi popullor, qeveria e perkoheshme qe ajo ka formuar nuk ka nje mandat demokratik.
Ata gjithashtu thone se UCK-ja po perpiqet te shkaterroje arritjet e Rugoves ne ndertimin e institucioneve ne Kosove gjate dhjete viteve te fundit: krijimi i nje infrastrukture shteterore paralele, mbajtjen e nje referendumi per pavaresine dhe dy zgjedhje.
Per shkak te mungeses se maturise politike ne mes te Shqiptareve te Kosoves, shume analiste frikesohen se lufta e brendshme per pushtet dhe bashke me te edhe kursi politik i ardhshem i provinces do te percaktohen me mjete te dhunshme.
Pavaresisht perpjekjeve te UCK-se per te nxire reputacionin e tij, Rugova gezon akoma nje perkrahje te madhe ne mes te Shqitpareve te Kosoves dhe atij ju be nje pritje e ngrohte nga disa mijera bashkeqytetare te tij duke brohoritur emrin e tij gjate nje vizite te koheve te fundit ne nje kamp refugjatesh ne Maqedoni.
Megjithate, turma therriste edhe "UCK, UCK".
Per nje fare kohe, fjalet Rugova dhe UCK u duk se po shkonin mire se bashku. Ne prag te gjakderdhjes se pare te madhe ne Kosove ne fund te Shkurtit dhe fillim te Marsit te vitit 1998, per shembull, refreni me i degjuar ishte: " Rugova, UCK".
Demonstruesit mendonin se lufta e Shqiptareve per nje Kosove te pavarur do te fitonte ne se paqesori Rugova shihej si ana e bute e levizjes dhe UCK-ja si pjesa e forte e saj. Tani, megjithate, fjalet "Rugova" dhe "UCK" duken si te pa pajtueshme.
Ne menyre te rrezikeshme, te dy fraksionet tani kane mundesi per fonde dhe arme. Nje burim prane UCK-se thote se cdo Shqiptar i diaspores mund te zgjedhe vete ne se deshiron te kontribuoje per arken e UCK-se, apo te Rugoves dhe se shume prej tyre mbeten pro Rugoves si gjithnje duke refuzuar te nderrojne anet dhe besnikerine e tyre.
Vuajtjet qe kane kaluar Shqiptaret gjate vitit te fundit nuk kane mundur te ngrene ura lidhese ndermjet fraksioneve te ndryshme rivale. Ne fakt, ajo eshte thelluar edhe me teper, duke dhene me teper material per akuza dhe-ndersa rikthimi ne Kosove te behet realitet--te ofroje te gjitha palet me prospektin e ndarjes se pushtetit te vertete politik dhe pergjegjesive.
Autori eshte nje kontribues i rregullt i Institute for War & Peace Reporting emri i te cilit nuk behet publik.