Harruesit Festojnë në Prishtinë

Kur Kosovarët festonin çlirimin ata kanë harruar të ftojnë NATO-n.

Harruesit Festojnë në Prishtinë

Kur Kosovarët festonin çlirimin ata kanë harruar të ftojnë NATO-n.

Ekipet e televizioneve Kosovare kanë përgatitur kamerat e tyre, bandat përgatiten për një seri koncertesh dhe punonjësit lokal të punësuar nga administrata ndërkombëtare kanë marrë një ditë pushim.


Festimi javën e kaluar i Ditës së Pavarësisë - dita kur NATO formalisht i ka dhënë fund konfliktit të vitit 1999 - ka qenë një ngjarje e madhe për kalendarin e Kosovës.


Ndërsa po binte mëngjesi, rrugët filluan të mbusheshin me të rinj. Zyrtarisht, kjo ditë shënon fundin e një dekade të represionit Jugosllav; në mënyrë jozyrtare Kosova feston fundin e një shekulli represioni nga një rregjim apo tjetër.


Një përzierje optimizmi dhe dëshpërimi ka mbizotëruar mbi turmën e cila ishte mbledhur për të përkujtuar rrëzimin e sundimit Serb dy vjet më parë. Por kujtimet e ngjarjeve në fakt duket se janë zbehur.


Ndërsa mund të ketë të rinj të cilët nuk kujtojnë këtë të kaluar ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë vendosur të harrojnë ata që kanë çliruar kryeqytetin dhe atdheun e tyre.


Në vend të NATO-s, është Ushtria Clirimtare e Kosovës e cila po merr meritat për largimin e Serbëve.


Ka qenë hyrja e Perëndimit në Kosovë e cila ka çliruar vendin, megjithatë Perëndimi ka munguar në festimet dhe përkujtimet.


Brenda një viti tjetër, jam i sigurtë, se unë do të jem një ndër të paktët njerëz të cilët do të kujtojnë rolin e NATO-s në çlirim. Të huajt nuk duket të jenë shqetësuar shumë nga përjashtimi i tyre nga ngjarja e ditës, duke parë ndërsa një komb i tërë ka harruar me paramendim.


Ka disa arësye të mundëshme për këtë humbje të memorjes. Ndërsa priten zgjedhjet më vonë këtë vit politikanët duket se janë të vendosur ti bëjnë jehonë ndjenjave nacionaliste dhe të patriotizmit. Zvogëlimi i rolit të NATO-s pa dyshim zmadhon rolin e të tjerëve.


"Historia në Ballkan bazohet në mitologji," thotë Maikëll Dekster, i cili drejton zyrën e arsimit të OKB-së në Kosovë. Dhe kështu duket se më 11 Qershor Kosovarët kanë nisur të rishkruajnë historinë.


Duke bërë këtë gjë, ata po harrojnë vetë njerëzit të cilët i kanë bërë të mundura këto festime. Unë vetëm mund të shpresoj se gazetarët e rinj të cilët ndjekin këto ngjarje do të kujtojnë forcat e dedikuara të cilat i kanë lejuar ata të ndjekin jetën e tyre të re dhe liritë e reja.


Do të mjaftonte të dëgjoja një nga stacionet e reja televizive të thotë "Faleminderit NATO".


Dukagjin Gorani është kryeredaktor i stacionit televiziv Kosovar KTV-Koha Vizion.


Frontline Updates
Support local journalists