Instikti I Mbijeteses

Per te mbetur gjalle ne Kosove, Shqiptaret po perdorin mjete gjeniale, duke hapur vrima ne mure, duke u fshehur neper cati, dhe duke shpresuar per femijet e tyre. Megjithate, shume kane humbur.

Instikti I Mbijeteses

Per te mbetur gjalle ne Kosove, Shqiptaret po perdorin mjete gjeniale, duke hapur vrima ne mure, duke u fshehur neper cati, dhe duke shpresuar per femijet e tyre. Megjithate, shume kane humbur.

Saturday, 15 May, 1999

Per te mbetur gjalle ne Kosove, Shqiptaret etnike po shfytezojne nje sere masash emergjente ndersa kushtet ne provincen e shkaterruar nga lufta vazhdojne te perkeqesohen.


"Gjate muajit te kaluar femijet tane kane marre rolin e prinderve ndersa ne, te rriturit, kemi marre rolin e femijeve," shpjegon nje nene 35 vjecare e tre femijeve ne moshe nga pese deri nente vjecare.


E ulur ne shtepine e saj te re, nje cader ne kampin e refugjateve te ngritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, familja e saj dhe dy familje te sapo mberritura nga Prizreni tregojne se si kane mbijetuar ne Kosove gjate muajit te pare te fushates se bombardimeve te NATO-s, duke u fshehur neper cati dhe bodrume, dhe duke levizur nga nje shtepi ne tjetren per te shpetuar si nga ushtaret Jugosllave ashtu edhe nga Serbet vendas.


Duke degjuar se disa familje ishin drejtuar per nga kufiri verior i Shqiperise ne Morine, familjet u bashkuan me nje karvan prej rreth 7,000 vetesh i cili kaloi ne Shqiperi te Premten, me 30 Prill. Pervec se ju konfiskuan bizhuterite, parate, dhe dokumentat e identifikimit nga rojet kufitare Serbe, familjet kaluan kufirin pa ndonje problem te madh.


"Ne kishim frike te largoheshim sepse ata po i merrnin burrat dhe i detyronin grate te ofronin veten e tyre seksualisht ne shkembim te kalimit", tha nje nene 50 vjecare e dy femijeve. Meqenese te gjithe kane lene pas anetare te familjes ne Kosove, ata nuk


duan qe emrat e tyre te publikohen. Si djali ashtu edhe vajza e saj, megjithate, jane larguar nga Kosova tre muaj me pare per ne Londer dhe Gjeneve.


"Cdo nate Ushtria Jugosllave e shoqeruar nga civile Serbe vendas, vinin dhe trokisnin ne deren tone dhe pyesnin ku ishin fshehur burrat tane," shpjegon nena 35 vjecare ne emer te te dyja familjeve.


Zyrtaret ushtarake dhe civilet Serbe kerkonin neper shtepite tona sistematikisht. Burrat Shqiptare te cilet i gjenin i merrnin dhe i detyronin te germonin kanale gjate dites dhe i perdornin si mburoja njerezore gjate nates. "Ata morren djalin tim 18 vjecar dhe rreth 15 te rinj te tjere me 24 Prill," tha nje baba 60 vjecar i kater djemve.


"Ata i veshen me uniforma te vjetra te Ushtrise Jugosllave dhe i detyruan te germonin kanale brenda qytetit dhe neper rruget kryesore." Per nje muaj rresht atyre nuk i kane dhene as uje dhe ushqim te mjaftueshem.


"Ne kishim frike te largoheshim nga shtepite tona," tha nena e tre femijeve. "Dilema ishte se ke te dergonim te mbante rradhe per buke ne mengjes," shton burri i saj.


"Nuk mund te dergonim vajzat tona jashte nga frika se cfare mund tu benin Serbet dhe nuk mund te dergonim as djemte nga frika se mos i merrnin Serbet".


Te ulur ne cader, femijet e te tre familjeve degjonin me durim ndersa prinderit e tyre tregonin ndodhite e nje muaji. Nje vajze e vogel ne moshe 8 vjecare buzeqeshte sa here qe prinderit e saj tregonin se si ata kishin vrapuar nga bodrumi ne cati dhe, kur ishte e nevojeshme, neper shtepite e fqinjeve. Ishte shume e ngjashme me lojen ku jam fshehur, vetem se pasojat e te gjeturit ishin ndoshta tragjike.


"Ne mbeshteteshim te femijet per te kaluar diten. Ata na mbajten gjalle me optimizmin e tyre per te ardhmen," thote nena e te treve.


Nje nate ata pane se si fqinje i tyre se bashku me djalin u morren nga serbet. Nje dite tjeter, Serbet erdhen dhe morren djemte e rinj ndersa po mbanin rradhen per te blere buke.


"Tre nga djemte e mij u morren ate nate," tha babai 60 vjecar. I pyetur se cfare dinte per vendin se ku mbaheshin, ai ul syte ne toke ne dyshemene e mbuluar me batanije dhe thote: "Ata ose jane ne duart e Serbeve ose, ne se kane shpetuar prej tyre, ndoshta po luftojne ne rradhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves."


Cdo nate televizioni Serb informonte Serbet lokale se ku mund te merrnin buke, uje, vaj ushqimor dhe sende te tjera te konsumit. Disa Shqiptare etnike merrnin rrezikun te beheshin si Serbe dhe te merrnin ushqime.


"Pjesa me e madhe prej nesh flasin Serbisht dhe do t'ua kishin hedhur atyre duke u shtirur si Serbe vetem per te marre ushqime ose uje, por civilet Serb vendas na trgonin me gisht tek autoritetet," tha nena 35 vjecare.


Autobuset nga pika kufitare e Morines mberrijne ne qendren e qytetit me refugjate te tjere nga Kosova. Ata qe kane mberritur me pare mblidhen rreth autobuseve duke bere shume pyetje per te ardhurit e rinj me shpresen se do te shikojne ndonje te aferm te tyre.


Armendi, 21 vjec, nga Prizreni eshte ne mes te te ardhurve te rinj. Gjate muajit te kaluar ai ka mbijetuar duke kaluar nga nje shtepi ne tjetren nepermjet vrimave te cilat ai dhe fqinjet e tij kishin hapur ne muret e gjashte shtepive te ngjitura me njera tjetren.


"Kur Serbet mesuan per vrimat, shpertheu paniku dhe u shperndane te gjithe," tha ai. Armend shpetoi duke u fshehur nen nje batanije ne nje rimorkjo te terhequr nga nje traktor. Ai nuk kishte as nje lajm per prinderit dhe dy vellezerit e tij.


Fron Nazi eshte nje editor i vjeter i Institute for War and Peace Reporting.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists