Intermexo e Racanit Mund të Jetë e Shkurtër

Kryeministri Kroacisë mund të jetë ndihmuar prej mocionit të votbesimit në parlament, por në pikëpyetje mbetet kompetenca e tij.

Intermexo e Racanit Mund të Jetë e Shkurtër

Kryeministri Kroacisë mund të jetë ndihmuar prej mocionit të votbesimit në parlament, por në pikëpyetje mbetet kompetenca e tij.

Kryeministri kroat Ivica Racan ka siguruar pak hapësirë për frymëmarrje pas një vote jetëdhënëse në parlament. Por dyshimet mbeten nëse ai me te vërtetë zotëron atë çka i duhet për të nxjerrë vendin nga tranzicioni drejt shkuarjes në familjen evropiane. Për më tepër a do që ta bëjë këtë gjë së shpejti?


Pas një debati të gjatë në 15 korrik, deputetët e lodhur mbështetën vendimin e qeverisë së Racanit për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës dhe ekstraduar dy oficerë ushtarakë të akuzuar për krime lufte. Nëntëdhjetë e tre deputetë votuan në favor të qeverisë dhe 36 kundra. Partneri i koalicionit qeveritar të Racanit Drazen Budisa, presidenti i mëparshëm i Partisë Social-Liberale Kroate and shkaku kryesor i krizës parlamentare, nuk ishte i pranishëm në parlament për votën.


Testi i parë për qeverinë erdhi mes një kryengritje të vërtetë politike shkaktuar nga rezistenca e krahut të djathtë për të bashkëpunuar me Hagën dhe nga opozita e përsëritur e Budisës për veprimet e partisë kryesore të koalicionit në pushtet, Partisë Social Demokrate të Racanit (PSD).


Pas javëve me trazira përsa i përket akuzave të Hagës, Racani duket te ketë shënuar një fitore të rëndësishme afatshkurtër. Në këtë udhë e sipër, ai arriti të mënjanojë edhe Budisën, papajtueshmëria e së cilit u pa si një pengesë kryesore në qeverinë që përndryshe ishte e bashkuar dhe efikase.


Pac mocionit të votbesimit, qeveria nuk do sfidohet në të njëjtën formë për të paktën gjashtë muaj. Kjo do ta ndihmojë pozicionimin e Racanit dhe përforcojë disa nga vendimet e tij të ardhëshme - rënien dakort për çështjet kufitare me Slloveninë, veçanërisht përsa i takon çështjes mjaft të debatuar të Gjirit të Piranit. Kjo e fundit mund të jetë çështja tjetër për të zemëruar opozitën dhe partnerët e mbetur në koalicionin qeveritar.


Euforia fillestare me te cilën u përshëndet humbja e administratës së mëparshmë të HDZ-së 18 muaj më parë, është zëvendësuar me kritikë të hapur për autoritetet e reja, edhe pse Racani vetë duket t’i ketë shpëtuar publicitetit negativ. Duket se qeveria e tij ishte krejt e papërgatitur për sfidat e lidershipit.


Kjo u bë edhe më e habitshme për faktin se Racani nuk ishte i sapoardhur në drejtimin shtetëror. President i PSD-së, varianti kroat i komunistëve të reformuar, Racani ka qenë politikan për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke i ngjitur ngadalë shkallët e piramidës partiake që nga mesi i viteve 60-të. Karriera e tij filloi në nivelet e ulëta të Partisë Komuniste të Kroacisë. Dhe përveç një periudhe të shkurtër si asistent në një institut kërkimor në Zagreb, përvoja e tij politike bazohet kryesisht brenda strukturave partiake.


Sidoqoftë ekziston ndryshim i madh mes drejtimit të një partie komuniste në një sistem totalitar, sado dekadent dhe i paaftë të dukej në vitet 1980-të, dhe të qenit kryeministër i një vendi të vogël në tranzicion, i cili aspiron të bëhet një partner Evropian i mundshëm në të ardhmen e afërt.


Forma e punës duhet të jetë e ndryshme dhe kërkesat e shoqërisë në përgjithësi nuk janë të krahasueshme. Veprimtaritë e hierarkisë komuniste kërkonin marrëveshje të bëra prapa kuintave dhe larg syrit të publikut dhe ato kryheshin me indiferencë të plotë përsa i takon publikut. Veprimet e ndërmarra nga kryeministri në republikën e re janë rritshëm subjekt i hetimeve të medias, politikanëve dhe popullsisë në tërësi, e cila kërkon udhëheqje (leadership) të qartë dhe të vendosur.


Edhe pse Racani u përpoq, për qëllimet e fushatës të vitit 2000, të paraqiste veten si një politikan evropian modern, koha e lirë e të cilit kalohet me pikturim amator, një anë tjetër më pak artisitike e karakterit të tij u bë më e dukshme kur erdhi në pushtet.


I ngadaltë dhe i pavendosur, Racani tani shihet si një burokrat tipik që ngurron të marrë përgjegjësi për vendimet politike dhe që i mungon vizioni koherent për zhvillimin e vendit. Si me rastin e akuzave të Hagës, ku ishte e mjaftueshme të respektoje ligjet ekzistuese dhe të merrje përgjegjësinë për vënien e tyre në zbatim, Racani vendosi të transferojë përgjegjësinë për këtë në anëtarët e kabinetit të tij.


Kur katër ministra të partisë social-liberale dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në përputhje me rekomandimet e Budisës, Racani kërkoi një mocion votbesimi në një përpjekje të mëtejshme për të lëvizur përgjegjësinë, këtë herë drejt parlamentit.


Jo si Presidenti Stipe Mesiç që me deklaratat publike të qarta, të shkurtëra dhe në kohë linte shumë pak dyshim për mbështetjen e tij të zbatimit të ligjit, Racani tregoi lëkundje për të vepruar forcërisht në mbështetje të bashkëpunimit me Hagën ose për të pranuar përgjegjësinë e plotë për këtë politikë.


Ky ndryshim që iu premtua elektoratit në fillim të vitit 2000 rezultoi në asgjë. Racani ka bërë pak gjëra me vlerë për të shkatërruar trashëgiminë e Tuxhmanit në politikë apo në shoqëri në përgjithësi. Arsyet prapa formës së kujdesshme të veprimit zakonisht interpretohen si një shpërblim i mundshëm për anëtarët e HDZ-së të cilët, gjatë periudhës 10 vjeçare ne drejtim, e lanë PDS-në dhe Racanin pothuajse të vetmuar.


Në Kroaci, është e nevojshme të procedohet me ritme të shpejta për reformën. Këto reforma kërkojnë vullnetin politik për të vënë në zbatim ndryshimet strukturore. Fillimisht buxheti i shtetit duhet shkurtuar radikalisht. Tani për tani, 55% e tij i kushtohet shpenzimeve publike. Reforma e sistemit ekonomik dhe gjyqësor, shkurtime serioze në numrin e personelit adminstrativ dhe juridik, hyrja e ligjeve më të mira tatimore dhe privatizimi radikal do ta transformonin Kroacinë nga një parti-shtet e modës së vjetër dhe i korruptuar në në vend modern, efikas, jo të shtrenjë dhe me orientim progresist evropian.


Kryeministri dhe kabineti i tij duhet të ndryshojnë mënyrën me të cilën praktikohet qeverisja e përgjegjshme. Të reformosh veten dhe të bëhesh anëtar i komunititetit evropian të kombeve, Kroacisë i duhet të take hapa me të guximshëm dhe po ashtu aftësitë drejtuese të Racanit duhen përmirësuar tepër shumë.


Andrea Feldman është historian në Zagreb dhe Sekretar Ndërkombëtar i Partisë Liberale.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists