Ish-Luftëtarët Pastrojnë Dëborën

Militantë Shqiptarë ngacmojnë ish shokët e tyre të luftës të cilët tani po kryejnë detyrat e kohës së paqes.

Ish-Luftëtarët Pastrojnë Dëborën

Militantë Shqiptarë ngacmojnë ish shokët e tyre të luftës të cilët tani po kryejnë detyrat e kohës së paqes.

Tuesday, 6 September, 2005

Trupat Mbrojtëse të Kosovës krijuar së fundi (TMK) muajin e kaluar kryen detyrën e parë të periudhës së paqes - duke pastruar rrugët e Prishtinës nga dëbora.


Pjestarët e linjës së ashpër të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UÇK) - e cila përbën pjesën kryesore të TMK-së - kanë vënë në lojë heroin e luftës Ramush Haradinaj dhe ish luftëtarë të tjerë që kanë punuar në "Operacionin Dëbora".


Lëvizja për Çlirimin Kombëtar të Kosovës (LKÇK) - e konsideruar si një nga krijuesit e UÇK-së, argumenton se transformimi i grupit rebel në një forcë civile do të thotë abandonim i qëllimeve të tij. Një njësi e tërë e UÇK-së nga Podujeva ka preferuar të shkrihet në vend që të bashkohet me TMK-në.


Transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar në qershor të vitit 1999 pas firmosjes së Marrëveshjes së Demilitarizimit nga lideri i atëhershëm politik, Hashim Thaçi, dhe komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Majk Xhekson.


Në Janar, Bernar Kushner dhe komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali Klaus Ranhard, kane emëruar 44 oficerë të TMK - që të gjithë ish komandantë të UÇK-së. Uniformat dhe shenjat dalluese të gradave janë menduar për të reflektuar natyrën civile të organizatës së re. Vetëm Agim Çeku, komandanti i TMK-së dhe ish udhëheqësi ushtarak i UÇK-së, ka marrë një gradë ushtarake - atë të gjeneralit.


Detyrat në kohë paqeje të TMK-së do të përfshijnë edhe riparimin e shërbimeve kryesore publike, duke kryer shërbime emergjence në raste fatkeqësish dhe duke vepruar ne mbështetje të shërbimeve civile.


Ndryshimi i UÇK-së në një forcë civile ka përbërë një zgjidhje më të pranueshme për komunitetin ndërkombëtar të problemit të disiplinimit të forcës guerrilase. çdo përpjekje për të çarmatosur me forcë apo për të nxjerrë jashte ligji UÇK-në do të ishin përballur me një reagim armiqësor.


Fillimisht pa dëshirë, udhëheqja e UÇK-së brenda Kosovës dhe jashtë vendit kryesisht ka bashkëpunuar për krijimin e një force civile nga rradhët e luftëtarëve guerrilas.


Pëllumbat në rradhët e UÇK-së thonë se TMK-ja është e vetmja strukturë autentike shqiptare në Kosovën e pas luftës. Ata argumentojnë se strukturat e vjetra të komandimit mbeten të paprekura në kuadrin e TMK-së, dhe nëse do të jetë përsëri nevoja, organizata ushtrarake mund të aktivizohet shumë shpejt.


Për momentin, pushtetin në Kosovë e kontrollon administrata ndërkombëtare. Thaçi, i cili kryeson fraksionin bashkëpunues të UÇK-së, ka pranuar këtë fakt dhe duke bërë një gjë të tillë ka forcuar pozicionin e tij brenda udhëheqjes së guerrilasve, duke lënë më një anë skifterët. Së bashku me Çekun, tanimë Thaçi ushtron kontroll te padiskutueshëm ndaj UÇK-së së reformuar dhe shtabit të saj të oficerëve.


Administrata ndërkombëtare deri më tani është përpjekur të mos përkrahë asnjërin prej udhëheqësve Shqiptarë. Por Thaçi dhe Çeku kanë pas tyre një organizatë të vërtetë dhe të respektuar shqiptare. Kjo u jep atyre shumë peshë në bisedimet me organizmat ndërkombëtare dhe në luftën kundër skifterëve në rradhët e komunitetit të tyre.


Shkalla e autoritetit të tyre ilustrohet ndoshta akoma më mirë nga "Operacioni Dëbora". Vetëm pak muaj më parë vetëm dikush shumë i guximshëm ose jo normal do të kishin guxuar të mendonin se guerrilas si Haradinaj do te pastronin dëborën në rrugët e Prishtinës.


Ismet Hajdari është gazetar i Radios Europa e Lirë i vendosur në Pragë.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists