KANDIDATI PA ILUZIONE

Ai mund te jete kandidati presidencial i ish partise ne pushtet - por Velimir Bata Zhivojinoviq e di se nuk ka asnje shans per te fituar.

KANDIDATI PA ILUZIONE

Ai mund te jete kandidati presidencial i ish partise ne pushtet - por Velimir Bata Zhivojinoviq e di se nuk ka asnje shans per te fituar.

Tuesday, 6 September, 2005

Aktori i njohur i kinematografise Serbe Velimir Bata Zhivojinoviq e di se nuk ka asnje shans per te fituar zgjedhjet presidenciale te 29 Shtatorit, por kandidatura e tij eshte teper domethenese sepse partia e tij, Partia Socialiste e Serbise, SPS, shpreson se ky hap do te ndihmoje ate te distancohet nga ish drejtuesi i saj Sllobodan Millosheviq dhe gruaja e tij e pushtetshme, Mirjana Markoviq.


Muajin e kaluar, komiteti drejtues i SPS ka vendosur te mos pranoje udhezimet e leshuara prej Millosheviqit nga qelia e tij e burgut per te mbeshtetur Vojisllav Sheshelj, drejtuesin e Partise Radikale Serbe, SRS, si kandidat ne zgjedhjet presidenciale.


Shume anetare te SPS kane dyshuar se Markoviq, duke dashur te shtoje influencen e saj brenda partise se burrit, ka vendosur te mbeshtese kandidaturen e Sheshelj. Ky hap ka percare partine, dhe disa nga anetaret e saj nacionaliste kane vendosur te mbeshtesin politikanin ultra nacionalist.


Percarjet ne gjirin e SPS jane bere te dukeshme menjehere pas transferimit te ish presidentit Jugosllav ne Hage, ndersa krahu i majte dhe ai nacionalist i partise jane perplasur ne menyre te hapur per kontrollin e partise ne te ardhmen.


Perplasjet ne gjirin e drejtuesve te partise kane shkaktuar konfuzion dhe habi ne rradhet e anetareve dhe perkrahesve te SPS. Duke zgjedhur Zhivojinoviq, nje njeri popullor dhe te njohur per publikun fale roleve te tij ne kinematografi, drejtuesit e partise jane perpjekur te rivendosin besimin ne rradhet e anetareve dhe te ringrene SPS si forcen kryesore politike ne spektrin e majte.


Megjithese Millosheviq mbetet nje drejtues i partise, Zhivojinoviq eshte zgjedhur ne postin e zevendes kryetarit per te shtuar shanset e tij elektorale.


Ne karrieren e tij 45 vjecare ne kinematografi, Zhivojinoviq ka pasur role ne mbi 250 filma dhe drama televizive. Ende aktori me popullor ne ish Jugosllavi, ai eshte vecanerisht i njohur per portretet e tij te komandanteve partizane te Luftes se Dyte Boterore dhe heronjve ne filma si Walter Mbron Sarajevon - gje te cilen mendon ta shfrytezoje SPS.


Zhivojinoviq eshte anetaresuar ne parti menjehere pas krijimit te saj, dhe ka filluar karrieren politike aktive mbi dhjete vjet me pare, duke qene nje deputet i thjeshte per 12 vjet dhe dy here kryetar i komisioneve parlamentare - detyra te cilat sipas kolegeve te tij ai i ka kryer me dedikimi dhe eficience.


Nje nga pikat me te forta te kandidatures se re te SPS eshte reputacioni i tij i mire - Zhivojinoviq nuk eshte perfshire asnje here ne skandale financiare dhe njihet si nje politikan i cili ka shmangur fjalorin e mbushur me urrejtje dhe sharje i cili eshte i zakonshem ne politiken Serbe.


Megjithese me pare kete muaj, Zhivojinoviq, duke akuzuar Markoviq se ka komplotuar per te zgjedhur Sheshelj si kandidat te SPS, e ka quajtur gruan e Millosheviqit nje "shtrige te kuqe", duke perseritur nje sharje, qe per ironi te fatit eshte perdorur me pare nga Sheshelj ne vitin 1994.


Zhivojinoviq ka thene se ai dyshon mbi faktin qe Millosheviq te kete bere thirrje partise se tij te mbeshtese Shesheljin sepse ne rradhe te pare "keto fjale kane ardhur nepermjet ndermjetesve" dhe pastaj sepse "kryesia e SPS nuk ka qene ne kontakt direkt me Millosheviqin qe prej kater muajsh".


Ai ka akuzuar zyrtarin e larte te SPS Bogoljub Bjelica dhe disa zyrtaret te tjere te larte te partise se kane bashkepunuar me Markoviq dhe kane "fallsifikuar" mesazhe nga Millosheviq dhe kane inkurajuar anetare te SPS te anetaresohen ne SRS.


Ne fjalimet e tij, Zhivojinoviq ka sulmuar dhe kritikuar Opoziten Demokratike te Serbise, DOS, koalicionin e tanishem qeveritar, por me pak se cka bere Sheshelj.


Duke qene koshient per shanset e tij te pakta per te fituar keto zgjedhje, ylli i kinematografise eshte shpesh ironik, dhe ne nje fare menyre i pakujdeseshem ne komentet e tij gjate takimeve elektorale.


Duke vene ne loje arritjet e qeverise se tanishme, ai ka thene: "Gjate dy vjeteve te fundit DOS ka mundur te shkaterroje shtetin me teper se sa ne gjate nje dekade".


Zhivojinoviq nuk ka nje program elektoral te tijin, por ka marre pjese nga platforma e vjeter elektorale e SPS, e cila ka ndryshuar fare pak gjate dekades se fundit. Politika e partise eshte si gjithnje e dominuar nga thirrjet per drejtesi sociale dhe lufte ndaj kriminalitetit.


Ne fillim te fushates se tij, Zhivojinoviq ka thene se synimi i tij eshte te percaktoje se sa respekt dhe mbeshtetje i ka mbetur SPS, por se ai nuk kishte ndonje iluzion. Ai ka thene gjithashtu se edhe nese ai zgjidhej president, kjo nuk do te mjaftonte qe SPS te vinte ne pushtet ne Serbi.


Dejan Lukac eshte gazetar i agjensise se lajmeve Tanjug ne Beograd.


Balkans, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists