Kaos Neper Rruge
Perleshje neper rruget e Shkupit, demonstrata serbe dhe forca te NATO-s pergjate kufirit verior--kjo eshte Maqedonia menjehere pas sulmeve ajrore te Perendimit ndaj Jugosllavise.
Kaos Neper Rruge
Perleshje neper rruget e Shkupit, demonstrata serbe dhe forca te NATO-s pergjate kufirit verior--kjo eshte Maqedonia menjehere pas sulmeve ajrore te Perendimit ndaj Jugosllavise.
Ne Maqedoni, Serbia shihet si nje fqinje i fuqishem dhe qe nuk fal, e cila nuk do ta marri lehtesisht bashkepunimin e fqinjeve te saj me " pushtuesit Perendimore". Maqedonia sot ka nje frike te ngulur thelle per nje lufte iminente.
Ne rruget e kryeqytetit te Maqedonise, Shkup, sundon kaosi. Disa mijera qytetare me origjine serbe dolen neper rruge per te dyten dite
rradhazi, duke protestuar ne sheshin kryesor dhe perpara ambasadave te vendeve Perendimore. Rreth 5,000 serbe te zemeruar nga sulmet e NATO-s mbi Serbine, rrethuan dhe sulmuan ambasadat amerikane, gjermane dhe ate britanike diten e enjte. Ata i vune zjarrin disa automjeteve perpara ambasadave dhe thyen xhamat e vitrinave te dyqaneve ne te gjithe qendren e qytetit. Nje flamur amerikan u hoq nga shtylla perpara dhe u dogj ne mes brohoritjeve entuziaste te protestuesve te irrituar. Flamuri jugosllav u ngrit ne vend te tij.
Forca te shumta policie shperndane demonstruesit te enjten duke perdorur gaz lotsjelles, si edhe arrestuan rreth 60 vete. Dragisa Miletic, udheheqesi i Partise Demokratike Serbe ne Maqedoni dhe organizator i protestes ishte ne mes te personave te arrestuar. Te premten, me 26 mars, gjate nje konference shtypi, Miletic kerkoi lirimin e menjehershem te te gjithe personave te arrestuar.
Protestat ne Shkup vazhduan sot me nje sulm tjeter ndaj ambasadave te vendeve Europiano-Perendimore prej disa mijera qytetareve serbe. Nxenes nga disa shkolla te mesme te Shkupit u bashkuan me demonstruesit. Ndersa nje numer rrugesh ne qendren e qyteti u bllokuan nga demonstruesit, te gjtha institucionet qeveritare dhe Parlamenti tani jane vene nen ruajtjen e forcave speciale te policise. Ushtare te armatosur te NATO-s ruajne ambasadat e vendeve Europiano-Perendimore. Megjithate, kjo nuk i ndaloi demonstruesit te shperthenin nje mase eksplozivi shume prane ambasades gjermane.
Nje zyrtar i Ministrise se Brendshme tha se protestat ishin me agresivet qe kishin ndodhur ndonjehere ne Maqedoni. Sipas disa zerave Shqiptaret e Maqedonise mund te organizojne nje kunder-proteste ne mbeshtetje te sulmeve te NATO-s. Per me teper, mendohet se ata mund te kerkojne qe nje nderhyrje ushtarake te filloje prej territorit maqedonas.
Por, ekspertet ushtarake, paralajmerojne se kjo gje mund ta perfshije Maqedonine ne nje lufte direkte me Serbine, e cila tashme ka deklaruar ne menyre te perseritur se Maqedonia eshte ne fakt e perfshire meqenese ka ftuar trupat e NATO-s ne territorin e saj. Gjenerali Nebojsa Pavkovic, komandanti i Sektorit te Trete te Armates se Ushtrise Jugosllave, ka thene kohet e fundit se territori jugosllav po shkelet nga ana maqedonase. Ljupce Georgievski, Kryeministri Maqedonas, dhe Nikola Kljusev, Minister i Mbrojtjes, kane hedhur poshte akuzat e bera nga Pavkovic si te pa bazuara dhe kane theksuar qendrimin zyrtar te Maqedonise se nuk do te kete bombardim te Jugosllavise nga territori maqedonas.
Partia per Prosperitet Demokratik (PDP), opozita shqiptare, nuk eshte dakord dhe ka kerkuar ndryshimin e kesaj politike me qellim qe te lejohet NATO-ja te godase Jugosllavine nga territori maqedonas. Sipas ketij qendrimi te marre nga PDP, cdo proteste e organizuar ne te ardhmen nga Shqiptaret ne Maqedoni do te shihet ne lidhje me kerkesen e PDP per nderhyrje nga Maqedonia.
Ushtria Maqedonase ka rritur shkallen e gadishmerise dhe forca te shumta policie rezerviste jane mobilizuar per te kontrolluar trazirat civile. Ushtaret e NATO-s jane te vendosur pergjate te gjithe kufirit verior me Jugosllavine, brenda nje zone prej tre deri ne pese kilometra nga kufiri.
Pikat e kalimit kufitar te Maqedonise mbeten te hapura, me perjashtim te aeroportit nderkombetar te Shkupit i cili ka qene i mbyllur te premten.
Numri i refugjateve nga Kosova po vjen gjithnje e duke u rritur, megjithese per momentin fluksi eshte me pak intensiv per shkak te vendimit te Serbise per te mbyllur kufirin e saj me Maqedonine. Megjithate refugjatet vazhdojne te mberrijne duke perdorur kalime ilegale te kufirit neper male. Auroritet maqedonase akoma nuk kane ofruar strehim te plote per te gjithe, keshtu qe refugjatet jane detyruar te gjejne strehim te perkohshem neper familjet shqiptare ne Maqedoni. Deri tani, jane regjistruar 13,000 refugjate, megjithese mendohet se numri i tyre mund te jete deri tre here me i madh se kaq. Qeveria ka kerkuar ndihme urgjente nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne menyre qe, te parandalohet nje katastrofe humanitare.
Frika rritet cdo minute, duke pershkuar mendjen e qytetareve maqedonas. Zhurma e motoreve te avioneve dhe shperthimet e largeta ne Kosove mund te degjohen ne pjesen veriore te vendit. Helikopteret e NATO-s qe transportojne trupa dhe pajisje vazhdimisht levizin neper qiell. Rruget praktikisht jane te boshatisura qe me fillimin e sulmeve ajrore mbi Serbi, dy net me pare. Rradhet e njerezve neper dyqane jane te gjata jo si zakonisht--ethet e luftes bejne qe njerezit te blejne rezerva mielli, kripe, vaj gatimi dhe vajguri.
Frika e raprezaljeve nga ana e Milloshevicit eshte e prekshme dhe rritet cdo minute ne proporcion me rrezikun e destabilizimit te Maqedonise. Ne rast se edhe Shqiptaret vendosin te dalin neper rruge per te kundershtuar protestat e Serbeve,vendi mund te shkase edhe me teper ne kaos.
Gordana Icevska eshte gazetare e se perditshmes Dnevnik qe botohet ne Maqedoni