Kaosi I 'Kontrolluar' Ne Kosove

Me 13 Dhjetor OKB u arrit nje pakt per krijimin e nje Administrate te Perkoheshme me pjesemarrjen e Hashim Thacit dhe Ibrahim Rugoves. Por a mundet te ndaloje pershkallezimin e dhunes ne province nje perfshirje me e madhe e Shqiptareve ne ekzekutiv?

Kaosi I 'Kontrolluar' Ne Kosove

Me 13 Dhjetor OKB u arrit nje pakt per krijimin e nje Administrate te Perkoheshme me pjesemarrjen e Hashim Thacit dhe Ibrahim Rugoves. Por a mundet te ndaloje pershkallezimin e dhunes ne province nje perfshirje me e madhe e Shqiptareve ne ekzekutiv?

Thursday, 10 November, 2005

Nje polic i OKB, nje Amerikan, godet me zemerim nje makine, e cila ishte nje nder shume te tjera qe kishin ndaluar trafikun ne qender te Prishtines. Edhe nje perpjekje tjeter e deshtuar per te vendosur nje fare rregulli ne kaosin qe mbreteron ne trafikun e Prishtines, nje qytet pa semafore, polici, gjykates apo cdo lloj ligji dhe rendi, parvec atij te vendosur nga vete-kontrolli i qytetareve te cilet akoma vuajne nga stresi i pasluftes.


Kane kaluar gjashte muaj qekur sistemi i aparteidit i vendosur me dhune nga Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic mbi popullin e Kosoves eshte shkaterruar. Eshte dashur po kaq muaj kohe qe rreth 50,000 ushtare te KFOR dhe rreth 1,800 police te OKB, nen juridiksionin e perfaqesuesit te larte te OKB, Bernard Kouchner, te hyjne ne kete ish province Serbe.


Polici i UNMIK goditi edhe nje here makinen, kete rradhe duke goditur me grusht mbulesen e makines. Nje Shqiptar i ri ne moshe doli i zemeruar nga makina. Ai dridhej nga inati, dhe i tha policit ne nje Anglishte perfekte, "Beje edhe nje here tjeter, dhe te vrava."


"Cfare po bej ne kete vend te cmendur?" ja ktheu Amerikani.


"Edhe une bej te njejten pyetje," ju pergjigj Shqiptari.


Me ne fund nje shofer autobusi zbriti nga makina e tij, u fut ne mes te trafikut te ngaterruar, dhe pasi u vendos ne mes te kryqezimit filloi te "vere rregull".


Gazetaret ne Kosove po mbushin raportet e tyre me njoftimin se shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Bernard Kouchner ka vendosur te rekrutoje 400 gjykates dhe prokurore te rinj ne nje perpjekje per te luftuar kriminalitetin ne rritje.


Me 13 Dhjetor tre udheheqes politike Shqiptare nenshkruan nje marreveshje me UNMIK per te ndare pergjegjesite e drejtimit provizor te provinces. Tre nenshkruesit Hashim Thaci, udheheqesi i Partise Demokratike Popullore te Kosoves (PPDK), Ibrahim Rugova, udheheqesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), dhe Rexhep Qosja, udheheqesi i Levizjes Demokratike te Bashkuar jane emeruar ne Strukturen Administrative te Perpashket.


Udheheqja e Serbeve ne krahine nuk e pranoi marreveshjen. Serbet e quajten ate nje hap tjeter drejt nje Kosove te pavarur te drejtuar nga Shqiptaret.


Dhuna sistematike dhe hakmarrja ndaj Serbeve eshte teper e pranishme dhe e dokumentuar. Ata Serbe qe kane ngelur ne province perdorin trupat e KFOR si bodigarde kur dalin per te blere dicka ne pazar apo per nje shetitje ne ajer te paster.


Megjithate, shume pak flitet per dhunen ligjore te pasluftes dhe per rritjen e saj ne rradhet e Shqiptareve.


"As edhe gjate kohes se Miloshevicit nuk duhet te shoqeroja femijet e mij ne shkolle," thote e deshperuar A.M, "por tani me duhet ta bej".


A.M nuk ka nostalgji per kohen e Miloshevicit por ai perpiqet te tregoje se gjendja eshte teper e pasigurte, edhe per Shqiptaret ne Kosove. Oborret e shkollave jane plote me prinder, te cilet te frikesuar nga rrembimet e femijeve, presin femijet e tyre te mbarojne mesimin per ti shoqeruar ne shtepi.


Askush nuk del ne rruge pasi eshte erresuar. Pronat jane krejt te pasigurta. Muharem S. tha se nje i njohuri i tij kishte shkuar ne Shkup per dy dite dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur shtepine te plackitur. Ai u perpoq te njoftonte per vjedhjen prane UNMIK, ku ishte detyruar te priste per disa ore per t'ju pergjigjur disa pyetjeve perpara se te detyrohej te hiqte dore nga e gjithe kjo.


Banda grabitesish me maska te zeza jane dukur ne fshatrat e Drenices, Pejes dhe Malishevos.


Shqiptaret e Kosoves kane organizuar roje nate ne nje fshat prane Prishtines. Ne blloqet e apartamenteve, banoret kane organizuar sistemin e tyre te vete-mbrojtjes per te larguar grabitesit qe sipas tyre vijne nga Shqiperia.


Shqiptaret e Kosoves fajesojne Shqiptaret e Shqiperise dhe mafian famekeqe Shqiptare per te gjitha problemet e kriminalitetit. Nje piste tjeter ku drejtohen dyshimet eshte edhe ajo e sherbimeve sekrete te Miloshevicit, anetare te se cileve mendohet se veprojne akoma ne Kosove. Por pjesa me e madhe e njerezve fajesojne direkt perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar. Mendimi i A.M. - "dikush nga jashte perfiton nga ky kaos ne Kosove" - eshte nje opinion i perhapur ne krahine.


Ne kete atmosfere kaotike po dalin ne skenen politike grupet e armatosura te "luftetareve per drejtesi".


Nje grup nga rajoni i Llapit, i vetequajtur "Shqiponjat Kombetare", eshte bere publik javen e kaluar. Grupi thote se ata kane arrestuar, gjykuar dhe likuiduar kriminele. Nje i dyshuar i kapur nga "Shqiponjat Kombetare" ka pranuar (kush nuk do te pranonte) se ka kryer 42 akte kriminale, perfshire rrembime, dhe per kete aresye eshte ekzekutuar.


Nuk dihet se kush fshihet pas Shqiponjave.


Gazeta e perditeshme e Prishtines, Koha Ditore, ka marre nje faks nga nje organizate e vetequajtur "Agjensia e Zbulimit Kombetar". Edhe ne kete rast nuk eshte aspak e qarte se kush qendron pas saj.


Nje grup tjeter, qe e quan veten "UCK e Re", eshte shfaqur ne zonat rurale te Kosoves. Edhe perkrahesit e kesaj organizate jane gjithashtu nje mister.


MMK, shkurtimi ne Shqip per fjalet Mafia e Madhe e Kosoves jane shkruajtur ne muret e disa ndertesave ne fshatrat e Kosoves. Mendohet se kjo eshte nje shtese e Korpusit te Mbrojtjes se Kosoves (TMK) te sapokrijuar.


Me aprovimin e komunitetit nderkombetar, Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) eshte transformuar praktikisht ne TMK, nje organizate e paarmatosur akoma ne hapat e para te saj. Komuniteti nderkombetar parashikon krijimin e nje TMK multi-etnike, e cila duhet te perfshije anetere jo te lidhur me UCK, per te vepruar si nje njesi nderhyrjeje e shpejte ne zonat me probleme.


Por kjo nuk eshte e njejta gje qe ka ne mendje anetaret e UCK-se apo ish udheheqesi i tyre, Hashim Thaci. Keta njerez mendojne se meritojne me teper duke qene se kane "derdhur gjak per liri neper male".


Mbi 10,000 njerez kane aplikuar per tu bashkuar me TMK deri tani dhe 5,000 rekrute jane planifikuar te merren, perfshire edhe nje numer rezerve prej 2,000 personash. Disa nga aplikantet kane filluar tashme te mbajne shenjen e TMK dhe dokumentat identifikuese te saj, megjithese procesi i perzgjedhjes vazhdon akoma. Keta oficere te rinj te TMK po ushtrojne ligjin e tyre - me arme. Ata ndalojne trafikun, kontrollojne dokumentat. Ata po perballen me kundershtim nga ana e KFOR.


Vetem nje vezhgues jo i thelle nuk mund te shohe nje sistem ne cmendurine ekzistuese.


Kosova eshte e ndare politikisht ndermjet perkrahesve te Hashim Thacit dhe Ibrahim Rugoves, intelektualit te moderuar dhe presidenti jozyrtar i Kosoves qe prej shume kohesh.


Perkrahesit e Hashim Thacit kerkojne shperblimin per "luften qe kane bere ndersa te tjeret kane kaluar kohen duke pire kafe". Ata besojne se kaosi i tanishem eshte nje rezultat i drejtperdrejte i paaftesise se komunitetit nderkombetar per te vendosur rregull dhe se dhenia e nje pushteti me te madh Thacit do ti jepte fund vales se kriminalitetit.


Nje burim i afert me Thacin, i cili e sheh TMK si forcen e armatosur te nje Kosove te pavarur, tha "Njerezit tane kane zbuluar pese banda qe kane rrembyer femije, Shqiptare, edhe anetare te UCK ne Kosove. Ne te gjitha rastet, udheheqesit e atyre grupeve kane qene Shqiptare, mafia lokale.


Ata jane kapur dhe i jane dorezuar KFOR. Jane mbajtur per 48 ore, dhe pastaj jane liruar. Tani, njerezit tane, te cilet i kane arrestuar ata, po kercenohen. Ne gjithashtu i kemi dhene nje liste e emrat e 40 krimineleve KFOR-it. Ata nuk kane bere asgje deri tani. Ne kemi zbuluar gjithashtu disa grabites me maska. KFOR filloi te arrestoje njerezit tane se kane tejkaluar kompetencat e tyre. Kouchner deshiron te na carmatose, dhe te mos denoje kriminelet."


Perkrahesit e Rugoves, argumentojne se te gjithe grupet ushtarake ekzistuese dhe disa banda kriminale ne fakt kontrollohen nga Hashim Thaci. Argumenti qe japin ata eshte se Thaci po krijon me dashje ndjenjen e pasigurise ne Kosove me qellim qe te detyroje komunitetin nderkombetar ti dorezoje atij autoritetin ekzekutiv.


"Nuk perben ndonje sekret qe Thaci ka policine e tij, qe merr njerezit ne arrest per pyetje, dhe po krijon nje terror te vertete," tha nje intelektual Kosovar i cili po pergatitet te lere "nje Kosove te tille".


Hashim Thaci i hedh poshte keto akuza, duke deklaruar se ai nuk eshte ne gjendje te kontrolloje grupet e armatosura. Ne nje deklarate te koheve te fundit per Zerin e Amerikes Thaci tha se si KFOR ashtu edhe UNMIK e dine se kush qendron prapa rrembimeve dhe vrasjeve, "ashtu sic e dime edhe ne". Por, asgje nuk eshte bere deri tani.


Perkeqesimi i gjendjes se sigurise ne Kosove ofron nje shpjegim per vendimin e Kouchner per te krijuar nje Administrate te Perkoheshme ku te perfshihen edhe Thaci me Rugoven. Kerkesat e perseritura te Kouchner per te pasur ne dispozicion te pakten 6,000 oficere policie nuk jane pranuar per shkak te mungeses se fondeve.


Ai e ka pershkruar vendimin per te caktuar vetem 1,800 oficere si "qesharak dhe nje skandal". Per me teper duke perfshire Thacin, Kouchner ka arritur me sukses te detyroje Thacin te heqe dore nga "qeveria e perkoheshme". Nje burim jozyrtar i ka thene IWPR se Thaci nuk ka dashur te nenshkruaje marreveshjen e 13 Dhjetorit per kete aresye, por se ai eshte detyruar ta beje kete duke mos pasur mundesi per te zgjedhur.


Por, tashme eshte e qarte se balanca e forcave ndermjet dy blloqeve politike Shqiptare do te varet nga fakti se sa kaos do te mbizoteroje ne Kosoven e pas-luftes.


Gordana Igric eshte bashke Redaktore e Institutit per Raportimin e Luftes dhe Paqes dhe se fundi ka vizituar Kosoven, 11-14 Dhjetor, 1999.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists