KOMENT: BULLGARIA INJORON KRIZËN E BE-së
Politikanët e Bullgarisë mbrojnë publikun nga implikimet e dështimit të kushtetutës evropiane.
KOMENT: BULLGARIA INJORON KRIZËN E BE-së
Politikanët e Bullgarisë mbrojnë publikun nga implikimet e dështimit të kushtetutës evropiane.
Derisa bullgarët pregaditen të votojnë me 25 qershor, politikanët e vendit duket se kanë vendosur të injorojnë krizën e zgjerimit të BE-së.
Që nga referendumet në Francë dhe Holandë, është bërë e çartë se kushtetuta e BE-së nuk do të aprovohet nga shtetet anëtare, duke e kthyer atë ne pikë fillestare.
Por derisa këto trazira kanë implikime të çarta për Bullgarinë, e cila pritet të anëtarësohet në vitin 2007, lidertët e Bullgarisë kanë mbyllur sytë para këtij konflikti.
Kryeministri, Semeon Saxe-Coburgothski, dhe ministri i jashtëm, Solomon Passy, të cilët mbështetën kushtetutën e tanishme të Evropës, nuk shohin ndonjë përfitim nga ofrimi i përgjigjeve rreth të ardhmës së Evropës.
Dhe pak ditë para zgjedhjeve, politikanët e tjerë gjithashtu janë duke iu shmangur debatit rreth krizës në Evropë derisa shumica vazhdojnë me retorikën për integrim Euro-Atlanik, duke i siguruar votuesit se projekti është në duar të mira tek politikanët e Sofjes dhe Brukselit.
Çështjet se si të balansohen intereset kombëtare me ato të Brukselit dhe pergjigjes ndaj trendeve të pafavorshme në politikën e BE-së rreth zgjerimit dhe anëtarësimit ende nuk janë adresuar si duhet.
Pjesë e problemit është se pas katër vjetëve në qeveri, Lëvizja Kombëtare e Simeonit II, NMSII, është në rënie. Sipas sondazheve të fundit, mbështetja për këtë parti ka rënë prej 46 përqind në vitin 2001 në mes 15 dhe 25 përqind sot.
Edhepse ka përfunduar negociatat me BE-në dhe ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit në prill, shumë votues mendojnë se kjo lëvizjë nuk ka mbrojtur intereset e Bullgarisë në Evropë. Ata gjithashtu ankohen se kjo parti ka udhëhequr një proces të integrimit “nga lartë” dhe nuk ka arritur të përfshijë apo informojë qytetarët.
Ish partia komuniste e Bullgarisë Partia Socialiste, BSP, ka tentuar të bindë popullatën se ajo mund të mbrojë intereset kombëtare në Evropë më mirë se NMSII. Një premtim zgjedhor është rinegocimi i mbylljes së elektranës nukleare në Kozlodui, e cila ishte kusht për anëtarësim në BE.
Derisa sondazhet tregojnë nivele të luhatshme të mbështetjes, me vlerë prej 6 deri 36 përqind, mbetet të shihet nëse BSP do të fitoj këtë mundësi. Por shumë besojnë se një parti me të kaluar ideologjike si BSP nuk mund të udhëheq Bullgarinë në Evropë.
Ivan Mladenov, akademik dhe analist i mediave, tha se një Bullgari e udhëhequr nga BSP do të dëmtonte reputacionin e vendit. “Partia nuk ka kredibilitet ndërkombëtar sepse nuk është reformuar,” ai tha.
“Ajo do të instaloj sërish njerëzit nga qeveria e kaluar e cila ka çuar drejtë kolapsit ekonomik në vitin 1996. Atëherë ata do të ngujohen ne konflikte të brendshme dhe kështu do të dështojnë të fitojnë fonde të rëndësishme nga BE-ja.”
BSP insiston se kjo nuk do të ndodhë. Kjo parti insiston se pas tetë viteve në opozitë, pozita e tyre rreth integrimit në Evropë është shumë më bindëse dhe konstruktive. Partia pohon se dëshiron të përshpejton procesin e integrimit dhe ndaloj ndonjë vonesë rreth anëtarësimit të BE-së.
Grupi opozitar i qendrës Forcat e Bashkuara Demokratike, UDF, gjithashtu insiston se prioritet i politikës së jashtme është anëtarësimi i suksesshëm në BE. Por derisa mbështetja e partisë është në rënie, UDF mund të dobësohet në rol të partnerit minoritar të koalicionit pas zgjedhjeve.
Disa vëzhgues presin që partitë e reja në Bullgari do të jenë më energjike në diskutimin e çështjeve evropiane.
Një parti e tillë është Demokratët e Fuqishëm për Bullgari, DSB, popullariteti i të cilëve është në rritje dhe duket se do të kaloj pengesën prej katër përqind të nevojitur për të hyrë në parlament. DSB insiston se e kaluara komuniste e Bullgarisë ende është pengesë e fuqishme drejtë Evropës, si dhe depërtimi i anti-reformistëve, ish shërbyesve të shërbimeve sekrete në nivelet e larta të qeverisë.
Politika e saj evropiane është krijuar nga Ivan Kosotov, ish kryeministri i cili hapi negociatat për anëtarësim në vitin 1998. Kostov pohon se Bullgaria ende nuk është e gatshme për BE dhe duhet të marrë përgjegjësinë për përparim të ngadalshëm.
“Kjo do të varet nga ne. Ne duhet të reformohemi,” ai tha. “Nëse dëshirojmë të jemi vend evropian, ne duhet të kemi lider të fortë, ekonomi, kulturë, politikë dhe sundim të ligjit.”
Nëse qeveria e tanishme e NMSII mbijeton, ndoshta në një koalicion të ri, duket se do të vazhdoj politikën e saj të fshehjes pas BE-së, duke lënë që Brukseli të imponoj reformat e vështira.
Një qeveri majtiste, në anën tjetër, mund të ketë të vështirë të heqë praktikën e bashkëpunimit me Brukselin sipas intereseve të partive politike – për shembull, vonimin e reformave vitale rreth gjyqësisë dhe korrupcionit, pasi ata do të preferonin të vendosin mbështetës të partisë në pozita të larta. Per shembull, besohet se presioni për të rinegociouar mbylljen e Kozludiu vjen nga grupet lobiste brenda partisë Socialiste dhe nuk reflekton ndonjë vlerësim serioz të intereseve ekonomike të Bullgarisë.
Cilado parti që do të fitoj votat do të duhet të jetë më e hapur në të ardhmën ndaj sfidave me të cilat projekti i Evropës do të ballafaqohet në vend dhe në Bruksel. Në mungesë të një debati të sinqertë mbi problemet e të ardhmës, ekziston rreziku se bullgarët e zhgënjyer mund të kthehen në izolim dhe të bëhen skeptikë ndaj Evropës.
Milena Borden është ligjëruese mbi zgjerimin e BE-së në University of Reading.