Koment: Crrënjosja E Shkaqeve Të Luftës

Edhe nëse carmatimi ka sukses perëndimi duhet të jetë plotësisht i angazhuar në Maqedoni për të shmangur gjakderdhje të mëtejshme.

Koment: Crrënjosja E Shkaqeve Të Luftës

Edhe nëse carmatimi ka sukses perëndimi duhet të jetë plotësisht i angazhuar në Maqedoni për të shmangur gjakderdhje të mëtejshme.

Edhe një tjetër marrëveshje problematike nënshkruhet në Ballkan midis palëve ndërluftuese dhe trupave të Nato-s u duhet të mobilizohen përsëri për një mision tjetër. Gjashtë muaj dhunë që shkaktoi mbi 100 viktima e cuan Maqedoninë në pragun e një konflikti civil me përmasa katastrofike. A mund të quhet vërtet e përfunduar lufta?


Kjo pyetje do të ndjekë këdo në vend - shqiptarët etnikë, maqedonasit etnikë si dhe trupat dhe diplomatët e huaj gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.


Me përjashtim të konfliktit në Slloveni, i këtushmi rezultoi në më pak viktima se të gjithë konfliktet e tjerë në ish Jugosllavi. Megjithatë, marrëveshja e Ohrit shihet me skepticizëm nga të gjitha palët. Dhe për një arsye të fortë.


Ndërsa Kroacia, Bosnjë Hercegovina dhe madje Kosova po përjetonin tragjedi, zyrtarët maqedonas mburreshin me "oazin e paqes". Diplomatët perëndimorë e konsideronin Maqedoninë si një sukses. Diplomacia parandaluese u mbështet edhe nga një forcë e OKB për parandalimin e konfliktit e përbërë nga disa mijëra ushtarë skandinavë dhe disa qindra amerikanë për të shamgur përhapjen e konfliktit. U duk se funksionoi.


Një tjetër arsye që shtonte optimizmin ishte dëshira e shqiptarëve për tu përfshirë në sistemin politik të vendit. Kjo pjesëmarrje vijoi edhe pse udhëheqësit shqiptarë nuk e fshehën zhgënjimin e tyre për vonesën në zbatimin e reformave të cilat do të përmirësonin të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët e kuptuan se pozicioni i tyre në Maqedoni ishte kryesisht i trashëguar nga periudha komuniste, një model aspak i pranueshëm për tu ndjekur. Por pavarësisht nga kjo politika duket se funksionoi.


Ndërsa krijimi i shteteve të reja në ish-Jugosllavi po lahej me gjak Maqedonia ofronte një shembull shpresëdhënës të bashkëjetesës multietnike.


Kjo pranverë solli fundin e një iluzioni - një zgjim aspak i këndshëm si për zyrtarët maqedonas ashtu dhe për ata perëndimorë. Para se luftimet të nisnin si Shkupi ashtu edhe Perandimi nuk kishin një program realist për të shqyrtuar problemet e shqiptarëve.


Fillimisht politikanët maqedonas argumentonin se konflikti vinte ekslusivizht nga Kosova. Por ndërsa ai përhapej në rajone të tjera të vendit filloi të kuptohej se rebelimi i shqiptarëve rridhte nga vetë vuajtjet e shqiptarëve etnikë që përbëjnë 1/3 e popullsisë. Në fillim ishte e vështirë të kuptoheshin qëllimet e konfliktit. Në pamje të parë kërkohej ndryshimi i kushtetutës maqedonase dhe përmirësimi i të drejtës së shqiptarëve për përdorimin e gjuhës si dhe të drejta të tjera. Shumë vëzhgues besonin se grupet e guerrilasve kërkonin ndarjen e vendit dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.


Por më vonë u kuptua se ajo që kërkonin shqiptarët etnikë ishte një ndryshim në sistem - jo fasadë por një ndryshim thelbësor. Për fat të keq kjo ishte e pamundur të realizohej pa dhunë por ky ishte realiteti në Ballkan.


Brenda ditës imazhi i një rasti të suksesshëm qe zëvendësuar me vizionin kërcënues të një katastrofe të re rajonale. Urrejtja midis maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë do të thellohej. Cdo destabilizim i vendit do të rindizte xhelozitë historike që fqinjët kishin mbi territorin e saj gjë që një shekull më parë kishte cuar në një luftë të përgjakshme.


Pavarësisht nga kjo, fillimisht Maqedonia dhe vendet perëndimore insistonin se kriza do të zgjidhej pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të komunitetit ndërkombëtar. Vizitat e shpeshta nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos Lordit Robertson si dhe shefit të politikës së jashtme të BE Havier Solana krijonin përshtypjen se institucionet e tyre përkatëse ishin të preokupuara për këtë problem. Por përpjekjet e tyre duket se nuk e frenuan logjikën e thellimit të konfliktit që rrezikoi së fundi të ndiqte moldelin e luftrave në ish republikat e tjera jugosllave.


Në të vërtetë, pavarësisht nga intensiteti i vogël dhe kohëzgjatja e shkurtër, konflikti në Maqedoni mbetet potencialisht më i rrezikshmi, të paktën për Perëndimin.


Një dështim në Maqedoni - duke nënkuptuar prishjen e bashkëjetesës midis maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve atnikë - do të kishte pasoja katastrofike për mbarë rajonin. Strategjia e Perëndimit për zhvillimin rajonal si dhe arritjet e deritanishme në ish republikat jugosllave do të viheshin në pikëpyetje.


Nëse maqedonasit dhe shqiptarët nuk do të mund të bashkëjetonin në mënyrë të paevitueshme do të ngrihet pyetja? Si mund të jetojnë shqiptarët me serbët në Kosovë, apo boshnjakët me kroatët dhe serbët në Bosnje Hercegovinë për të mos përmendur serbët me kroatët në Kroaci?


"Realistët" perëndimorë si për shembull ish mediatori për Ballkanin lordi Oëen e kishin gati përgjigjen: një konferencë e re ndërkombëtare për të ricaktuar kufijtë në Ballkan dhe për të krijuar shtete të reja kombëtare. Kundërshtarët u kundërpërgjigjën se ricaktimi i kufijve do të bëhej në mënyrë të pashmangshme burim i ri i konflikteve të pashtershme.


Pavarësisht nga këto rreziqe, Perëndimi mbeti i angazhuar në frontin diplomatik por pa shfaqur një taktikë më racionale dhe bindëse pët t'i dhënë fund konfliktit. Mungonte dukshëm zëri i SHBA. Edhe tani mbetet në dyshim nëse Perëndimi e ka kuptuar shkallën e vështirësisë në stabilizimin e situatës.


Kuptohet se marrëveshja e Ohrit nuk do të ishte arritur pa ndërmjetësimin intensiv të diplomatëve perëndimorë James Pardeë dhe Francois Leotard. Madje nuk do të kishte asnjë mundësi të carmatimit të shqiptarëve pa vendosjen e 3.500 trupave të Natos.


Por muaji i planifikuar për fushatën e carmatimit të shqiptarëve nuk mjafton. Edhe në rrethanat më optimiste do të nevojiteshin dy vjet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Ndryshimet në kushtetutë, krijimi i strukturave të reja të sigurimit, ngritja e institucioneve lokale dhe së fundmi, por jo nga rëndësia legjitimizimi i një qeverie të re në zgjedhjet e parakoshme të janarit 2002 - të gjitha këto kërkojnë përkujdesje, durim dhe kohë të mjaftueshme.


Maqedonia vetë nuk ka kapacitetet politike dhe sigurinë për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit. Një largim i menjëhershëm i Natos, pavarësisht nga kursi që merr procesi i carmatimit do të lërë pas një vakuum i cili do të mbushej lehtësisht nga konflikti i armatosur. Kjo është e mundshme për aq kohë sa vendi po ecën drejt një periudhe të mungesës së stabilitetit politik, me një mungesë të theksuar besimi ndërmjet komuniteteve etnike, me udhëheqës politikë të cilët mund të pasohen nga të tjerë dhe një krizë e mundshme autoriteti.


Celësi mund të mos jetë thjesht eleminimi i armëve të cilat cuan në luftë por eleminimi I shkaqeve që qëndrojnë pas saj. Ndryshe nga Bosnja dhe Kosova, Nato, BE dhe SHBA kanë një rol tepër të kufizuar politik dhe ushtarak në Maqedoni. Kjo nuk mjafton për të larguar rrezikun e luftës. Përgjigja e pyetjes nëse lufta mund të quhet e mbyllur apo jo varet tashmë jo vetëm nga Shkupi dhe kodrat përreth, por edhe nga kryeqytetet e Perëndimit.


Blerim Shala është kryeredaktor i së përditëshmes Zëri të Prishtinës.


Frontline Updates
Support local journalists