Koment: Hetimi I Krimeve Te Luftes
Vendosmeria e koheve te fundit e Perendimit per te hetuar rreth krimeve te luftes ne Kosove rrezikon te shihet si “drejtesia e fituesve”.
Koment: Hetimi I Krimeve Te Luftes
Vendosmeria e koheve te fundit e Perendimit per te hetuar rreth krimeve te luftes ne Kosove rrezikon te shihet si “drejtesia e fituesve”.
Qindra hetues te krimeve te luftes do te zbresin ne Kosove javen e ardheshme per te mbledhur prova per krime lufte dhe krime kunder njerezimit te kryera nga forcat Serbe dhe Jugosllave gjate muajve te fundit.
Ekspertet mjeke ligjore dhe specialiste te kriminalistikes nga FBI Amerikane, Scotland Yard Britanike dhe Policia Kanadeze do te hetojne vendet ku jane kryer keto krime, pjesa me e madhe e te cilave jane dokumentuar nga media nderkombetare dhe organizatat e te drejtave te njeriut bazuar ne deklarimet e refugjateve.
Faktet e zbuluara prej tyre do ti dergohen Gjykates Nderkombetare te Krimeve ne Ish Jugosllavi (ICTY), gjykata nderkombetare e krijuar per te denuar krimet e luftes te kryera ne territorin e ish Jugosllavise qe prej vitit 1991 ne Hage.
Per here te pare ne historine e shkurter te gjykates, hetuesit do te kene mundesi te hetojne direkt dhe ne vend viktimat, deshmitaret dhe vendet e krimeve.
Informacioni i mbledhur ka mundesi qe te perforcoje ceshtjen e Gjykates kunder Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, i cili eshte akuzuar, se bashku me kater anetare te rrethit te tij te ngushte, nga Gjykata me 27 Maj, si edhe me ushtarake te tjere te larte, paraushtarake dhe figura politike ne Serbi.
Hetuesit do te ekzaminojne vendet e masakrave te zbuluara deri tani ne Kosove si ne Velika Krusa, Bela Crkva, dhe Izbica, ku deshmitare okular thone se Serbet kane ekzekutuar qindra civile Shqiptare etnik.
Ata ndoshta do te hetojne edhe mbi krimet me pak te dhuneshme por me sistematike, si grisja e dokumentave te identifikimit te Shqiptareve etnik ndersa ata u perzune nga vendi. Modeli i qarte i konfiskimit te dokumentave tregon per nje vendim politik per te debuar popullsine Shqiptare—nje dhunim i Konventave te Gjeneves.
Ndersa keto krime te kryera nga forcat Serbe tani dominojne faqet kryesore te gazetave dhe jane lajmi i pare ne emisionet e lajmeve ne televizione, ato nuk jane dicka e re.
Shkeljet e ligjeve te luftes u bene me te shpeshta dhe me te medha gjate bombardimeve te NATO-s, por sulmet pa dallim, ekzekutimet ne grup, dhe shkaterrimi sistematik i objekteve civile kane qene karakteristika standarte te fushates anti Shqiptare te qeverise Serbe qe prej fillimit te luftimeve ne Shkurt te vitit 1998.
Nga me teper se 2,500 Shqiptare etnik te cilet mendohen te jene vrare qe prej fillimit te fushates ajrore te NATO-s, pjesa me e madhe e tyre kane qene civile. Mijera te tjere jane perzene me force nga fshatrat e tyre, dhe shume edhe jashte vendit.
Ajo qe eshte e re eshte entuziazmi i qeverive Perendimore dhe premtimi i tyre per drejtesine nderkombetare. Ndersa Gjykata beri thirrje per me teper mbeshtetje financiare dhe politike—vecanerisht per nevojen e informacioneve te sherbimeve sekrete mbi menyren e komandimit te forcave ne Jugosllavi—qe prej fillimit te konfliktit, kjo asistence filloi te behet e prekeshme vetem pas fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s.
Megjithese aktivistet e te drejtave te njeriut duhet te mirepresin kete mbeshtetje, momenti i vendosmerise se Perendimit per hetimet e krimeve te luftes le te kuptosh nje qendrim perzgjedhes ndaj drejtesise nderkombetare. Duket se Perendimi e promovon drejtesine vetem kur ajo eshte ne interes te nevojave te tij politike.
Pas nenshkrimit te Marreveshjes se Paqes se Dayton qe i dha fund luftimeve ne Bosnje, shume qeveri Perendimore e minimizuan rendesine e Gjykates, dhe bene nje sy te verber ndaj shkeljeve te te drejtave te njeriut ne Kosove, sepse Miloshevici u quajt si teper i rendesishem per te garantuar paqen e brishte.
Si rezultat, pavaresisht se kane kaluar tre vjet e gjysem nga vendosja e trupave te NATO-s ne Bosnje, ajo nuk ka arrestuar dy kriminelet me famekeq te luftes, Serbet e Bosnjes Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic.
Ne se ata do te ishin arrestuar dhe do te ishin vene perpara gjyqit, NATO do te kishte derguar nje sinjal te qarte se ajo nuk ishte e pergatitur te toleronte sjellje te tilla te ngjashme te dhuneshme dhe abuzive ne pjese te tjera te Ballkanit. Forcat Serbe gjithashtu do te ishin paralajmeruar per mos kryerjen e krimeve ne Kosove.
Perdorimi i hetuesve nga vende qe kane qene pjesemarres ne konflikt, si SHBA dhe Britania, rrezikon te minoje besueshmerine e Gjykates si nje organ objektiv juridik dhe ndoshta te krijoje nje ndjenje te “drejtesise se fitimtareve”.
Nje paqe e qendrueshme kerkon nje qendrim me komprehensiv nda ndeshkimit te krimeve te luftes, i cili mbi te gjitha te konsiderohet si i drejte.
Me qellim qe te tregohet nje objektivitet i qarte, Gjykata duhet te hetoje krimet e luftes qe ndoshta mund te jene kryer nga te gjitha palet ne konflikt. Kjo perfshin hetime mbi aksionet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK)--te cilat mund te kene cuar ne ekzekutimin e mbi 140 Serbeve etnik perpara fillimit te bombardimeve te NATO-s--dhe ndoshta edhe NATO-n per perzgjedhjen e objektivave dhe perdorimin e armeve te tilla si bombave me efekte shkaterruese te medha.
Fred Abrahams eshte nje studiues i vjeter qe mbulon ceshtjet e Kosoves per organizaten Human Rights Watch.