KOMENT: 'LIGJEROHET' NDARJA E MITROVICES

Marreveshja e OKB-se per Mitrovicen praktikisht legjitimon strukturat paralele Serbe te cilat marreveshja synonte ti shkaterronte.

KOMENT: 'LIGJEROHET' NDARJA E MITROVICES

Marreveshja e OKB-se per Mitrovicen praktikisht legjitimon strukturat paralele Serbe te cilat marreveshja synonte ti shkaterronte.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje marreveshje e arritur me ndermjetesimin e OKB-se per ribashkimin e Mitrovices ne Kosoven veriore tani duket se ka legjitimuar praktikisht ndarjen e qytetit.


Shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, Michael Steiner, ka nenshkruar marreveshjen me zevendes kryeministrin Serb Nebojsa Coviq me 25 Nentor. Faktikisht marreveshja ishte planifikuar per te lehtesuar kontrollin e Beogradit mbi Mitrovicen e veriut, e cila banohet kryesisht nga Serbe etnik, dhe per te hapur rrugen per rikthimin e Shqiptareve etnik te cilet perbejne shumicen ne pjesen tjeter te Kosoves.


Ndarja etnike eshte theksuar pas nderhyrjes se NATO-s, kur Serbet e larguar nga pjese te tjera te Kosoves kane shkuar ne Mitrovicen veriore dhe kane shtyre Shqiptaret ne gjysmen jugore te qytetit.


Po te shihet me kujdes marreveshja e arritur, kupton se ajo faktikisht i ka hequr te drejtat dhe pergjegjesite asamblese bashkiake me shumice Shqiptare ne pjesen veriore te qytetit. Per me teper, administrata e UNMIK e cila do te krijohet ne veri duket se i dekurajon Shqiptaret te aplikojne per vende pune ne te. Marreveshja gjithashtu nuk permban asnje pike per te inkurajuar Shqiptaret te kthehen ne shtepite e tyre te para luftes.


Shume Shqiptare ne Mitrovica kane filluar tanime te kuptojne pasojat qe do te kete dokumenti i Shteiner mbi komunitetin e tyre.


Diten e nenshkrimit te marreveshjes, me kane telefonuar disa qindra njerez nga pjese te tjera te Kosoves dhe nga e gjithe bota duke me ururar per "bashkimin" e Mitrovices, qytetit tim te lindjes.


Ne pamje te pare, marreveshje dukej dicka e re. Per tre vjet e gjysem qe prej mberritjes se trupave te NATO-s ne Kosove, qyteti i ndare ka qene nje njolle e zeze ne aktivitetin e komunitetit nderkombetar ne Kosove. Kjo kryesisht per shkak se UNMIK kontrollonte vetem jugun, pjesen e banuar nga Shqiptaret ndersa Beogradi kontrollonte strukturat paralele te Serbeve ne pjesen veriore te qytetit ne anen tjeter te lumit Iber.


Tani, Shteiner po trumpeton se ai ka arritur te binde Coviq te heqe dore nga kontrolli mbi Mitrovicen e veriut. Por shtrohet pyetja, cfare kosto do te kete kjo marreveshje?


Fillimisht skepticizmi im ka lindur kur une mesova se Faruk Spahia, kryetari i Keshillit Lokal te Mitrovices, eshte informuar rreth "lajmit te gezueshem" te bashkimit nga gazetaret e televizionit kombetar RTK. Do te kishte qene shume me e natyrshme qe shefi i UNMIK te kishte informuar direct qeverine lokale te zgjedhur.


Shteiner me pas i ka ftuar anetaret e keshillit lokal ne nje darke, ku u ka kerkuar atyre qe me qellim arritjen e ribashkimit te Mitrovices, ata duhet te heqin dore nga perdorimi i pushtetit dhe pergjegjesive te tyre ne pjesen veriore te qytetit. Konfuzioni eshte shtuar me teper edhe nga fakti se Keshilli Lokal i Mitrovices nuk mund te ushtroje kompetencat dhe pushtetin qe i eshte dhene atij me dekret te UNMIK ne vitin 2000.


Me nenshkrimin e kesaj marreveshjej, UNMIK praktikisht po u thote atyre se ata nuk do te kene mundesi te zbatojne detyrat per te cilat jane zgjedhur te kryejne.


Une u perpoqa te merrja me teper informacion ne lidhje me marreveshjen nga miqte e mi nderkombetare ne Mitrovice. Nje prej tyre me shpjegoi se Shteiner, ne fakt, kishte bere leshime para Coviq, i cili ka biseduar ne emer te Serbeve qe jetojne ne Mitrovice. Ai me tregoi marreveshjen, te nenshkruar nga Shteiner dhe Coviq, e cila konfirmoi te gjitha ato qe une kisha dyshuar dhe te cilave u trembesha.


Duke pare dokumentin e nenshkruar une zbulova se Coviq kishte kerkuar, ne shkembim te nderprerjes se mbeshtetjes se Beogradit per strukturat paralele ne Mitrovicen e jugut, qe UNMIK te bindte keshillin lokal te Mitrovices, te dominuar nga Shqiptaret etnik, te hiqte dore nga autoriteti i saj mbi pjesen Serbe te qytetit. Shteiner e ka pranuar kete kusht.


Praktikisht, me kete marreveshje, Mitrovica e veriut do te kete perseri nje trajtim te vecante ne krahasim me pjesen tjeter te Kosoves. Procedurat per drejtimin e pushtetit lokal te cilat zbatohen ne te gjitha bashkite ne rajon nuk do te veprojne ne Mitrovicen e veriut. Kjo do te thote qe jugu, faktikisht do te funksionoje si nje entitet parallel, por me ndryshimin qe kete rradhe ai mbeshtetet nga UNMIK. Organizata e quajtur Kombet e Bashkuara ka sherbyer kete here per te ndare nje qytet.


Duke dashur te mesoja se cfare mendonin Serbet per marreveshjen, ndoqa TV Most, nje stacion TV lokal me qender ne Zvecan, nje enclave Serbe prane Mitrovices. Degjova deklaraten e Coviq i cili u premtonte Serbeve te Mitrovices se te gjithe njerezit e punesuar tani ne administraten paralele do te punesoheshin ne te njejtat pozicione ne administraten e UNMIK e cila do te krijohet ne pjesen veriore.


TV Most eshte krijuar nga partia e ish presidentit Jugosllav Slobodan Millosheviq. Kete here ky televizion po thoshte te verteten. Hollesite rreth punesimit ne administraten ne Mitrovicen veriore jane konfirmuar edhe ne dokumentin te cilin une e kisha pare me pare.


Akoma edhe me keq, njoftimet per pozicionet e reja te punesimit ne administraten lokale ne pjesen veriore te qytetit jane botuar vetem ne gjuhen Serbe, duke e bere te qarte se UNMIK nuk deshiron qe Shqiptare etnik te aplikojne per keto poste.


Pas nje debati televiziv te organizuar nga Koha Vizion dhe nga une, si drejtor i Radio Televizionit te Mitrovices, une kam pyetur John Rogers, Administratorin Nderkombetar te Mitrovices, se perse pozicionet nuk jane publikuar ne median lokale Shqiptare. Pergjigja e tij ishte qesharake. Sipas tij te gjitha fondet e percaktuara per publikimin e ketyre pozicioneve ishin perdorur per shkak te kostos se larte te botimit te njoftimeve ne gazetat Serbe.


Nuk eshte per t'u habitur qe Kosovaret jane te ngopur tanime me politikat e njeaneshme dhe me perdorimin e standarteve te dyfishta nga UNMIK. Kufizimi i mundesive per punesim vetem per nje grup etnik eshte nje prove me teper ne kete drejtim.


Pavaresisht ketyre, disa nga miqte e mi nuk e kuptojne ende se cfare po ndodh. Ata jane optimiste ne lidhje me zhvillimet me te fundit. Halili, i cili ka jetuar me pare ne pjesen veriore por pas luftes eshte detyruar te largohet dhe tani ne shtepine e tij banon nje familje Serbe, thote: "Ne do te kthehemi shume shpejt ne shtepite tona... tani na drejtojne nderkombetaret dhe standartet nderkombetare nuk lejojne zenien me force te shtepise dhe prones se tjetrit".


Por nje tjeter person i ulur prane nesh nderhyn ne bisede: "Ata njerez te cilet te kane ndaluar te kthehesh ne shtepine tende do ta bejne perseri te njejten gje, vetem se tani ata kane edhe mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar per ta bere nje gje te tille".


Kjo i ka ndodhur ne fakt Murat Shabanit, nje Shqiptar i cili ka vendosur te kthehej ne shtepine e tij ne Mitrovicen e veriut, disa dite pas nenshkrimit te marreveshjes.


Diten qe ai ka mberritur ne shtepine e tij se bashku me familjen, ndaj shtepise se tij eshte hedhur nje granate. Mendohet se ajo eshte hedhur nga anetaret e grupit paraushtarak te quajtur "Rojet e Ures", djem te rinj Serbe te paguar nga ministria e brendeshme e Serbise, MUP, per te mbajtur Shqiptaret jashte nga Mitrovica e veriut.


Nje tjeter ceshtje e cila lind nga marreveshja eshte fati i shtepive te Shqiptareve, te cilat jane shkaterruar ne Mitrovicen e veriut. Nese Shqiptaret vendosin te kthehen prapa, pavaresisht rreziqeve per sigurine e tyre, eshte shume e veshtire qe ata te sigurojne leje ndertimi nga autoritetet lokale Serbe.


Tre jave pas fushates frenetike ne media ne lidhje me "bashkimin e Mitrovices", Shqiptaret e Kosoves kane filluar tanime te kuptojne pasojat e verteta te kesaj marreveshjeje.


Pjesa me e madhe e mediave lokale Shqiptare, vecanerisht televizioni me i ndjekur, Radio Televizioni i Kosoves, RTK, e kane paraqitur marreveshjen si nje triumph ndaj strukturave paralele Serbe. Kjo nuk perben ndonje gje te re dhe nuk eshte per tu habitur po te kihet parasysh fakti qe RTK financohet nga UNMIK dhe bordi i tij drejtues eshte emeruar nga parardhesi i Shteiner, Hans Haekkerup.


Media te tjera ne gjuhen Shqipe, pervec Koha Vizion dhe Radio Televizionit te Mitrovices, jane shprehur gjithashtu me tone entuziaste rreth "clirimit" te Mitrovices se veriut, duke kenduar kenge patriotike per te festuar kete arritje.


Megjithate, per mua eshte e qarte, se duke nenshkruar kete marreveshje, Shteiner ne fakt, ka legjitimuar strukturat paralele Serbe ne pjesen veriore te qytetit.


Ne debatin TV, John Rogers nuk perjashtoi mundesin qe administrata e UNMIK ne Mitrovicen e veriut te shnderrohet ne nje bashki te vecante ne te ardhmen.


Edhe Veton Surroi, redaktori i gazetes me te madhe te perditeshme ne Kosove, eshte shprehur skeptik ndaj ngjarjeve me te fundit ne Mitrovice. "Beogradi me ne fund ka arritur te largoje nje presion te madh nga ana e komunitetit nderkombetar dhe nderkohe te forcoje pozitat e tij ne Mitrovicen e veriut," ka shkruajtur ai ne nje artikull te tijin.


Duket se njerezit po presin te shohin rezultatet e para praktike te marreveshjes Shteiner - Coviq. Per momentin, gjerat nuk duken mire.


Kam frike se plani i Beogradit per ndarjen e mundeshme te Kosoves ka hedhur nje hap perpara, me nenshkrimin nga ana e Shteiner te nje marreveshjeje, e cila ne fakt, legjitimon strukturat e vjetra paralele Serbe te cilat UNMIK ka thene se po perpiqet ti shkaterroje.


Mitrovica eshte ndare perseri, por ende jo zyrtarisht. Une jam i bindur qe Shqiptaret e Kosoves do te shohin perseri "gabime" te tilla nga ana e UNMIK, kur te fillojne bisedimet per statusin e ardheshem te Kosoves.


Nexhmedin Spahiu eshte nje analist politik dhe drejtor i Radio Televizionit te Mitrovices.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists