KOMENT: RINDERTIMI I IRAKUT - TE MBAHET PARA SYSH EKSPERIENCA E BALLKANIT
Perpara se te nise rindertimin e Irakut, Perendimi duhet te sigurohet qe ka mesuar nga gabimet qe ka bere me pare.
KOMENT: RINDERTIMI I IRAKUT - TE MBAHET PARA SYSH EKSPERIENCA E BALLKANIT
Perpara se te nise rindertimin e Irakut, Perendimi duhet te sigurohet qe ka mesuar nga gabimet qe ka bere me pare.
Ndersa komuniteti nderkombetar po fillon te pergatise strategjine e tij per rimekembjen e Irakut, ai duhet te mbaje para sysh eksperiencen e nxjerre nga rindertimi dhe ndihma e dhene shoqerive post konfliktuale, vecanerisht ne Ballkan.
Ndihma per zhvillim duhet te jete efektive dhe e pershtateshme. Per fat te mire ekzistojne shume mesime te cilat mund te nxirren nga nderhyrjet e mepareshme ne vende te tilla si Kosova, Timori Lindor dhe Afganistani. Megjithate duket se me zhvillimin e nje krize te rej, shume organizma nderkombetare te ndihmes harrojne shume shpejt eksperiencat e mepareshme. Donatoret nxitojne, perserisin gabimet e vjetra - dhe brenda nje viti ose dicka me teper vemendja drejtohet ne nje krize tjeter me urgjente.
Duke pasur para sysh kete, le te perpiqemi te hedhim nje shikim mbi ate qe eshte bere mire dhe cfare eshte bere gabim ne nderhyrjet e mepareshme ne zonat post konfliktuale, vecanerisht ne Kosove, per te pare se si nderhyrja e emergjences ne Irak mund te sherbeje nje dite per ndertimin e nje shtetit te qendrueshem dhe demokratik. Nje shikim i tille nxjerr ne pah disa pika te rendesishme.
Fillo me heret, dhe qendro gjate. Donatoret shpesh bejne premtime te medha te cilat u jane shpresa te shumta njerezve ne terren, por me pas fondet vonojne disa muaj apo edhe vite - nese vijne ndonjehere. Per me teper, sic kemi pare ne Bosnje, Kosove, dhe tani se fundi ne Afganistan, dhenia e fondeve ndryshon nga nje krize ne nje tjeter, duke mos u fokusuar ne asnje vend ku mund te jape rezultate te plota.
Zhvillimi eshte nje fushe e gjere. Ndihma ne situatat post konfliktuale shpesh jepet ne tre faza: ndihma humanitare; ndertim: ndertimi i infrastruktures; dhe zhvillim: mbeshtetje per ekonomine dhe reformat demokratike.
Disa organizata nderkombetare e pranojne se keto faza jane pjese e nje fushe te gjere. Shume te tjera nuk arrije ta kuptojne nje gje te tille, dhe nuk arrijne te integrojne objektivat e integrimit ne dy fazat e para. Te tjere nuk perfshihen ne synimet e zhvillimit sepse ato kerkojne me teper kohe dhe eshte me e veshtire per te matur suksesin.
Por ne fund, nese rindertimi sjell vetem ndertesa te reja dhe projekte infrastructure, progresi afat shkurter mund te jete vetem pak me teper se nje mirazh.
Komuniteti lokal duhet te konsiderohet si pjese e zgjidhjes, jo e problemit. Me kete ne nuk duam te mbeshtesim nje qendrim qe eshte vene re shume shpesh, kur organizatat nderkombetare dhe donatoret pergatisin nje zgjidhje te gateshme dhe u kerkojne vendasve te zbatojne kete zgjidhje.
Zgjidhjet e paracaktuara krijojne nje ambjent te drejtuar nga donatoret ne te cilin organizatat nderkombetare marrin rolin e "diktatoreve te deshires se mire". Komunitetet lokale behen me ura te reja, shtepi, shkolla dhe spitale. Por nuk arrihet te zhvillohen dhe te shtohen talentet e tyre lokale.
Nese synimi perfundimtar eshte ndertimi i nje shoqerie demokratike, nje gje e tille nuk mund te arrihet vetem me buldozere.
Duhen vendosur lidhje me komunitetet jashte kryeqyteteve. Ekziston nje rrezik ku dikush mund te harroje zhvillimin e vendit ne favor te krijimit te kryeqyteteve shtete. Shume grupe nderkombetare vendosen dhe qendrojne ne kryeqytete. Pas luftes ne Kosove, shumica e rreth 500 shoqatave perendimore te ndihmave, kane vepruar ne Prishtine.
Si ne shume shoqeri te brishta, pjeset rurale te Kosoves kane qene djepi i fillimit te shume levizjeve popullore, militante. Edhe sot, disa prej ketyre levizjeve kane potencialin per te destabilizuar rajonin. Te varferuar, dhe te lene jashte vemendjes nga programet e zhvillimit, komunitetet rurale jane shnderruar ne nje baze pjellore per rekrutimin e elementeve politik ekstreme dhe krimin e organizuar. Por ka edhe modele te sukseseshme nga te cilat mund te nxirren mesime te vlefshme. Ne Kosove, disa organizata kane nxitur perfshirjen e komunitetit ne objektivat per zhvillim, qe ne fillim te fazes se ndihmes humanitare dhe te ndertimit.
Keta donatore u kane dhene ndihma qyteteve dhe fshatrave me kusht qe komunitetet atje te krijonin keshilla te cilat te perfaqesonin perberjen e tyre politike, sociale, etnike dhe gjinore. Keshillat kane pasur per detyre te caktojne nevojat prioritare te komuniteteve te tyre, ndersa donatoret kane dhene fondet e nevojeshme.
Duke shfrytezuar partneritetin, keshillave u eshte kerkuar te zbatojne projekte duke dhene krahun e punes dhe ne disa raste edhe fonde te mbledhura nga komuniteti per te ndertuar ura, shkolla dhe spitale. Nga keto keshilla kane dale zyrtare te cilet kane mbeshtetur fushatat e tyre politike ne nevojat e komuniteteve, dhe organizata jo qeveritare e shoqata te cilat kane filluar te marrin nje rol me aktiv si nxites te ndryshimeve.
Perqendrimi ne zhvillimin e Organizatave Jo Qeveritare, OJQ. Regjimet autokratike zakonisht miratojne ligje dhe politika per te shtypur fjalen e lire dhe kufizuar veprimtarine e OJQ. Nje hap i pare i rendesishem eshte zhvillimi i kuadrit ligjor dhe regullues i cili do te lejoje krijimin, veprimtarine dhe vete financimin e tyre.
Ne fazat fillestare, shume - ose pjesa me e madhe - e OJQ-ve te reja ngrihen per te permbushur kerkesat e donatoreve te huaj. Kjo krijon nje zhvillim shume te madh persa i perket numrit te tyre me nje numer shume te reduktuar anetaresh. Ndonjehere ato kane vetem nje njeri i cili e konsideron OJQ-ne e tij me teper si nje mundesi per punesim se sa nje pergjegjesi dhe perfshirje civile.
Ne Kosove, ka pasur mbi 2,000 OJQ te regjistruara zyrtarisht. Pjesa me e madhe e tyre jane shkrire pasi ndihmat nderkombetare filluan te pakesohen. Kjo eksperience ka lene pas nje imazh negativ dhe nje shije jo shume te mire te sektorit jo qeveritar, dhe ka shkaktuar nje mosbesim ne rradhet e publikut.
Ne Irak, ne duhet te fillojme te inkurajojme OJQ te cilat vertete deshirojne te zgjidhin probleme, dhe duhet te perqendrohemi ne forcimin e tyre.
Me ne fund, duhet ti japim fund zhvillimit impulsive. Te ashtuquajtur "njerez te misioneve" tanime kane filluar te planifikojne takimin e tyre te rradhes ne Irak, duke lene ne mes "projektet e perfunduara" si Kosova, Timori Lindor, dhe Afganistani.
Vete organizatat donatore shpesh vuajne nga e njejta ndjenje. Ato pelqejne te financojne nderhyrje me impakt te shpejte ne zonat e krizave ne vend te projekteve te zhvillimit afat gjate.
Shume donatore i harrojne shpejt sfidat me te cilat jane perballur ne te kaluaren. Nuk eshte per tu cuditur qe shume prej miqve tane mendojne se ne vuajme nga amnesia.
Fron Nazi, drejtor i Projekteve per Ballkanin ne Institutin per Menaxhimin Lindje Perendim, eshte i vendosur ne Kosove. Doug Rutzen eshte Zevendes President i vjeter i Qendres Nderkombetare per Ligjin per Qellime Jo Fitimi ne Washington DC.