Koment: Te Fitosh Paqen Eshte Me Veshtire Se Te Fitosh Luften

Tejkalimi i nje te shkuare prej pothuaj gjysem shekulli komunizem, nje dekade diskriminimi si ne apartaid dhe nje vit e gjysem lufte kerkon nje partneritet te vazhdueshem dhe afatgjate ndermjet Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar

Koment: Te Fitosh Paqen Eshte Me Veshtire Se Te Fitosh Luften

Tejkalimi i nje te shkuare prej pothuaj gjysem shekulli komunizem, nje dekade diskriminimi si ne apartaid dhe nje vit e gjysem lufte kerkon nje partneritet te vazhdueshem dhe afatgjate ndermjet Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar

Thursday, 10 November, 2005

Presidenti Amerikan Bill Clinton u ka bere thirrje Kosovareve te lene me nje ane ndarjet mes tyre, te ndahen nga e kaluara dhe te ndertojne te ardhmen multi etnike dhe keshtu "te fitojne paqen", ne vijim te fitores se luftes nga NATO. Keto jane aspirata te admirueshme por rruga per ti arritur eshte teper e veshtire.


Situata e tanishme eshte ne menyre te padiskutueshme mjaft me e mire se ne periudhen Mars Qershor te ketij viti. Ne ate kohe, provinca ishte e perfshire nga luftimet ku humben jeten rreth 10,000 Shqiptare te Kosoves, 5,000 te tjere rezultojne te zhdukur, 900,000 njerez u detyruan te kerkojne strehim jashte vendit, dhe rreth 50,000 shtepi u shkaterruan duke shkaktuar nje dem prej rreth 2 miliard dollare.


Sot lufta nga mbaruar, refugjatet jane kthyer, paqeruajtesit e Forces se Kosover (KFOR) jane pergjegjes per sigurine, dhe UNMIK, misioni i OKB ne Kosove, po administron provincen.


Por nese situata e tanishme krahasohet me shpresat e Shqiptareve te Kosoves dhe perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar ne Qershor te ketij viti, ne kohen kr u terhoq ushtria Jugosllave dhe mberriten trupat paqeruajtese nen drejtimin e NATO-s, arritjet jane me pak te dukeshme.


Niveli i dhunes se motivuar etnikisht mbetet i larte me 370 civile - 141 Shqiptare, 133 Serb dhe 96 te tjere - te vrare qe prej muajit Qershor. Mitrovica, qyteti i dyte me i madh ne province eshte akoma i ndare ne dy sektore, ku Serbet jane mbledhur ne pjesen Veriore dhe Shqiptaret ne ate Jugore. Ne te njejten kohe, tensionet politike dhe armiqesite ndermjet partive Shqiptare dhe udheheqesve te tyre po rriten; rindertimi akoma nuk ka filluar; mungojne energjia elektrike dhe uji; sistemi i telefonise funksionon me shume veshtiresi; shume nepunes shteteror, perfshire mesuesit dhe doktoret, si edhe pensionistet nuk jane paguar.


Ndoshta problemet e shumta nuk duhet te jene nje surprize. Per te kuptuar mire Kosoven sot dhe sfiden qe e pret ate per te ardhmen, provinca duhet te shihet ne driten e te kaluares komuniste, diskriminimin si ne apartaid dhe luftes.


Per pothuaj gjysem shekulli ndermjet 1945 dhe 1989 Kosova ka qene nje shoqeri komuniste strikte me nje ekonomi te komanduar. Zgjedhje te lira dhe te ndershme, tregu i lire dhe sundimi i ligjit jane qe te gjitha koncepte te reja dhe te panjohura me pare. Policia, ushtria dhe sistemi juridik kane qene qe te gjitha tradicionalisht instrumenta politik.


Ne dekaden nga viti 1989, provinca ka qene efektivisht nen ligjin e luftes dhe eshte drejtuar nga Beogradi ekskluzivisht per interesat e minoritetit Serb. Ne kete kohe, institucionet ekzistuese politike, ekonomike, dhe arsimore u shperben dhe Shqiptaret u detyruan te luftonin per emancipimin e tyre.


Lufta eshte karakterizuar nga krimet e kryera nga forcat Serbe ndaj civileve Shqiptare ne nje perpjekje per ti larguar ata nga Kosova. Qe prej perfundimit te luftes jane zbuluar mbi 400 varre masive dhe cdo jave zbulohen shume te tjere.


Megjithese Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater nga bashkepunetoret e tij me te afert jane akuzuar per krime lufte nga Gjykata e Hages per rolin e tyre ne fushaten e spastrimit etnik, pak Shqiptare besojne se ata do te ulen nje dite ne banken e te akuzuarit.


Pervec problemeve te shumta te shoqerise Kosovare, Kombet e Bahkuara nuk kane arritur te ngrene nje administrate te forte deri me tani, pjeserisht per shkak te mungeses se burimeve financiare, dhe Bashkimi Europian ka qene i ngadalte ne disbursimin e fondeve te premtuara per rindertimin e provinces.


Ne keto kushte, fitorja e paqes do te jete shume me e veshtire se fitorja e luftes dhe me siguri do te kerkoje nje partneritet te vazhdueshem dhe afatgjate ndermjet Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar.


Blerim Shala eshte redaktor i se perjaveshmes Zeri dhe nje anetar i pavarur i Keshillit Ekzekutiv Tranzitor te Kosoves.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists