KOSHTUNICA PERBALLE VENDIMEVE TE VESHTIRA

Nese ai fiton zgjedhjet presidenciale, Vojisllav Koshtunica do te duhet te zgjedhe ndermjet aleateve te tij reformiste dhe nacionaliste.

KOSHTUNICA PERBALLE VENDIMEVE TE VESHTIRA

Nese ai fiton zgjedhjet presidenciale, Vojisllav Koshtunica do te duhet te zgjedhe ndermjet aleateve te tij reformiste dhe nacionaliste.

Thursday, 26 September, 2002

Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica mund te perballet shume shpejt me nje dileme te madhe. Nje fitore ne zgjedhjet presidenciale ne Serbi me 29 Shtator, te cilen e parashikojne shume vezhgues, do te detyrojne ate ose te vendoset ne krye te levizjes refomratore ose te nenshtrohet ndaj kerkesave te mbeshtetesve nacionaliste.


Presidenti Jugosllav, 58 vjec, nje avokat me reputacion si nje disident qe ne kohen e Titos, gezon mbeshtetje ne rradhet e grupeve te ndryshme te votuesve. Ndersa grupi me i madh eshte ai i nacionalisteve te cilet kundershtojne reformat, ka edhe reformatore ne kampin e tij te cilet e konsiderojne rivalin e tij kryesor, kryeministrin Serb, Zoran Gjingjiq, si nje diktator te korruptuar.


Ky spekter i gjere dhe i ndryshem pikpamjesh eshte i dukshem edhe ne rradhet e Partise Demokratike te Serbise, DSS, te drejtuar prej tij, ne te cilen bejne pjese reformiste radikal te pakenaqur me ritmet e ngadalta te reformave dhe nacionaliste radikale te cilet kerkojne nderprerjen e reformave ne nje moment i cili sipas tyre "rrezikon Serbet".


Ne menyre qe te siguroje mbeshtetjen e te gjithe ketyre grupimeve ne prag te zgjedhjeve, Koshtunica po perdor te njejten strategji qe ka perdorur dy vjet me pare kur ai ka mundur Sllobodan Millosheviqin. Sic ka thene ne nje konference per shtyp me 24 Gusht, kur ka njoftuar kandidaturen e tij per keto zgjedhje, presidenti Jugosllav e ka shpallur kete gare presidenciale si nje zgjedhje ndermjet atij dhe rivalit te tij te madh. Kete rradhe nuk eshte Millosheviq, natyrisht, por Gjingjiq - figura kryesore pas kandidatit te kampit tjeter ne zgjedhjet presidenciale ne Serbi, Miroljub Labus.


Koshtunica e pershkruan zevendes kryeministrin federal reformator si nje kukull te Gjingjiq i cili nuk ka guximin te perballet vete me elektoratin. "Gjingjiq ka frike te perballet me popullin, keshtu qe ai ka gjetur dike per ta perfaqesuar," ka thene ai ne nje takim elektoral me 17 Shtator ne Novi Sad.


Por nevoja e Koshtunices per te gjetur nje balance ndermjet nacionalisteve dhe reformatoreve ne kampin e tij ben qe retorika e tij ne kete fushate elektorale te jete shpesh e paqendrueshme.


Ai ka kerkuar pershpejtimin e reformave - shpesh duke kritikuar Gjingjiq se nuk ka arritur te beje progres ne kete drejtim - por ne te njejten kohe ai perdor nje fjalor populist per ceshtjet e ekonomise.


Per shembull, ai ka propozuar disa skema per privatizimin sipas te cilave punonjesit duhet te marrin aksione nga ndermarrjet e privatizuara, megjithese shume ekonomiste mendojne se nje menyre e tille privatizimi nuk do te kishte sukses dhe nuk do te siguronte mbeshtetjen e institucioneve financiare. Ai gjithashtu ka sulmuar kohet e fundit anetare te kabinetit te Gjingjiq te cilet jane rekrutuar nga jashte du vjet me pare per te ndihmuar reformat. Ne Uzice, me 8 Shtator, Koshtunica ka thene se keta njerez te ardhur nga jashte nuk kane "idene se cfare eshte shteti" dhe u intereson vetem "xhepi i tyre dhe asgje tjeter".


Presidenti Jugosllav ka mobilizuar haptazi ndjenjat ksenofobe dhe nacionalistet radikale duke mbeshtetur bashkimin e Serbise me entitetin e Serbeve te Bosnjes, Republika Srpska, RS, gje e cila bie ne kundershtim te hapur me politiken e komunitetit nderkombetar.


Me kalimin e fushates elektorale, kontradiktat e Koshtunices jane bere gjithnje e me te dukeshme. Nje avokat i perfshirjes se Serbise ne procesin e integrimit Europian, ai ne te njejten kohe ka shkaktuar edhe incidentin me te madh diplomatic ndermjet Beogradit dhe Sarajevos qe prej largimit te Millosheviqit nga posti.


Pavaresisht faktit se Perendimi insiston per pandryshueshmerine e kufinjve ndermjet Bosnjes dhe Jugosllavise, Koshtunica ka thene ne nje miting ne qytetin kufitar te Mali Zvornik me 7 Shtator se entiteti i Serbeve te Bosnjes eshte vetem perkohesisht i "ndare" nga atdheu Serb. Kur fjalet e tij kane shkaktuar nje reagim te ashper nga Bosnja dhe ne rradhet e komunitetit nderkombetar, ai eshte terhequr, duke thene se deklarimet e tij jane keqkuptuar.


Koshtunica ka pasur nje histori te perdorimit te retorikes se dyfishte qe kur ka ardhur ne pushtet dy vjet me pare. Kjo taktike ka qene shume e sukseseshme ne fillim, duke i siguruar atij mbeshtetjen e rreth 80 perqind te popullsise, nje shifer te cilen Millosheviq as nuk mund ta enderronte.


Nevoja per te mbajtur lart shkallen e pranimit te tij ne rradhet e ketyre grupeve kaq te ndryshme kane bere qe ai te mbeshtese marredheniet e mira me SHBA dhe ne te njejten kohe te kundershtoje ekstradimin e Millosheviqit per ne Hage, per te cilin ka insistuar Uashingtoni.


Ndoshta sekreti i popullaritetit te tij eshte se ai personifikon pikerisht ato cilesi te cilat makineria e propagandas se Millosheviqit ia kishte atribuar atij, dhe pikerisht modestine, patriotizmin, paanshmerine, solidaritetin dhe pakorruptueshmerine. Kur njerezit me ne fund e kuptuan se ai nuk i kishte ato cilesi, Koshtunica e mbushi kete boshllek. Ne nje fare menyre, propaganda e Millosheviqit ka punuar ne favor te tij.


Natyrisht, Koshtunica nuk mund te vazhdonte te kishte te njejten shkalle te larte mbeshtetjeje ne elektorat. Por ai ende gezon nje mbeshtetje te madhe, rreth 39 perqind e popullsise, krahasuar me 37 perqind te kundershtarit te tij Labus.


Nje anketim i kryer ne muajin Gusht tregonte se Koshtunica do te fitonte 27 perqind te votave ne raundin e pare ndersa Labus 26 perqind, ndersa 12 perqind do te fitonte drejtuesi ultra nacionalist i Partise Radikale, Vojisllav Sheshelj.


Megjithate, si Labus ashtu edhe Koshtunica veshtire se mund te sigurojne nje shumice te qarte dhe pothuajse me siguri do te kete nje tur te dyte votimesh. Kjo shkon natyrisht ne favor te Koshtunices, sepse ai mund te siguroje edhe votat e kandidateve te tjere dhe mendohet se ai mund te marre rreth 53 perqind te votave ndaj 32 perqind te Labus.


Kjo diference e madhe do te krijohet fale faktit qe deri 81 perqind e perkrahesve te Sheshelj do te votojne me pas per Koshtunicen, ndersa shume te cilet nuk do te votojne ne raundin e pare pritet te marrin pjese ne te dytin - ne mbeshtetje te Koshtunices.


Nese Koshtunica fiton, ai me siguri do te perpiqet te shkaterroje koalicionin e dobesuar te Opozites Demokratike te Serbise, DOS, te mbledhur rreth Gjingjiq, duke detyruar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare te parakoheshme ne republike ne te cilat partia e tij mund te dale si forca e pare politike.


Ai ka disa aresye qe beson se ai mund te kete sukses ne shperberjen e koalicionit. Tre parti te vogla te cilat dikur kane mbeshtetur Gjingjiq tashme po mbeshtesin Koshtunicen ndaj Labus - Qendra Demokratike e Dragoljub Micunoviq, Alternativa Demokratike e Nebojsha Coviq, dhe Reformistet e Vojvodines te drejtuar nga Mile Isakov.


Nje fitore e Koshtunices nuk do te thote qe shume Serbe kane nostalgji per periudhen e Millosheviqit. Ajo do te tregoje se ata nuk kane nje mendim te vendosur per nevojen per reforma. Qeveria e Gjingjiq ka kontribuar ne kete drejtim duke deshtuar ne zgjidhjen e problemeve me te mprehta te trasheguara nga regjimi i Millosheviq - dhe kryesisht kriminalitetit. Koshtunica e ka perdorur kete argument me 18 Shtator, kur ka thene se njerez te cilet jane bere te njohur kur fotot e tyre jane botuar ne faqet e kronikave te kriminalitetit "tani po shfaqen si biznesmene te sukseseshem".


Pas fitores se pritshme te tij, Koshtunica do te perballet me dilema te medha. Ai ose do te duhet te vazhdoje reformat e ashpra, ose te heqe dore prej tyre dhe te coje vendin drejt nje katastrofe ekonomike.


Shume njerez mendojne se Koshtunica ne fund do te sakrifikoje nacionalistet te cilet e mbeshtesin nen presionin e komunitetit nderkombetar, sepse ai nuk eshte i pergatitur te sakrifikoje ndihmen ekonomike per vendin.


Deri me tani, Koshtunica ka mundur te largoje nga vetja pergjegjesine per bashkepunimin me Hagen, sepse ky rol eshte luajtur kryesisht nga Gjingjiq. Ai ka mundur te perfitoje politikisht nga kjo situate, duke fituar pike politike per "patriotizmin" e tij ndaj rivalit te tij. Kur vete Koshtunica do te gjendet para nevojes per te marre vendime ne lidhje me ekstradimet ne Hage, ai nuk do ta kete shume te lehte per te siguruar pike ne syte e opinionit publik.


Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit Blic News.


Frontline Updates
Support local journalists