Kosove: Bllokohet Kandidatura E Rugoves Per Tu Zgjedhur President

Parlamentaret shqiptare refuzojne te mbeshtesin perpjekjen e Ibrahim Rugoves per tu zgjedhur president.

Kosove: Bllokohet Kandidatura E Rugoves Per Tu Zgjedhur President

Parlamentaret shqiptare refuzojne te mbeshtesin perpjekjen e Ibrahim Rugoves per tu zgjedhur president.

Wednesday, 19 December, 2001

Nje muaj pas zgjedhjeve te pergjithshme, vendi ende nuk ka president, kryeminister dhe nje kabinet ndersa partite politike shqiptare grinden mbi inatet e se shkuares dhe perpiqen te kene nje pjese sa me te madhe ne qeveri.


Perfaqesuesit nderkombetare presin me padurim ndersa misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, mbetet i ngarkuar me detyren e qeverisjes sot per neser.


Politikanet shqiptare e bllokuan Ibrahim Rugoven, njeriun qe doli fitues ne zgjedhje, ne nje sesion te 13 dhjetorit. Ai nuk arriti te fitonte dy te tretat e parlamentit 120 vendesh per tu zgjedhur president.


Partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, Partia Demokrate e Kosoves, PDK, e Hashim Thacit, si dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, AAK, e Ramush Haradinajt fituan respektivisht 47, 26 dhe 8 vende ne parlament. Ne votimin parlamentar, dy partite e fundit nuk e perkrahen kandidaturen e Rugoves, gje e cila nuk ia siguroi atij numrin prej 81 votash te nevojshme per tu zgjedhur.


Refuzimi i Rugoves nga ana e politikaneve shqiptare erdhi pavaresisht nga perpjekjet e faktorit nderkombetar per ta evituar nje gje te tille gjate nje takimi me dyer te mbyllura ne prag te sesionit parlamentar.


Thaci dhe Haradinaj e refuzuan liderin e LDK pasi ai nuk kishte plotesuar kerkesat e tyre per postet e kryeministrit dhe kryetarit te parlamentit apo per me teper poste ministrore.


Pervec kesaj, Haradinaj tha se ai nuk ndihej i pergatitur per te hyre ne nje qeveri koalicioni pa pranine e te tre partive kryesore shqiptare.


Ne fillim te sesionit parlamentar, Mahmut Bakalli, nga partia e Haradinajt, sugjeroi shtyrjen e votimit per presidentin per t'i dhene me teper kohe tre partive kryesore politike per te arritur nje marreveshje mbi kandidaturen e Rugoves. Por LDK duke nenvleresuar rrugen parlamentare, vijoi sipas menyres se vet.


Kjo parti kishte gabuar kur shpresoi ne 22 votat e koalicionit serb Povratak (Rikthimi), dhe 11 votat e deputeteve te partive te tjera minoritare te cilat mbeshtesin Rugoven.


Bisedimet tashme kane ngecur ne vend. Nuk ka me plane per takime nderpartiake. Komuniteti nderkombetar ka nisur nje sinjal te qarte se nuk ka ndermend te paguaje perseri per mbajtjen e zgjedhjeve te reja.


Michael Schmunk, shef i misionit gjerman Kosove, tha me 14 dhjetor, "Ju, kosovaret, nuk duhet te prisni nga ne qe te organizojme dhe monitorojme zgjedhjet e reja. Perseritja e tere procesit zgjedhor do te kerkonte 17 milion marka gjermane dhe shume durim. Kjo eshte e pamundur financiarisht dhe politikisht."


Mospelqimi reciprok ndermjet Thacit, Haradinajt dhe Rugoves e ka origjinen ne fillimet e revoltes se shqiptareve ndaj forcave serbe. Konflikti perfundoi me terheqjen e serbeve nga Kosova dhe mberritjen e nje force paqeruajtese nderkombetare ne veren e vitit 1999.


Thaci dhe Haradinaj kane qene komandante te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ata nuk mund t'ia falin Rugoves, udheheqes politik per dhjete vitet e fundit ne Kosove, kritiken per luften e tyre te armatosur.


Ish udheheqesit e UCK ishin te ashper ndaj Rugoves per takimin qe ai pati me ish presidentin jugosllav Slobodan Milosevic gjate fushates se bombardimeve te NATO-s kur forcat serbe po shperngulnin shqiptaret etnike nga Kosova.


Nga ana e tij, Rugova ka qene i mendimit se pavaresia mund te arrihet me mjete paqesore. Ai ka akuzuar Thacin dhe Haradinajn per udheheqje te partive te padisiplinuara dhe pergjegjese per pjesen me te madhe te kontrabandes dhe korrupsionit ne Kosove.


Ky impass nuk ka gjasa te zgjidhet shpejt. Rugova do te kaloje ne nje raund te dyte votimesh me 10 janar dhe do te kerkoje perseri 81 vota per tu zgjedhur president. Nese deshton, atij do t'i mjaftonin 61 vota ne nje raund final.


Nese nuk e arrin as ate, do t'i duhet te konkludoje ne nje marreveshje me koalicionin Povratak. Megjithate, kjo do te jete e veshtire per tu arritur. Serbet do te kembengulin per te hequr dore nga kerkesa per pavaresi. Per Rugoven kjo do te ishte e papranueshme.


Ne fakt, Rugova i deklaroi Deutsche Welle me 17 dhjetor se ende nuk ishin pjekur kushtet qe partia e tij te hynte ne koalicion me serbet. "Situata mbetet ende e tensionuar dhe ka mjaft armiqesi te mbetur nga koha e konfliktit," tha ai.


Ndonese e veshtire ne dukje, Rugova nuk i mbetet shume per te zgjedhur vec plotesimit te kerkesave te Thacit dhe Haradinajt.


Nehat Islami eshte drejtues i IWPR ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists