Kosove: CESHTJA E STREHIMIT DREJT ZGJIDHJES

OKB ne Kosove po planifikon te zgjidhe disa mijera mosmarreveshje ne fushen e strehimit ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, gjate ketij viti.

Kosove: CESHTJA E STREHIMIT DREJT ZGJIDHJES

OKB ne Kosove po planifikon te zgjidhe disa mijera mosmarreveshje ne fushen e strehimit ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, gjate ketij viti.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Tuesday, 6 September, 2005

Agjensite e OKB kane arritur nje progres te madh ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve te vjetra mbi ceshtjen e pronesise, nepermjet nje hetimi tre vjecar per te gjetur se kush ka jetuar perpara luftes ne shtepite e zena me force pas luftes.


Ky operacion do te finalizohet me shkembimin e disa mijera pronave ndermjet shumices etnike Shqiptare dhe pakices Serbe.


Per shembull, nje familje Shqiptare eshte debuar se fundi nga nje apartament ne qender te Prishtines, i cili eshte ne pronesi te Serbeve. Pronari i tanishem Shqiptar eshte future ne kete apartament kur shtepia e tij ne nje fshat aty prane eshte djegur nga forcat Serbe gjate konfliktit te vitit 1998-1999.


Shqiptaret prej perfundimit te luftes i kane rindertuar shtepite e tyre, por vazhdojne te jetojne ne apartamentin ne Prishtine. Tani ata jane lajmeruar te largohen nga apartamenti prej Drejtorise se Strehimit dhe Pronave, DSP, nje organizem i krijuar nga Misioni i OKB-se ne Kosove, UNMIK.


Gjate dy muajve te kaluar, DSP ka shqyrtuar 2000 kerkesa per rikthimin e pronave, dhe premton se 23,000 rastet qe mbeten do te zgjidhen brenda ketij viti.


UNMIK ka krijuar DSP dhe Komisionin e Kerkesave te Pronesise ne vitin 1999. Deri ne Nentor 2002, ata kane punuar per te mbledhur te dhenat dhe per studimin e kerkesave, nje pune kjo teper e madhe e cila eshte penguar edhe nga konfuzioni qe ekziston rreth ceshtjeve te pronesise. Keto dy organizma kane juridiksion ekskluziv mbi ceshtjen dhe vendimet e tyre nuk mund te apelohen.


Shume kerkesa kane lidhje me konfliktin e vitit 1999, kur mendohet se rreth 100,000 shtepi dhe apartamente, pothuajse gjysma e banesave ekzistuese, jane shkaterruar. Shqiptaret e pastrehe jane drejtuar ne zonat urbane, shumica e te cileve kane hyre ne apartamentet dhe shtepite e abandonuara nga Serbet te cilat jane larguar duke iu trembur hakmarrjes se Shqiptareve. Kjo levizje e popullsise ka bere qe popullsia ne disa qytete te dyfishohet. Shembulli me i mire eshte Prishtina.


Serbet qe kane qendruar kane mbetur ne enklava ne territorin e Kosoves, me e madhja e te cilave eshte Mitrovica e veriut. Shume Serbe te cilet tani jetojne ne kete pjese te qytetit kane hyre ne shtepite e Shqiptareve te cilet jane larguar.


Nje numer i madh kerkesash jane te Shqiptareve te cilet kane humbur pronat pasi Beogradi i ka hequr Kosoves statusin e provinces autonome ne fund te viteve Tetedhjete. Ky veprim ka shkaktuar nje greve te pergjitheshme, e cila coi ne debimin nga puna te disa mijera punetoreve Shqiptare. Pervec se kane humbur vendet e punes, rreth 1,600 Shqiptare kane humbur edhe apartamentet e dhena nga kompanite ne te cilat punonin.


Po ne ate kohe, rreth 1,000 Shqiptare nuk u lejuan te hynin ne apartamentet e reja te sapondertuara, megjithese ata posedonin dokumentacionin i cili provonte se apartamentet u ishin dhene nga kompanite. Keto apartamente u jane dhene me pas Serbeve. Me pas, ne vitet 1990 shume apartamente jane privatizuar dhe jane shitur dhe blere ndermjet dy komuniteteve.


"Te gjitha keto shitje dhe blerje tani po studjohen," thote avokati Avni Gjakova nga Prishtina per IWPR. "Megjithate, ka raste kur apartamentet te cilat jane ne diskutim jane shitur bleresve te tjere dhe keshtu ne disa raste per nje apartament ka tre pronare te cilet kerkojne pronesine".


Probleme te tjera jane shkaktuar nga ligjet diskriminuese te miratuara ne vitin 1991, te cilat u kane ndaluar Serbeve t'u shisnin prona Shqiptareve si nje mjet i ndalimit te emigrimit te Serbeve nga Kosova. Megjithate, keto ligje nuk e ndaluan shitjen e pronave.


Pavaresisht veshtiresive, procesi i studimit te kerkesave per pronesi po ecen me ritme te mira. DSP tani ka zyra ne te gjithe Kosoven si edhe ne Serbi dhe Malin e Zi. Puna e saj eshte forcuar edhe nga nje donacion prej 5.5 milion euro nga BE, i cili ka dyfishuar buxhetin e saj te tanishem, dhe asistenca e kater eksperteve nderkombetare per ceshtjet e pronesise.


Progresi ne ceshtjen e strehimit eshte i rendesishem sepse Kosovaret po humbasin durimin me kete process - nje zemerim te cilin avokati i popullit Marek Novicki e ka percjelle edhe ne nje leter te tij per administratorin e OKB-se Michael Steiner ne muajin Nentor.


Drejtori i DSP Martin Drake ka thene per IWPR se komisioni deri kohet e fundit eshte preokupuar me mbledhjen e kerkesave dhe pergatitjen e terrenit per veprim. "Ekipet tona kane vizituar disa vende, kane kontrolluar dokumentacionin dhe gjate dy muajve te kaluar kane zgjidhur 2,000 raste," ka thene ai.


Diturie Hoxha, zevendes zedhenese e DSP, ka thene se komisioni po u gjen strehim te perkoheshem familjeve te cilat jane detyruar te largohen nga pronat e zena ne menyre abusive, ne pritje te rindertimit te shtepive te tyre.


Nderkohe, shitja e pronave ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve po vazhdon por tanime sipas ligjeve dhe ne menyre me transparente.


Ne Dhjetor, Misa Stankoviq, nje Serb nga Prishtina, i cili tani jeton ne Serbi, ka ardhur se bashku me avokatin e tij ne piken kufitare ne Merdare ne Kosoven e veriut per te shkembyer kontratat me nje Shqiptar i cili kishte blere apartamentin e tij me dy dhoma gjumi per 50,000 euro. Shitja do te finalizohet pasi DSP te kontrolloje dokumentacionin dhe te jape aprovimin perfundimtar.


Nehat Islami eshte perfaqesues i IWPR-se ne Prishtine.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists