KOSOVE: GJENDJE E RENDE NE SHKOLLAT SERBE

Shkollat Serbe ne Kosove po perballen me mungesen e mesuesve te kualifikuar.

KOSOVE: GJENDJE E RENDE NE SHKOLLAT SERBE

Shkollat Serbe ne Kosove po perballen me mungesen e mesuesve te kualifikuar.

Tuesday, 6 September, 2005

"Mire, nuk ka nevoje ti dish te gjitha!" i thote nje mesues Anglishteje nje nxenesi kurioz ne nje shkolle te Serbeve ne Kosove i cili kishte pyetur mesuesin se si thuhej ne Anglisht "lidhese kepucesh".


Ne fakt kjo nuk eshte nje pergjigje profesionale, por, mesuesi dhe koleget e tij nuk jane profesioniste. Ata nuk dine shume, dhe duket, se ata nuk kane nevoje te dine shume.


Mesuesi per te cilin po flasim - le ta quajme VD - nuk eshte treguar i pasjellshem, dhe nuk eshte se nuk deshironte ti pergjigjej pyetjes se nxenesit te tij ne oren e Anglishtes. Ai thjesht nuk e dinte pergjigjen.


Ashtu si edhe shume mesues te tjere Serbe ne shkollat ne Kosove, VD nuk eshte i kualifikuar. Nje student i inxhinierise civile, ai ka filluar te jape mesim Anglisht ne Kosove vetem sepse nuk ka njerez me te kualifikuar per ta bere nje gje te tille.


Rasti i VD eshte nje shembull tipik i cilesise se arsimit per femijet Serbe, te cilet shpesh kane per mesues kepucare, zdrukthtare dhe njerez te zanateve te tjera.


Sistemi arsimor nuk ka mundesi te gjeje mesues ne rajon - dhe kjo pavaresisht pagave mbi mesataren qe u paguhen mesuesve.


Nga 1303 shkolla fillore dhe te mesme ne Kosove, tani rreth 20,000 nxenes ne 108 shkolla kryejne mesimin ne gjuhen Serbe.


Pasi Kosova eshte shnderruar ne nje protektorat nderkombetar ne vitin 1999, ministria e arsimit eshte pergjegjese per arsimimin ne Kosove - dhe veprimtaria e saj mbikqyret nga komuniteti nderkombetar.


Megjithate, shkollat fillore dhe te mesme ne Kosove te cilat ende perdorin gjuhen Serbe jane nen kontrollin e ministrise se arsimit te Serbise ne Beograd, megjithese nje gje e tille ka shkaktuar kundershtimin e ministrise se arsimit ne Prishtine.


Dy autoritetet jane ne mosmarreveshje me njerez tjetren mbi ceshtjen e kontrollit te shkollave Serbe, duke i lene mesuesit e pakualifikuar teper konfuz ne lidhje me cfare dhe si duhet te japin mesim. Ne nje gjendje te tille nuk eshte per tu habitur qe femijet po vuajne pasojat me te renda.


Zyrtaret e Beogradit veshtire se do te pranojne te heqin dore nga kontrolli i tyre mbi shkollat dhe t'ja lene kete kompetence Prishtines per shkak se perfshirja e tyre shihet me sy te mire nga elektorati ne Serbi, duke krijuar idene se ata po kujdesen dhe nuk i kane harruar Serbet e Kosoves.


Ne fakt, Beogradi paguan mesuesit te cilet jane te gatshem te punojne ne Kosove dy fishin e pagave te cilat paguhen ne Serbi. Mesuesit gjithashtu perfitojne nje page tjeter edhe nga ministria e arsimit e mbeshtetur nga komuniteti nderkombetar ne Prishtine, e cila eshte e interesuar te tregoje qe ajo ka ne planet e saj afat gjata edhe integrimin e atij qe zyrtaret ne Prishtine e konsiderojne si nje sistem shkollor "paralel".


Per Serbet, shperblimi i mire financiar duhet te jete nje aresye teper e forte per te kerkuar pune ne protektorat, por megjithate nuk duket se ka terhequr nje numer te madh mesuesish te kualifikuar.


Smiljka Milosavljeviq, zyrtarja Serbe pergjegjese per arsimin fillor dhe te mesem ne Kosove, ka treguar per IWPR veshtiresite me te cilat perballen zyrtaret per rekrutimin e mesuesve.


"Nese nuk aplikojne njerez te kualifikuar per vendin e punes, atehere kushdo qe aplikon e merr kete vend, pavaresisht nese eshte apo jo i kualifikuar per kete pozicion," thote ajo.


Shume njerez kane frike nga problemet qe ekzistojne ne lidhje me sigurine e Serbeve ne Kosove. Disa mesues udhetojne mbi 20 kilometra per ne vendet e tyre te punes cdo dite te shoqeruar nga Forcat Mbrojtese te Kosoves dhe KFOR.


Si rezultat i gjendjes se dobet te arsimit, femijet Serbe shpesh nuk presin shume nga shkolla. Per fat te keq eshte nje gje e zakoneshme qe nje femije ne klasen e peste te mos dije ende te lexoje.


Gjendja eshte pak me e mire ne pjesen veriore te Kosove, ne bashkine e Leposaviq, e cila nuk eshte prekur shume nga konflikti i vitit 1999. Ketu, mesuesit jane kryesisht ata te vjetrit. Por ky eshte nje rast i vecante.


Per shume mesues Serbe ne Kosove, pagat e larta jane natyrisht nje gje e mire, por qe nuk zgjat shume.


Slobodanka Bulajiq, nje mesuese e gjuhes Angleze e cila vjen nga Prishtina, ka jetuar ne Serbi per dy vjet pas perfundimit te konfliktit, por nuk ka mundur te gjeje dot nje pune ne profesionin e saj. Ajo tani punon ne Kosove, por nuk ka nder mend te qendroje gjate.


Si shume Serbe te punesuar ne arsim, ajo do te largohet sapo paga te mos jete me e mjaftueshme. "Une kam ardhur ketu kryesisht per te siguruar jetesen time dhe te femijeve te mi," thote ajo.


Tatjana Matiq eshte nje bashkepunetore e IWPR. Olivera Stojanoviq eshte nje gazetare e pavarur ne Mitrovicen e veriut.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists