Kosove: Lufta E Propagandes Se Bin Laden

Serbet e Kosoves jane te habitur nga njoftimet se muxhahedinet kane ngritur nje kamp trajnimi ne fshatin e tyre.

Kosove: Lufta E Propagandes Se Bin Laden

Serbet e Kosoves jane te habitur nga njoftimet se muxhahedinet kane ngritur nje kamp trajnimi ne fshatin e tyre.

Tuesday, 6 September, 2005

Njoftime te rreme per ekzistencen e kampeve te trajnimit te Bin Laden ne Kosove jane bere edhe me pare, por deklarimet me te fundit e kane cuar luften e propagandes ne Ballkan ne kufinjte e absurdes.


Ne serine me te fundit te perhapjes se frikes, eshte thene se fshati i Roptoves, nw Kosoven jug-lindore, eshte nje pike e rendesishme per rrjetin e disidentit Saudit al-Qaeda.


Roptova, eshte ne fakt nje fshat i banuar nga Serbet etnik, nje vend ku edhe nje muxhahedin i vetem, do te dallohej menjehere nga pjesa tjeter e njerezve. Por megjithate, media Ruse dhe Maqedonase nuk e kuptojne kete gje.


Me 16 Tetor, agjensia e lajmeve RIA Novosti me qender ne Moske, duke cituar nje korrespondent te paidentifikuar ne Kosove, ka njoftuar se nje grup prej rreth 50 muxhehedinesh Alegjeriane dhe Afgane po sterviteshin ne nje kamp ne bashkine e Kamenices, e cila eshte ne sektorin e kontrolluar nga trupat Amerikane te KFOR-it.


Sipas RIA Novosti, kampi drejtohej nga Ayman al Zavahiri, nje nga bashkepunetoret me te ngushte te Bin laden dhe nga instruktore Shqiptare te cilet kane dezertuar kohe me pare nga ushtria Jugosllave. Njoftimi vazhdonte se personat e stervitur ne kete kamp do te perdoreshin per veprime terroriste ne Kosove dhe Maqedoni.


Tre dite me pas, Dnevnik, nje gazete e madhe ne Maqedoni, duke cituar "burime te besueshme"ka konfirmuar njoftimet e RIA Novosti dhe ka theksuar se kampi eshte vendosur pikerisht ne fshatin Roptove.


Ne keto njoftime nuk eshte thene se ne te gjitha 150 shtepite e fshatit Roptove jetojne Serbe etnik, te cilet jane vertete te habitur se si dikush mund te imagjinoje qe ne fshatin e tyre eshte ngritur nje baze e muxhahedineve - armiqve te tyre te betuar. "E cilet muxhahedin do te guxonin te vinin ne fshatin tone," me tha nje banor vendas. "Roptova eshte e rrethuar nga te gjitha anet nga fshatra Serbe".


Zoran Jovanoviq, nje zyrtar Serb i bashkise se Kamenices,thote: "Une jam ne kontakt te perhershem me banoret vendas Serbe dhe Shqiptar, por nuk kam degjuar ndonjehere nga banoret e fshatit Roptove per ekzistencen e ketij kampi. Ky eshte nje territor i vogel. Nese do te kishte dicka ne do ta dinim me siguri".


Zerat per nje aktivitet te muxhahedinevejane hedhur poshte edhe nga njesite Amerikane te KFOR-it te cilat patrullojne ne kete zone. "Patrullat e rregullta tokesore dhe ngaajri te kryera nga trupat Amerikane dhe Ruse ne bashkepunim me komunitetet Serbe dhe Shqiptare ne rajon nuk kane zbuluar ndonje informacion te tille," thote zedhenesi i KFOR-it Major Rendi Martin.


Shaip Surdulli, kryetar i bashkise se Kamenices, mendon se zerat per ekzistencen e kampeve te stervitjes jane qarkulluar me qellim per te krijuar tension ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve perpara zgjedhjeve; ne menyre qe Shqiptaret te etiketohen si "aleate te terroristit Osama Bin Laden" dhe per te diskredituar trupat Amerikane qe veprojne ne Kosove.


Bashkia e Kamenices ka rreth 55,000 banore, 18 perqind e te cileve jane Serbe. Qyteti i Kamenices, me nje poppullsi prej rreth 10,000 banore, ka pasur pak demtime gjate luftes se vitit 1999. Serbet dhe Shqiptaret vazhdojne te jetojne dhe te punojne se bashku, gje qe perben nje shembull te rralle te tolerances etnike.


Asambleja bashkiake ka 11 keshilltare Serb dhe 23 Serbe punojne ne administraten lokale, dy prej te cileve ne poste drejtuese. Serbet jane gjithashtu te perfaqesuar edhe ne forcen lokale te policise dhe udhetojne lirisht ne kishen e tyre dhe ne treg ku bejne pazare se bashku me Shqiptaret. Dhe ndoshta, ajo qe eshte me e rendesishmja, qe prej perfundimit te luftes ne Kosove, nuk ka pasur asnje dhune ndermjet dy komuniteteve.


Nehat Islami eshte drejtues i projektit te IWPR-se ne Kosove.


Frontline Updates
Support local journalists