KOSOVE: REFUGJATET TE VENDOSUR PER TE MOS U BINDUR NGA THIRRJET PER TU KTHYER

Thirrja e nje politikani te larte Kosovar nuk ka bindur qindra Shqiptare te Kosoves te cilet tani e quajne Britanine si vendin e tyre

KOSOVE: REFUGJATET TE VENDOSUR PER TE MOS U BINDUR NGA THIRRJET PER TU KTHYER

Thirrja e nje politikani te larte Kosovar nuk ka bindur qindra Shqiptare te Kosoves te cilet tani e quajne Britanine si vendin e tyre

Nje thirrje drejtuar refugjateve Kosovare te vendosur ne Britani, per t'u rikthyer dhe per te ndihmuar ne rindertimin e vendit te tyre duket se ka rene ne vesh te shurdher.


Presidenti i asamblese se Kosoves, Nexhat Daci e ka bere kete thirrje gjate nje udhetimi te koheve te fundit ne Londer, dhe eshte pasuar menjehere nga qeveria Britanike e cila eshte e vendosur per te shtrenguar procedurat e saj te azilit.


"Tani kemi paqe ne Kosove edhe fale ndihmes se ushtareve Britanik, keshtu Kosovaret duhet te kthehen dhe te ndertojne vendin duke perdorur njohurite dhe eksperiencen qe kane fituar ne Britanine e Madhe," ka thene Daci.


Megjithate, Claire Doole, nje zedhenese e agjensise se kombeve te bashkuara per refugjatet, UNHCR, mendon se thirrja eshte nje perpjekje per te detyruar refugjatet te largohen nga Britania si nje pjese e perpjekjeve te Sekretarit te Brendeshem David Blunkett per te ulur fluksin e imigracionit.


"Nuk eshte akoma e sigurte qe njerezit te kthehen, sic thone Daci dhe ministria e jashteme Britanike. Ne kemi dyshime mbi rolin e tij dhe mendojme se qeveria duhet te hetoje rreth aresyeve qe e shtyjne ate te deklaroje qe Kosova eshte nje vend i sigurte," ka thene Doole per IWPR-ne.


UNHCR, Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe dhe Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove kane thene se disa refugjate - vecanerisht Romet dhe Shqiptaret e martuar me Serbe - nuk duhet te detyrohen ne asnje menyre te kthehen ne rajon.


Daci i ka bere komentet e tij pas nje takimi me Blunkett, dhe ministria e jashteme Britanike ka cituar menjehere theniet e tij ne nje deklarate per shtyp me ane te se ciles i behej thirrje Kosovareve te "heqin dore nga kerkesat e tyre per azil dhe te kthehen ne shtepi".


Refugjatet Kosovare Shqiptare Boja dhe Jaka mendojne se ndoshta mund te mos kete rrezik per kthimin e tyre ne shtepi, por ata nuk duan ta bejne nje gje te tille. "Mund te mos kete asnje problem sigurie por te shkosh atje per te ndertuar vendin eshte nje gje shume e madhe," thote Boja per IWPR-ne.


Nje arkitekt i kualifikuar i cili tani jeton ne Enfield, ne veri te Londres, Boja ka arritur ne Britani ne vitin 1998 se bashku me gruan dhe dy femijet e tij. "Ishte vertete e rrezikeshme. Rreth 2,000 Shqiptare jane vrare vetem pak kohe pasi jemi larguar ne," thote ai.


"Dy femijet e mij kane qene kater dhe pese vjec kur kemi ardhur. Ata kane filluar shkollen sap one erdhem ketu dhe tashme kane filluar te harrojne edhe identitetin e tyre Shqiptar. Djali me pyet: perse duhet te kthehemi? Cdo gje qe kam tani eshte ketu, ky eshte vendi im. Si mund t'u shpjegoj atyre qe ndoshta do te detyrohemi te largohemi nese atje nuk ka rrezik?"


E shoqja e Bojas po kryen studime pasuniversitare per informatike, nje sektor qe sipas qeverise Britanike po vuan nga mungesa e punonjesve te kualifikuar. Megjithate, asnje prej tyre nuk lejohet te punoje. Familja jeton me pagesat e sherbimit social dhe Boja dhe e shoqja e tij kurohen per depresion.


"Une nuk mund te punoj dhe te bej plane per te ndertuar nje shtepi ketu apo per te marre nje kredi. I kam bere nje kerkese ministrise se brendeshme para nje viti dhe qe prej asaj kohe nuk kam marre asnje pergjigje. Ata perpiqen ti veshtiresojne gjerat sa me teper per ne, ne menyre qe te ndalojne te tjeret te kerkojne azil, por kjo nuk ka sukses. Vetem ne vuajme nga kjo," perfundon ai.


Jaka ka mberritur ne Londer ne Korrik 1998 i fshehur ne nje avion transporti - duke paguar te gjitha kursimet e pakta te familjes se tij. Familja e tij nuk ka pasur fatin te largohet si ai nga vendi, por ata jane bashkuar ne vitin 1999 pasi motra e Jakes i gjeti ata ne nje kamp refugjatesh ne Maqedoni me ndihmen e nje ekipi gazetaresh Franceze. Familja ka qendruar ne Leeds ne nje qender refugjatesh deri ne perfundimin e luftes, duke u rikthyer ne Kosove per te rifilluar nje jete te re.


Yaka vendosi te qendroje dhe nuk di si ti pergjigjet thirrjes se Dacit. "Jam menduar shume. Do te deshiroja qe me pare te perfundoja studimet per gazetari ne universitetin e City. Ne Kosove ka kaq shume te papune, keshtu qe me e pakta qe mund te bej eshte te marr nje arsim te duhur," thote ai.


"Jetoj prej kater vjetesh ne Londer. Kam ndryshuar menyren e jeteses. Njerezit mendojne se ne po bejme qejf ketu, por te jetosh dhe te punosh ne Londer eshte e veshtire, jo vetem nga ana financiare por edhe per faktin se je larg familjes dhe miqve".


"Ne Kosove ka pak mundesi. Nese kthehem tani atje do te punoj ne ndertim ose dicka te ngjashme dhe une kerkoj me teper se kaq. Kur te vije koha per t'u larguar do ti them faleminderit shume Britanise qe me ka strehuar dhe se ishte nje eksperience shume e bukur. Pastaj do te kthehem dhe do te rindertoj vendin tim, por jo tani".


Ministria e jashteme thote se ajo nuk eshte perfshire ne asnje plan per te ndihmuar numrin e madh te Kosovareve te cilet jetojne si refugjate ne Britani per t'u kthyer ne shtepite e tyre. Nderkohe, ministri i brendeshem ka shprehur vendosmerine e tij per te shtrenguar procesin e azilit.


"Ne do te kthejme pas ata njerez per te cilet dyshojme se abuzojne me sistemin sapo te kemi hedhur poshte kerkesat e tyre. Nese ata vendosin te apelojne kete vendim, ata do te duhet ta bejne kete gje ne vendin e tyre," ka thene se fundi Blunkett.


Por shumica e disa mijera Kosovareve te cilet jane vendosur ne Britani jane te vendosur te bejne cfare eshte e mundur per te qendruar ne vendin te cilin tani e konsiderojne si shtepine e tyre te re.


Sic e bejne te qarte edhe Boja dhe Jaka, siguria nuk perben me problemin e tyre me kryesor, megjithese ajo mbetet nje ceshtje serioze per grupet e minoriteteve.


Britania u ofron refugjateve mundesi per arsimim te mire, mundesine per te fituar para, nje pjese e te cilave mund te dergohen te afermeve ne Kosove dhe nje te ardhme me te mire per femijet. Te gjendur para mundesise per te zgjedhur ndermjet ketyre te mirave dhe shkaterrimit dhe kujtimeve te keqia qe kane lene pas, nuk eshte e veshtire te kuptosh se perse thirrja e Dacit do te mbetet kryesisht pa nje pergjigje.


Richard Powell eshte nje gazetar i pavarur.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists