KOSOVE: SHQETESIM NE LIDHJE ME TRANSFERIMIN E PUSHTETIT
"Transferimi i kompetencave" nga komuniteti nderkombetar ne kontrollin e vendasve po perballet me nje sere veshtiresish.
KOSOVE: SHQETESIM NE LIDHJE ME TRANSFERIMIN E PUSHTETIT
"Transferimi i kompetencave" nga komuniteti nderkombetar ne kontrollin e vendasve po perballet me nje sere veshtiresish.
Transferimi i kompetencave po shkakton shqetesime ne Kosove, pasi Serbet kane bojkotuar takimin e komisionit te perbashket te mbajtur me 8 Prill, i cili do te shqyrtonte tranferimin e pushtetit nga administrata e Kombeve te Bashkuara per tek qeveria e Kosoves.
Serbet ne Kosove kane frike se ky takim perben fillimin e nje levizjeje drejt pavaresise se Kosoves ku ata do te kene shume pak ose aspak pushtet.
Por ndersa disa ne protektorat jane ende dyshues mbi ate qe do te thote transferimi i autoritetit, shume Shqiptare jane te bindur qe qeveria e Kosoves duhet te kete me teper pergjegjesi.
Ramush Tahiri, keshilltar politik i Kryetarit te Asamblese se Kosoves, eshte i bindur se Kosovaret mund te drejtojne vendin shume me mire se cka bere Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, gjate kater vjeteve te kaluara.
"Ceshtja eshte se buxheti i UNMIK perfundon ne vitin 2006 dhe ata duhet te fillojne te japin me teper pushtet administratoreve lokal te cilet flasin gjuhen, njohin mentalitetin dhe me e rendesishmja jane banore te ketij vendi dhe jo me kontrata pune gjashte mujore," ka thene Tahiri per IWPR te Merkuren.
Megjithese disa fusha te rendesishme si buxheti, taksat dhe kontrolli i pergjitheshem fiscal u jane dhene tanime zyrtareve lokal, UNMIK do te vazhdoje te ruaje kontroll mbi mbrojtjen, drejtesine dhe marredheniet diplomatike.
Megjithate, UNMIK, duket me i kujdeseshem ne dhenien e autoritetit qeverise se Kosoves. "Nese do te mbash dicka te rende, atehere duhet te kesh krah te forte," ka thene Simon Haselock, drejtues i zyres se informacionit publik te UNMIK per IWPR.
"Tani ata e dine se cfare do te thote transferim i pushtetit, ata e dine se per te ushtruar pushtetin duhen njerez te kualifikuar, dhe ne kete moment nuk ka aq njerez te kualifikuar, dhe per rrjedhim nuk eshte kaq e lehte sa mendonin ata ne fillim. Ata e kuptojne se cfare ka shkaktuar nje periudhe prej dhjete vjetesh jashte cdo strukture qeverisese".
Mungesa e profesionalizmit, sipas Haselock, eshte nje nder problemet me te medha me te cilat perballet qeveria e re. Nen regjimin e Millosheviq, Shqiptaret kane qene te perjashtuar nga qeverisja, dhe per rrjedhim shume prej zyrtareve te cilet sot drejtojne institucionet e Kosoves nuk kane eksperience. Haselock thote se per cdo pengese apo deshtim ne punen e tyre, ata perpiqen te bejne fajtor te tjeret.
Zyrtaret jashte Kosoves kane shprehur gjithashtu shqetesim se procesi i transferimit eshte duke ndodhur shume shpejt. Ne Beograd, zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq ka thene ne nje interviste per radion e UNMIK javen e kaluar se ai mendonte qe problemi nuk qendron ne procesin e transferimit te pushtetit por ne momentin qe eshte zgjedhur. "Ne nuk jemi pergjithesisht kunder transferimit te kompetencave, por ceshtja per ne eshte kur dhe si kryhet ky proces," ka thene ai.
Bajram Rexhepi, kryeminister i Kosoves, ka pranuar se qeveria e tij nuk ka nje strategji te qarte per transferimin e pushtetit.
Sipas Rexhepit kjo eshte kryesisht per shkak se pagat mesatare te qeverise prej 270 euro ne muaj nuk jane teper terheqese per specialistet lokale dhe njerezit e arsimuar, te cilet jane me te interesuar te punojne per organizata nderkombetare ku paguhen te pakten dy here me teper.
Megjithate, edhe entuziaste si Tahiri - te cilet thone se qeveria e Kosoves mund te permbushe te gjitha pergjegjesite e saj - pranojne se ekziston te pakten nje sfide e cila do te jete e veshtire per t'u perballuar.
Shume ne qeveri kane frike se Serbet e Kosoves do te behen gjithnje e me teper radikal per shkak te procesit te transferimit te kompetencave.
Nje dite pasi grupi i punes per transferimin e pushtetit ka filluar punen, Serbet e Kosoves kane organizuar nje proteste ne Gracanica, enklava Serbe ne qender te Kosoves, ku kane mbajtur ne duar parrulla kunder pavaresise.
Transferimi i pushtetit ka nje domethenie me te gjere si per Shqiptaret ashtu edhe per Serbet. Te paret, shume prej te cileve kerkojne sovranitet, e konsiderojne procesin si nje mundesi per te provuar se ata jane te afte te drejtojne shtetin e tyre.
Mehmet Hajrizi, sekretar i kryeministrit thote: "Eshte shume e rendesishme, sepse do te kete nje ndikim mbi menyren se si Kosova do te permbushe standartet e percaktuara nga komuniteti nderkombetar, te cilat do te jene edhe parakushti kryesor per pavaresine tone".
Zyrtaret deri me tani jane ankuar se mandati i tyre i kufizuar nuk u lejon atyre te punojne ne menyre efektive. UNMIK insiston se inkompetenca e qeverise se tanishme ne ushtrimin e autoritetit te saj te cunguar do te thote se ajo nuk e ka fituar ende te drejten per pushtet me te madh. "Te gjendur para nje situate te veshtire, shume zyrtare lokal ngrene duart dhe kerkojne ndihmen e UNMIK," thote Haselock.
"Mos funksionimi i sistemit te taksave eshte nje nder shembujt me te qarte," ka thene ai, duke shtuar se nga 40,000 biznese te regjistruara tani ne Kosove, qeveria ka arritur te mbledhe detyrimet nga vetem 2,000 prej tyre - gje e cila do te thote se 95 perqind e bizneseve tani nuk po paguajne. Edhe Korporata Energjitike e Kosoves, KEK, kompania me e madhe publike ne Kosove, nuk paguan detyrimet e saj fiskale.
Tahiri mundohet te jape nje pamje tjeter, duke thene se UNMIK eshte autoriteti me i larte kur vjen fjala per ceshtjen e taksave.
Ndersa loja e hedhjes se fajit vazhdon, duket sikur procesi i cili po quhet te pakten teorikisht "transferimi i kompetencave" ne te vertete mund te shnderrohet ne nje transferim incompetence - nga UNMIK tek qeveria e Kosoves.
Alma Lama eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR.