KOSOVE: ZEMERIM RRETH ARRESTIMEVE TE ANETAREVE TE TMK-se
Ne Kosove jane shtuar tensionet pas arrestimit te disa anetareve te forces mbrojtese lokale.
KOSOVE: ZEMERIM RRETH ARRESTIMEVE TE ANETAREVE TE TMK-se
Ne Kosove jane shtuar tensionet pas arrestimit te disa anetareve te forces mbrojtese lokale.
Arrestimi gjashte anetareve te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK, nga policia e UNMIK-ut, perfshire edhe vellain e nje drejtuesi politik te nje partie, ka shkaktuar reagime te ashpra, te cilat jane shfaqur me protesta ne qytetet e Decanit dhe Gjakoves. Pasi jane shperndare nga policia, protestuesit kane kercenuar se do te bllokojne rruget e rendesishme ne province nese te arrestuarit nuk lirohen se shpejti.
Gjashte personat, te akuzuar per vrasje dhe rrembime te Shqiptareve vendas pas largimit te forcave Serbe nga Kosova pas bombardimeve te NATO-s, jane arrestuar me 18 dhe 19 Qershor. Media lokale ka publikuar emrat e tyre, por OKB nuk ka pranuar te konfirmoje identitetin e tyre, dhe as te jape natyren e sakte te krimeve per te cilat ata akuzohen se i kane kryer.
Zedhenesi i UNMIK-ut, Simon Haselock ka thene per IWPR-ne se urdheri i arrestimeve eshte leshuar nga prokuroret nderkombetare ne gjykaten e qarkut Peje dhe eshte ratifikuar nga gjykatesi nderkombetar atje. Ai ka thene se gjykata e Hages nuk eshte e perfshire ne kete ceshtje: "Ne kete moment ne nuk po i trajtojme krimet e presupozuara si krime lufte. Ne duhet te presim rezultatin e hetimeve qe kane filluar". Disa viktima te ketyre krimeve te supozuara ende rezultojne te zhdukur.
TMK-ja eshte nje organizate civile e krijuar nga rradhet e ish luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, e cila eshte demilitarizuar ne fund te fushates ushtarake te NATO-s ne vitin 1999. E perbere nga 3,000 trupa aktive dhe 2,000 rezerviste, ky organizem eshte menduar te perdoret ne raste emergjence. Ne rradhet e popullsise Shqiptare te Kosoves, TMK shihet si nje ushtri e ardhshme dhe pergjithesisht konsiderohet si e paprekeshme.
Megjithate, kjo nuk eshte hera e pare qe anetaret e organizates jane arrestuar. Ne Jana rte ketij viti, tre zyrtare te larte te TMK-se jane arrestuar dhe jane akuzuar per krime kunder Shqiptareve. Ata ende nuk kane dale ne gjyq.
Nder personat e njohtuar si te arrestuar kete jave eshte edhe Daut Haradinaj, ish komandant i zones se trete te TMK-se dhe vellau i Ramush Haradinajt, ish komandanti i UCK-se ne zonen e Dukagjinit dhe drejtuesi i Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Daut Haradinaj eshte pezulluar nga TMK-ja nje vit me pare, kur emri i tij eshte permendur ne listen e 22 njerezve te akuzuar si "mbeshtetes te ekstremisteve" ne Ballkan, te paraqitur nga administrata Amerikane dhe te nenshkruar nga Presidenti George W Bush. Ne kete liste jane perfshire edhe anetare te tjere te TMK-se.
Daut Haradinaj eshte dorezuar vete gjate nje hetimi per zhdukjen dhe sulmet ndaj Shqiptareve etnik ne fund te fushates ushtarake te vitit 1999, thone disa burime.
Komandanti i Forces Paqeruajtese ne Kosove, KFOR, Gjeneral Marcel Valentin ka thene se arrestimet tregojne se askush nuk qendron mbi ligjin. "Komuniteti nderkombetar nuk po e sulmon TMK-ne si nje institucion, por veprimet do te ndermerren ndaj cdo individi i cili akuzohet per krime," ka thene ai.
Ai eshte mbeshtetur nga kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, i cili ka nxitur gjithashtu publikun te prese perfundimin e hetimeve.
Reagimi nga TMK-ja ka qene me pak i permbajtur. "Kjo eshte nje goditje e rende per mbare TMK-ne, dhe jo vetem per individet," ka thene komandanti i saj Gjeneral Agim Ceku.
"Ne jemi kunder menyres se si jane arrestuar zyrtaret e TMK-se, aty eshte perdorur dhune," ka shtuar nje nder zyrtaret e larte te organizmit, Muharrem Mahmutaj. Theniet per perdorim te teper te forces jane hedhur poshte nga zedhenesi i policise nderkombetare Derek Chapell, por shefi i misionit te UNMIK-ut Michael Steiner ka pranuar hapjen e nje hetimi mbi keto informacione.
Gjashte te dyshuarit jane burgosur per 30 dite ndersa te perfundojne hetimet e nisura. Rregullorja e UNMIK-ut lejon mbajtjen nen arrest deri 12 muaj deri sa te perfundojne hetimet rreth te dyshuarve.
Adem Bajri, avokati mbrojtes i Daut Haradinajt, ka parashikuar qe klienti i tij do te lirohet pa u akuzuar. Haradinaj ka thene se ai nuk ka "frike nga asgje".
Disa dite perpara arrestimeve, zyrtari i larte i TMK-se Gani Ymeri eshte liruar nga burgimi tete mujor pa u akuzuar per asnje krim. Ymeri ka thene se ai do te kerkoje tani kompensim per kohen qe eshte mbajtur pa te drejte ne burg.
Cilido te jete rezultati, opinioni publik dhe mediat ne Kosove bashkohen ne nje pike qe nevojitet nje perfundim i shpejte i hetimeve dhe i procesit te mundshem gjyqesor. Eshte e rendesishme qe e verteta te dale sa me shpejte ne drite.
Fatos Bytyci eshte nje gazetar i Radio Televizionit te Kosoves, RTK.