KROACI: NDALOHET PERDORIMI I SIMBOLEVE TE USTASHEVE

Planet e qeverise per te goditur ata te cilet vleresojne te kaluaren fashiste te vendit kane shkaktuar reagime te shumta.

KROACI: NDALOHET PERDORIMI I SIMBOLEVE TE USTASHEVE

Planet e qeverise per te goditur ata te cilet vleresojne te kaluaren fashiste te vendit kane shkaktuar reagime te shumta.

Tuesday, 6 September, 2005

Perpjekjet e qeverise se qendres se majte te Ivica Racan per te nxjerre jashte ligjit shenjat dhe parrullat te cilat vleresojne fashistet Kroate te Luftes se Dyte Boterore konsiderohen si nje perpjekje cinike nga ana e qeverise per te lehtesuar hyrjen e Kroacise ne Bashkimin Europian.


Projekt ligjet do te paraqiten se shpejti ne parlamentin Kroat per te ndaluar vendosjen e simboleve te Ustasheve, levizja pro-Naziste e cila ka drejtuar Kroacine nen mbrojtjen e forcave Naziste nga viti 1941 deri ne vitin 1945.


Legjislacioni i propozuar po paraqitet si nje perpjekje per te luftuar nje tendence ne rritje ndaj shfaqjes publike te simboleve dhe shenjave te cilat vleresojne dhe lavderojne Nezavisna Drzava Hrvatska, NDH, dhe diktatorin e saj, apo Poglavnik, Ante Paveliq.


Por nese ky projekt shnderrohet ne ligj, analistet mendojne se autoritetet veshtire se mund ta zbatojne ate, sepse kjo do te conte ne nje konflikt te hapur me te djathten radikale. Qeveria ka pasur frike dhe eshte perpjekur te shmange nje perplasje te tille, duke mos ekstraduar gjeneralin e ushtrise Kroate te akuzuar per krime lufte, Janko Bobetko, te cilin nacionalistet e konsiderojne si nje hero lufte.


Gjate viteve te fundit ne te gjithe vendin jane ngritur statuja dhe monumente ne shenje perkujtimore ndaj jetes se komandanteve ushtarake Ustashe dhe jane botuar fotografi te Paveliq duke pershndetur ne menyren Naziste. Kenget Ustashe kane filluar te degjohen ne stadiume dhe ne koncerte te muzikes pop ndersa ne tregje mund te gjesh modele te shumta bluzash, distiktiva, cakmake dhe "suvenire" te tjere me shenja te NDH.


Keto sjellje do te behen te jashte ligjeshme pas miratimit te legjislacionit te propozuar - te quajtur "ligji per de-Ustashizimin" - i cili ndalon te gjitha veprimet apo shitjen e mallrave "te cilat kujtojne ish shtetet apo organizatat fashiste".


Shkelesit e ligjit te cilet do te mbajne publikisht "flamuj, veshje, disktiktiva, parrulla, dhe shenja te tjera te shtetit fashist, apo do te pershendesin ne menyre fashiste" do te detyrohen te paguajne nje gjobe te rende dhe ne raste me serioze rrezikojne nje denim me burgim deri ne tre vjet.


Por megjithese ky projekt nuk ka filluar ende te diskutohet ne parlament, propozimi ka shkaktuar nje diskutim te madh publik, duke terhequr kritika te ashpra nga specialistet e ligjeve dhe politikane te krahur te djathte.


Juristet thone se do te jete e veshtire te zbatohet ky ligj: se do te jete praktikisht e pamundur te ndeshkohen qindra te rinj te cilet shkojne ne koncertet e muzikes pop me bluza te zeza me shenjen "U" te Ustasheve, pa folur pastaj per mijera tifoze te futbollit te cilet kendojne kenge Ustashe ne shkallet e stadiumeve; dhe se perpjekjet per te denuar shkelesit e ketij ligji do te shkaktonin demonstrime publike ne mbeshtetje te ideologjise Ustashe.


Nderkohe, perkrahesit e linjes se ashper, jane pergjigjur me nje kerkese per masa te ngjashme ndaj paraqitjes se simboleve Partizane dhe Komuniste, si ylli me pese cepa, draper cekani dhe kendimi i kengeve anti fashiste.


"Keto ankesa jane qesharake," ka thene per IWPR nje intelektual nga Zagrebi, i cili nuk deshiron te identifikohet. "Askush ne Kroaci nuk paraqet publikisht yllin me pese cepa ose draprin dhe cekanin, ndersa ekziston nje vale e vertete simbolesh Ustashe".


Qeveria e qendres se majte e kryeministrit Ivica Racan thote se ligji i propozuar eshte bazuar ne parathenien e kushtetutes Kroate, e cila denon ish NDH, dhe gjithashtu ka ngjashmeri me kodin penal Gjerman, i cili ka nxjerre jashte ligjit demonstrimet pro Naziste.


Qeveria ka thene se kjo ka qene nje pergjigje ndaj kerkesave te grupimeve te te drejtave te njeriut, forumeve intelektuale dhe grupimeve te mediave te pavarura te cilat kane kritikuar "re-Ustashizimin" e Kroacise nen qeverisjen e ish presidentit Franjo Tugjman.


Ne fakt, pozicioni i vete Tugjman ka qene disi i papercaktuar. Megjithese ai ka luftuar kunder NDH ne rinine e tij, si president ai disa here ka mbrojtur legjitimitetin e NDH, duke e pershkruar Kroacine e kohes se Paveliq jo thjesht si "nje krijim kuisling, por edhe si nje shprehje te deshires shekullore te popullit Kroat per shtetin e tyre".


Mirjana Kasapoviq, profesore e shkencave politike ne Universitetin e Zagrebit, ka thene se Komunistet jane perpjekur me kot te "de-Ustashizojne" Kroacine pas Luftes se Dyte Boterore, duke ia atribuar deshtimin e tyre faktit qe ata thjesht zevendesuan nje regjim jo demokratik me nje regjim tjeter jo demokratik.


Analistet thone se ligji i propozuar eshte vetem nje perpjekje cinike e ministrave te qeverise per te mbeshtetur perpjekjet e tyre per anetaresim ne Bashkimin Europian, sepse nuk ka asnje prove qe te tregoje se qeveria eshte e vendosur te luftoje vertet dhe seriozisht rilindjen e se djathtes ekstreme ne vend.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR nga Osijek.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists