KROACI: SHITJA E HOTELEVE SHTETERORE ME CMIM TE LIRE KERCENON KOALICIONIN
Nje mosmarreveshje ne lidhje me privatizimin mund te kete pasoja te renda per Social Demokratet ne pushtet.
KROACI: SHITJA E HOTELEVE SHTETERORE ME CMIM TE LIRE KERCENON KOALICIONIN
Nje mosmarreveshje ne lidhje me privatizimin mund te kete pasoja te renda per Social Demokratet ne pushtet.
Nje mosmarreveshje qe ka shperthyer ne lidhje me privatizimin e nje kompleksi turistik ne bregdetin e Adriatikut mund te coje ne rrezimin e koalicionit qeveritar ne Kroaci dhe nje ndryshim te balances se pushtetit.
Nje mosmarreveshje ndermjet Partise Fshatare Kroate te kryetarit te parlamentit Zlato Tomiq, HSS, dhe Partise Social Demokrate, SDP, te Kryeministrit Ivica Racan, rreth shitjes se firmes Suncani Hvar Hotels ka filluar prej kohesh, dhe tani duket se ajo po acarohet se tepermi.
Vezhguesit kane paralajmeruar se nese asnjera pale nuk eshte e pergatitur te beje kompromis, kjo ceshtje mund te coje ne rrezimin e koalicionit qeveritar edhe ashtu te dobesuar, duke shkaktuar mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Kjo mund te sillte gjithashtu edhe rimekembjen e Bashkimit Kroat Demokratik, HDZ, te se djathtes ekstreme, nese HSS vendos te bashkohet me kete te fundit si pasoje e kesaj mosmarreveshjeje me SDP.
Qeveria, sindikatat dhe autoritetet lokale kane filluar diskutimin e ketij problemi qe te Premten e kaluar. Vendimi perfundimtar per kompanine - me qender ne ishullin e njohur turistik te Hvar - pritet te merret javen e ardheshme.
Ministrat e SDP jane ne favor te shitjes se kompanise Terme Catez, nje kompani hotelesh Sllovene, e cila ka ofruar cmimin me te larte - 10 milion euro per 62 perqind te aksioneve, plus nje investim prej 70 milion euro gjate dhjete vjeteve te ardheshem - dhe ka premtuar te ruaje numrin e tanishem te punonjesve dhe te rrise rrogat e tyre.
Megjithese agjensia Kroate e privatizimit e ka miratuar kete marreveshje, HSS ka mbi nje muaj qe kundershton - duke e detyruar praktikisht qeverine te shtyje marrjen e vendimit deri sa te mundesohet arritja e nje kompromisi.
HSS kerkon qe autoritetet e ishullit dhe punetoret te marrin ne kontroll pjesen me te madhe te kompanise, duke thene se pikerisht keta kane financuar ndertimin e hoteleve me ane te taksave lokale dhe kontributeve vullnetare.
Kryetari i bashkise se Hvar, Zoran Domanciq, nje anetar i HSS, ka thene per IWPR se "Kjo kompani eshte krijuar me investimet dhe perpjekjet e banoreve te Hvar - dhe interesat e tyre duhet te mbrohen nga partia qe ata kane zgjedhur".
Analistet e biznesit megjithate thone se propozimi i HSS do te ishte i mundeshem te zbatohej vetem nese kompania nuk do te ishte ne borxhe. Per vite me rradhe, ndersa industria e turizmit ne Kroaci ka pesuar humbje te renda per shkak te lufterave ne Ballkan, dhe tani vetem sa ka filluar te rimarre veten dhe vetem pak firma arrijne te siguroje fitime.
Mesa duket, qeveria nuk mund te financoje planin e HSS, i cili do te kerkonte nje investim te madh nga ana e shtetit ne menyre qe te perfundonte me sukses. "Eshte e thjeshte, ne nuk kemi fonde per te investuar ne keto hotele," ka thene zevendes kryeministri Slavko Liniq.
Analistet mendojne se HSS po perdor Suncani Hvar per te promovuar veten si mbrojtese e qytetareve - per te rritur perkrahjen dhe influencen e saj perpara zgjedhjeve parlamentare te caktuara per t'u mbajtur perpara fundit te vitit 2003.
Por ndersa shumica e popullsise se ishullit mbeshtet politiken e kesaj partie, vete punonjesit e hoteleve jane ne favor te privatizimit - sepse ata perfitojne financiarisht nese hotelet privatizohen.
Per Racan dhe SDP, kjo ceshtje mund te jete me e rendesishme se sa thjesht humbja e nje partneri te rendesishem ne koalicion. Ata rezikojne te akuzohen se po shesin me cmime teper te ulta pasurine e vendit - nje akuze e cila i eshte bere shpesh regjimit te kaluar te ish presidentit Franjo Tugjman.
Nga ana tjeter, nese shitja anullohet, bleresit e mundeshem dhe investitoret e ndryshem mund te largohen nga Kroacia.
Nese privatizimi i kesaj firme do te conte ne zgjedhje te parakoheshme, SDP mund te humbase pushtetin nese HSS ben koalicion me HDZ-ne. as SDP dhe as HDZ, dy partite me te medha, nuk do te mund te siguronin te vetme nje shumice parlamentare, dhe mbeshtetja per HSS mund te ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve.
Duke qene se kjo ceshtje eshte me e rendesishme se sa thjesht privatizimi i nje ndermarrjeje, qeveria mund te detyrohet te beje nje kompromis - duke shitur vetem nje pjese te grupit Suncani Hvar Hotels kompanise Sllovene ne nje perpjekje per te qetesuar autoritetet lokale te drejtuara nga HSS.
Goran Veziq eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve STINA ne Split.