KROACI: TE GJELBRIT KUNDER ANIJEVE CISTERNA TE NAFTES

Nje shtim i madh i numrit te anijeve cisterna mund te shkaktoje perseritjen e katastrofes natyrore te shkaktuar ne brigjet e Spanjes.

KROACI: TE GJELBRIT KUNDER ANIJEVE CISTERNA TE NAFTES

Nje shtim i madh i numrit te anijeve cisterna mund te shkaktoje perseritjen e katastrofes natyrore te shkaktuar ne brigjet e Spanjes.

Tuesday, 6 September, 2005

Aktivistet e gjelber po kundershtojne me force nje marreveshje te arritur me Rusine per nafte, e cila sipas tyre mund te shkaktoje deme te medha burimeve natyrore te Detit Adriatik.


Sipas kesaj marreveshjeje, duke filluar nga viti i ardheshem rreth 15 milion ton nafte do te mberrije ne portin e Omisalj ne ishullin Krk ne Adriatikun verior, nepermjet tubacioneve nga Rusia.


Ambjentalistet thone se nafta, e cila me pas do te transportohet pergjate brigjeve te Mesdheut, kercenon jo vetem floren dhe faunen e Adriatikut por edhe industrine fitimprurese te turizmit, nga e cila varen disa qindra dhe mijera vende pune.


Shoqata ambjentaliste EKO Kvarner, e cila e ka marre emrin nga gjiri rreth Krk, synon te detyroje autoritetet lokale te therrasin nje referendum per kete projekt. Duke filluar nga 12 Prill, disa qindra vullnetare do te fillojne te mbledhin firma ne mbeshtetje te ketij referendumi. Nese ata arrijne te sigurojne 60,000 firma, ose 20 perqind te elektoratit te vendit, qeveria lokale do te jete e detyruar te organizoje nje referendum brenda muajit Maj.


Ministri Kroat i ambjentit, Bozo Kovaceviq, ka thene se ai ka mbeshtetur idene, duke thene se nje referendum eshte i nveojshem per te testuar shkallen e kundershtimit qe ekziston ne komunitetin lokal ndaj ketij projekti.


Marreveshje me vleren prej 80 milion dollare Amerikan, eshte negociuar ne muajin Prill ne Moske nga tre partnere - forma Kroate, Tubacioni i Naftes ne Adriatik, partneri i saj Rus, Tubacioni i Naftes Druzba, dhe kompania Hungareze Tubacioni i Naftes Adria.


Vjeran Pirsiq, drejtor i EKO Kvarner, ka thene se ambjentalistet jane te shqetesuar rreth mundesise se perseritjes se katastrofave ekologjike te koheve te fundit si rrjedhje te medha te naftes ne brigjet e Galicise, ne veri-perendim te Spanjes. Rrjedhja e naftes nga cisterna e mbytur ka mbuluar plazhet e Spanjes per muaj me rradhe, duke shkaterruar peshkun dhe duke shkaktuar ngordhjen e shume zogjve te ujit, dhe gaforreve.


Pirsiq eshte gjithashtu i shqetesuar se uji i shkarkuar nga cisternat e naftes do te infektoje Adriatikun me organizma te ndryshme, te cilat mund te rrezikojne floren dhe faunen lokale.


Cisternat e naftes mbushin me uje disa dhoma ne ndarjet e tyre per te ruajtur stabilitetin dhe ballancen e anijes kur ato nuk transportojne nafte. Perpara se te ngarkohen me nafte, ato e derdhin kete uje ne det.


"Nese ujerat e derdhura nga cisternat shkaterrojne detin tone, ne nuk do te kemi as turizem dhe as peshkim - vetem ullinj por pa njerez," ka thene Pirsiq, duke shtuar se alga tropikale vrasese e njohur si caulerpa texipholia ka arritur tanime ne Detin Adriatik pikerisht nepermjet ketyre cisternave te cilat shkarkojne ujin e tyre.


Deti i Zi perben nje precedent shqetesues per rreziqet te cilat i kanosen ambjentit ne Adriatik. Shtimi i trafikut te cisternave te naftes gjate 15 vjeteve te fundit ka shkaktuar renien e sasise se peshkut ne masen deri nentedhjete perqind.


"Rreth nje milion ton ujera te ketyre cisternave derdhen ne Adriatik tashme, por gjendja me siguri do te rendohet edhe me teper," ka thene Pirsiq per IWPR.


Ai e ka pershkruar peticionin si perpjekjen e fundit, pasi qeveria nuk i eshte pergjigjur kerkesave te aktivisteve per nje studim mbi pasojat e mundeshme te ketij projekti ne ambjent.


Zyrtaret e turizmit kane te njejtat shqetesime me ambjentalistet. Hotelieret dhe te tjeret kane frike se shtimi i trafikut te cisternave te naftes mund te godase industrine dhe te ardhurat e siguruara nga turizmi, e cila per momentin eshte dega me fitimprurese e ekonomise se Kroacise.


Hotelet e gjirit te Kvarner sigurojne rreth 23 perqind te te ardhurave te pergjitheshme te turizmit ne vend, te cilat arrijne 800 milion deri nje milliard dollare, ndersa maksimumi i te ardhurave qe do te sigurohen nga marreveshja per transportin e naftes mendohet te jene 60 deri 80 milion dollare.


Mario Babiq, krye inspektori i departamentit te ujerave te detit, ka thene per IWPR se shume prej 227 cisternave te naftes te cilat kane lundruar ne detin Adriatik gjate vitit te kaluar kane qene me flamuj te vendeve te cilat jane ne listen e zeze te Organizates Nderkombetare te Detrave.


Cisternat tregtare perdorin flamujt e vendeve te tilla si Liberia, Panama, St. Vincent dhe Grenadines, Ishujve Bahamas dhe shteteve te tjera si keto, per te ulur koston, per te shmangur pagimin e taksave ne vendet e tyre dhe per te mos perdorur kushtet e larta te sigurimit te kerkuara ne vendet e tyre.


Babiq thote se dy te tretat e ketyre cisternave jane me teper se 15 vjecare dhe shume prej tyre nuk lejohen te ankorohen ne portet e Spanjes, Portugalise, Frances dhe Italise, ku jane ndaluar perdorimi i cisternave te naftes te cilat nuk kane fund te dyfishte.


Ky ligj eshte miratuar per aresye se fundet e dyfishta sigurojne ruajtjen e amjentit ujor ne rast aksidentesh, sepse zakonisht nje prej shtresave mbetet e paprekur ne rast te carjes se shtreses se jashteme te cisternave dhe ne kete menyre shmanget dershja e naftes ne det.


Megjithate, vetem 2,077 cisterna nafte nga 7,300 te cilat lundrojne momentalisht ne bote kane funde te dyfishta dhe konsiderohen te sigurta. Per kete aresye, ndalimi i ankorimit te cisternave pa fund te dyfishte neper porte, do te shkaktonte praktikisht paralizimin e levizjes se tyre.


"Ne do te duhet te kontrollojme vjetersine e cisternave," ka thene Babiq. "Sipas ligjit te ri (i cili tani po miratohet) ministry i ceshtjeve te transportit do te kete fuqine te percaktoje limitin e vjetersise se cisternave te cilat do te lejohen te ankorohen ne portet Kroate".


Babiq thote se Kroacia ka nevoje te bleje pajisje me te mira per shpetim dhe te fuse ne perdorim nje regjim te percaktuar rrugesh lundrimi detar, ne menyre qe te gjitha cisternat te cilat lundrojne ne ujerat e saj te ndjekin rruge te caktuara.


Ai thote se Kroacia do te duhet gjithashtu te zgjidhe problemin e shkarkimit te ujerave nga cisternat ne perputhje me rregullat me te fundit nderkombetare. Keto rregulla, te cilat ende nuk kane hyre ne fuqi, ndoshta do te specifikojne se cisternat do te duhet te zbrazin ujerat e tyre ne det te hapur, te pakten 200 milje detare nga bregu.


Nje tjeter opsion mund te jete shkarkimi i ujerave nga cisternat ne toke. Keto rregulla jane perfshire ne versionin perfundimtar te konventes se pergatitur nga Organizata Nderkombetare e Deteve, e cila nuk eshte miratuar ende.


Askush nuk prêt qe referendumi per marreveshjen e naftes te behet ne shkalle vendi, por ambjentalistet ne gjirin e Kvarner, me qender portin e Rijekes, ngulin kembe qe te pakten popullsia lokale duhet te votoje per projektin.


Drejtori i Tubacionit te Naftes ne Adriatik, Vesna trnokop Tanta, eshte perjekur te siguroje publikun ne lidhje me kete projekt duke thene se "Eshte e rendesishme te percaktohet dhe analizohen masat te cilat mund te ndermerren per te kontrolluar rreziqet. Ne po punojme per nje studim te pasojave te ketij projekti mbi ambjentin, dhe qeveria ka urdheruar 12 masa te cilat ne duhet te kemi para sysh me qellim qe ta bejme sa me te sigurte projektin tone.


Pavaresisht ketyre sigurimeve, nese mbahet referendumi, ata te cilet kundershtojne projektin me siguri qe do te jene te shumte. Disa dite me pare, banoret e Komiza, ne ishullin e Vis, pjesa me e madhe e te cileve punojne ne peshkim, kane votuar 93 perqind kunder nje propozimi per te rritur peshk ton ne gjirin e tyre. Ata thone se fermat e peshkimit tregtar do te demtonin ujerat e gjirit.


Ndersa njerezit behen gjithnje e me koshiente ne lidhje me nevojen per te ruajtur natyren, pothuajse ne cdo komunitet ne bregun e Adriatikut eshte krijuar nje organizate ambjentaliste e cila vepron kunder ndotjes se ambjentit.


Ne te njejten kohe, kane filluar te ndjehen edhe disa zera paralajmeruese te cilat thone se komunitetet nuk mund te mbeshteten vetem ne turizem. Duke folur muajin e kaluar mbi projektin e ri te transportit te naftes, kryeministri Ivica Racan, ka thene se ai mendon se ky projekt eshte ne interesin e Kroacise, megjithese ai ka shtuar se ne te njejten kohe duhen ndermarre edhe masa per te shtuar sigurine ne Detin Adriatik.


Goran Veziq eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve STINA ne Split.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists