KRYESUESI I KB-së TENTON T'I BASHKOJ KOSOVARËT PARA BISEDIMEVE

Konfiktet partiake rreth udhëheqjes së bisedave për status përfundimtar të Kosovës janë duke ngadalësuar punët para diskutimeve kruciale.

KRYESUESI I KB-së TENTON T'I BASHKOJ KOSOVARËT PARA BISEDIMEVE

Konfiktet partiake rreth udhëheqjes së bisedave për status përfundimtar të Kosovës janë duke ngadalësuar punët para diskutimeve kruciale.

Kryesuesi i KB-së për Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka ndihmuar në krijimin e një mekanizmi të quajtur Forumi i Kosovës, për të ndihmuar shqiptarët e protektoratit në krijimin e një platforme të përbashkët para hapjes së bisedimeve për status përfundimtar.

Forumi, i krijuar me 7 qershor, përbëhet nga Ibrahim Rugova, president i Kosovës dhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, LDK, Bajram Kosumi, kryeministër dhe zëvendës kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Kolë Berisha, nga LDK, Hashim Thaci, nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, dhe Veton Surroi nga ORA.

Iniciativa e kryesuesit të UNMIK-ut vjen pas takimit të Këshillit të Sigurimit të KB-së, i cili ngarkoj Kai Aide, përfaqësues special të Sekretarit të Përgjithshëm Koffi Annan, me rishtqyrtimin e "standardeve".

Këto janë kriteret të cilat bashkësia ndërkombëtare mendon se Kosova duhet t'i përmbush para fillimit të negociatave për status përfundimtar. Aide do të filloj rishqyritimin në mes të qershorit.

Gjashtë vite pas krijimit të administratës së KB-së, bashkësia ndërkombëtare duket se është e gatshme të filloj bisedimet rreth statusit, varësisht prej rezultateve të rishqyrtimit të standardeve nga Aide.

Bisedimet për statusin përfundimtar do të përfshijnë Kosovën, Serbinë, dhe vendet e Grupit të Kontaktit, pra SHBA, Rusia, Britania, Gjermania, Franca, dhe Italia.

Vendet perëndimore kanë bërë të çartë se kthimi i Kosovës në statusin para vitit 1999, si provincë e Serbisë, nuk është opcion. Ata gjithashtu nuk do lejojnë ndarjen apo bashkimin e Kosovës me ndonjë vend fqinjë.

Të gjitha partitë kryesore të cilat përfaqësojnë shqiptarët e Kosovës kërkojnë pavarësinë e entitetit, duke refuzuar çfarëdo forme të ri-integrimit me Serbinë. Në anën tjetër, partitë serbe kanë përpiluar thënien "më pak se pavarësi më shumë se autonomi."

Një numër i OJQ-ve dhe grupeve ndërkombëtare, si Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ICG, kanë ofruar zgjidhje të tretë, bazuar në "pavarësinë e kushtëzuar", që do të thotë pavarësi e varur në disa kushte.

Edhepse ana shqiptare duket e bashkuar rreth qëllimit kryesor, dallime të thella mbesin rreth taktikës dhe rreth çështjes se kush duhet të udhëheqë negociatat.

Largimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë në muajin mars, për tu ballafaquar me akuza për krime lufte, ka dobësuar koalicionin qeverisës. Që atëherë koalicioni është ballafaquar me akuza të rrepta nga opozita për involvim në aktivitete ilegale.

Derisa shumica e kosovarëve mirëpritën veprimin e Jessen-Petersen për të krijuar forumin konsultativ, liderët politik kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

PDK dëshiron që Forumi të ketë rol vendimmarrës, derisa koalicioni qeverisës nuk dëshiron që ky forum t'i shkel përgjegjësitë e institucioneve të zgjedhura të Kosovës.

UNMIK-u ka shtyer krijimin e forumit disa herë në mënyrë që të arrijë koncenzus rreth rolit të tij.

"Qëllimi kryesor i Forumit është të krijoj platformën për negociata," ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut Hua Jiang. "Ne nuk mund t'i themi njerëzve, 'Ejani në bisedime', pa pregaditje paraprake."

Marrëveshja përfundimtare rreth krijimit të forumit u arritë vetëm javën e kaluar, pas takimit të udhëhequr nga Jessen-Petersen.

Si rezultat, palët janë dakorduar që Forumi të takohet çdo dy apo tri javë për të diskutuar implementimin e standardeve, decentralizimin dhe dialogun me Beogradin.

Megjithate, edhe pas arritjes së marrëveshjes, problemet mbesin rreth funksionimit të forumit.

Pikëpyetja më e madhë ka të bëjë më pozitën e ardhshme të partive opozitare të Kosovës në bisedimet e statusit përfundimtar. "Ekzistojnë dallime thelbësore në ekipin negociues," tha Surroi.

Partitë kryesore opozitare dëshirojnë rol të barabartë në bisedime së bashku me partitë qeveritare.

Disa vëzhgues ndërkombëtar pajtohen, duke thënë se Thaçi, lideri kryesor i opozitës, duhet të ketë rol kryesorë të rëndësishëm.

Ata druajnë se PDK-ja e Thaçit mund t'i pengoj bisedimet e statusit përfundimtar, nëse ai nuk inkuadrohet në ekipin negociues.

"Opozita dhe partitë qeveritare duhet të jenë së bashku në diskutimet rreth statusit përfundimtar," tha Alex Anderson, nga ICG.

"Ideja që opozita të udhëheqë negociatat është e drejtë."

Pyetja qëndron nëse partitë qeveritare do të pajohen me këtë. Nexhat Daci, kryeparlamentari i Kosovës dhe zyrtar i lartë i LDK-së, nuk sheh problem në këtë koncept.

Daci, në fakt, ka nisur idenë e një roli të përbashkët të qeverisë dhe partive opozitare rreth bisedimeve të statusit përfundimtar, pas aktakuzës ndaj Haradinaj.

Por lideri i partisë së Dacit, Rugova, duket më pak i entuziazmuar. Pritet të shihet nëse presioni nga populli për një front të bashkuar do ta shtyej atë të pranoj një rol të rëndësishëm për opozitën gjatë bisedimeve.

Grupet civile dhe vëzhguesit e pavarur druajnë se ana e shqiptarëve të Kosovës është duke harxhuar kohë dhe energji rreth konflikteve të brendshme në dëm të çështjes më të rëndësishme.

Shkelzen Maliqi, analist politik, tha se krijimi i forumit i ofron partive shqiptare një mundësi të çmueshme për tu siguruar se ata nuk do të mashtrohen në bisedimet rreth statusit.

"Forcat politike tani duhet të punojnë shpejtë në platformën e tyre negociuese, në vend të pritjes së iniciativave nga ndërkombëtarët," ai tha.

Arben Qirezi është redaktor i IWPR për Kosovë dhe Artan Mustafa është gazetar për të përditshmen kosovare Ekspress.

Frontline Updates
Support local journalists