LDK MBAN QENDRIM NE LIDHJE ME DHUNEN NE KOSOVE
Jane shtuar tensionet politike ne Kosove pas vrasjes se nje ish drejtuesi te njohur te luftes se armatosur.
LDK MBAN QENDRIM NE LIDHJE ME DHUNEN NE KOSOVE
Jane shtuar tensionet politike ne Kosove pas vrasjes se nje ish drejtuesi te njohur te luftes se armatosur.
Asambleja e Kosoves eshte mbledhur ne nje séance te jashtezakoneshme kete jave per te diskutuar rendimin e gjendjes se sigurise pas vrasjes se nje aleati te rendesishem te Presidentit Rugova me pare kete muaj.
Tensionet politike jane shtuar, dhe partia e Rugoves, Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, ka deklaruar se ajo nuk do te toleroje me nje fushate dhune qe ka filluar prej kohesh ndaj anetareve dhe perfaqesuesve te saj.
Ne te kaluaren, vrasja dhe kercenimet e aktivisteve te LDK dhe politikaneve te saj nuk kane shkaktuar reagime te forta nga udheheqja e partise sepse ajo nuk ka dashur te shkaktoje nje pershkallezim te tensionit gje e cila mund te coje ne nje periudhe te trazuar politike.
Por analistet thone se vrasja me 4 Janar e Tahir Zemajt, nje bashkepunetor i ngushte i Rugoves, ka bere qe partia dhe aleatet e saj te heqin dore nga permbajtja politike.
Gjate funeralit te Zemajt, Shpen Shala, nje prej ish kolegeve te tij nga rradhet e Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK, e cila ka qene e afert me LDK-ne, ka akuzuar "komunistet ne Dukagjin dhe Drenice" per vrasjen e komandantit te luftetareve.
Dukagjini eshte nje nder qendrat ku Aleanca per te Ardhmen e Kosoves, AAK, gezon mbeshtetjen me te madhe, dhe Drenica eshte nje zone e kontrolluar nga Partia Demokratike e Kosoves, PDK - te dyja keto te krijuar nga ish drejtues te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK.
Ndersa gjate javes se kaluar, tensionet jane ngritur ndjeshem, shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, Michael Steiner, u ka bere thirrje Rugoves dhe aleateve te tij me 11 Janar te permbahen dhe te mos spekulojne mbi ata te cilet mund te kene qene vrasesit e Zemajt, deri sa te perfundoje hetimi zyrtar mbi kete ceshtje.
Rugova vendosi te mos e degjonte kete thirrje, duke deklaruar edhe me me force se me pare, se kercenimi dhe vrasja e anetareve te LDK-se ne vitet e fundit ka qene qartesisht e motivuar politikisht, por nuk ka pranuar te fajesoje ndonje parti te vecante.
Ish sekretarja e pergjitheshme e LDK-se, Nekibe Kelmendi, e cila ka marre nje numer kercenimesh dhe ka qene nen mbrojtjen e policise se UNMIK gjate gjithe 24 oreve, ka bere me pas nje deklarate te ngjashme, ndersa ishte ende ne postin e saj.
Jean-Christian Cady, drejtues i administrates se policise dhe drejtesise te UNMIK, ka thene gjate séances se emergjences se asamblese se ai i konsideronte vrasjet si te motivuara politikisht dhe se ato kane cuar ne nje keqesim te ndjeshem te gjendjes ne Kosove.
Nje numer anetaresh te LDK-se jane vrare gjate tre vjeteve te fundit, dhe fajtoret per keto vrasje nuk jane zbuluar dhe denuar kurre. Disa nga zyrtaret me te njohur dhe me te rendesishem te vrare kane qene, Uke Bytyqi, drejtues i keshillit lokal te Suharekes, i cili eshte vrare nje dite pas zgjedhjeve lokale te vitit 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar, Smajl Hajdaraj, nje tjeter zyrtar i larte eshte vrare ne apartamentin e tij. Pak pas zgjedhjeve te vitit 2000, drejtuesi i fushates se LDK-se, Xhemail Mustafa, eshte vrare ne deren e apartamentit te tij. Disa muaj me pas, kryetari i deges se partise ne Kline, Ismet Rraci eshte qelluar ndersa po shkonte ne zyre.
Ndersa tensionet politike u rriten javen e kaluar, Naim Jerliu, zevendes kryetar i partise ka gjetur nje leter kercenuese ne kutine e postes ne asamble. Ai nuk ka pranuar oferten e policise per ti siguruar mbrojtje gjate 24 oreve.
Por eshte per tu shenuar se edhe rivalet politik te LDK-se kane filluar te marrin kercenime me ane te postes, per here te pare. Xhavit Haliti, nje zyrtar i larte i Partise Demokratike te Kosoves, PDK, e drejtuar nga Hashim Thaci, ka thene per median javen e kaluar se ai ka marre nje kercenim per vdekje, ne te cilin ai akuzohej direkt per perfshirje ne vrasjen e Zemajt.
Haliti ka thene per IWPR se ai mendon se ky ishte rezultat direkt i nje fushate te koheve te fundit ndaj tij nga Bota Sot, nje gazette pro LDK-se. Dy dite pas vrasjes se Zemajt, kjo gazete ka botuar nje artikull ne te cilin flitej per nje perfshirje te Halitit ne vrasjen e komandantit te FARK dhe ne vrasje te tjera te mbeshtetesve te Rugoves.
Haliti ka thene per IWPR, se autori i ketij kercenimi per vdekje, ka qene "ndoshta nje patriot i ndershem dhe i pafajshem i influencuar nga fushata e Bota Sot, i cili duke mos pasur asnje rezultat nga hetimi mbi vrasjen e Zemajt, ka vendosur te beje vete ligjin".
Haliti ka thene se megjithese ai nuk mund te perjashtoje mundesine e ndonje motivi politik pas vrasjeve dhe kercenimeve ne te kaluaren, ai kundershton idene se ato mund te kene qene orkestruar nga ndonje prej zyrtareve te partise.
"Kjo mund te kete qene veper e ndonje grupimi te paligjshem apo ekstremistesh te zemeruar te cilet jane te pakenaqur me pozicionin e tyre politik dhe ekonomik ne kete shoqeri post konfliktuale, e krimit te organizuar i cili do te deshironte nje vend te pastabilizuar, apo sherbimeve sekrete te ndonje vendi armiqesor te cilat po perpiqen te te krijojne idene se ne Kosove nuk mund te jetohet," ka thene ai.
PDK dhe grupimet e tjera politike te lidhura me UCK-ne kane akuzuar LDK se "po politizon" vrasjen e Zemajt me qellim qe te fitoje politikisht.
Fatmir Limaj, zedhenesi i PADK-se, ka thene gjate séances se parlamentit me 23 Janar se disa deklarime te LDK-se po shtojne tensionin ne mesin e publikut. Por Edita Tahiri, nje anetare e LDK-se, ka thene se "do te ishte e pafalshme te mos flitej" ne lidhje me vrasjet e pazgjidhura te anetareve te partise.
Arben Qirezi eshte nje analist politik dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.