Lidhja Franceze e Beogradit
Autoritetet Jugosllave kane arrestuar pese paraushtarake Serb, duke i akuzuar ata se punojne per sherbimet sekrete Franceze per te vrare Presidentin Miloshevic.
Lidhja Franceze e Beogradit
Autoritetet Jugosllave kane arrestuar pese paraushtarake Serb, duke i akuzuar ata se punojne per sherbimet sekrete Franceze per te vrare Presidentin Miloshevic.
Akuzat spektakolare te Beogradit ndaj pese "spiuneve Franceze" shfaqin nje rrjet terrori dhe operacionesh sekrete qe perfshijne qe nga Shqiptaret dhe NATO deri tek sherbimet sekrete Franceze dhe Zaire.
Akuza kryesore - per nje perfshirje te Parisit ne nje komplot per te vrare presidentin Jugosllav - mund te duket sipas zyrtareve Franceze pak me teper se "fantazi".
Por keto akuza te hedhura nga Jugosllavet do te shkaktojne siklet ne France dhe, do te ofrojne me teper material per propaganden e brendeshme te Beogradit qe synon te krijoje me shume perkrahje per Slobodan Miloshevic.
Pese njerezit - rezerviste ne Ushtrine Jugosllave (VJ) te cilet kane sherbyer si anetare te njesive speciale ne Kosove gjate bombardimeve te NATO-s - jane arrestuar me 11 Nentor nga autoritetet Serbe.
Por shume pak informacion ishte dhene per kete ngjarje deri sa Ministri Jugosllav i Informacionit Goran Matic mbajti nje konference te zgjeruar per shtyp me 25 Nentor, ne te cilen ai bere te ditur plane te detajuara per te vrare presidentin.
Sipas ministrit, keta njerez jane te gjithe anetare te nje organizate te quajtur "Merimanga", qe merr instruksione nga Parisi. Franca ka hedhur poshte te gjitha akuzat per perfshirje ne kete ceshtje. "Keto akuza jane te pabazuara," ka thene gazetareve zedhenesi i Ministrise se Jashteme Franceze Francois Rivasseau. "Kjo eshte krejt absurde."
Por kryetar i grupit, Jugoslav Petrusic, 38 vjec, i cili ka nje te kaluar me krime te kryera ne Bosnje, ka sherbyer si mercenar ne Republiken Demokratike te Kongos (atehere Zaire) me 1996 ne emer te Presidentit Mobutu Sese Seko. Ka pasur disa zera per nje perkrahje te mundeshme te Frances per keta mercenare. Petrusic njoftohet te kete dyshtetesi Jugosllave-Franceze [Shih artikullin me pas.]
Matic deklaron se ky grup kishte pergatitur kater skenare te mundeshem per te vrare Miloshevic, duke perfshire nje sulm me snajper, nje autobombe, nje eksploziv ne rruge, apo nje sulm te armatosur mbi rezidencen e presidentit nga 10 komando.
"Arrestimi i ketij grupi dhe dokumentacioni i grumbulluar hedhin nje drite te re mbi shperberjen e Jugosllavise dhe perfshirjen e Frances ne kete proces," ka deklaruar Matic, ne nje deklarim te perseritur disa here nga televizioni shteteror Serb dhe te vendosur ne faqet e para te gazetave.
Por sipas autoriteteve Jugosllave, Miloshevic nuk ka qene synimi i tyre i vetem. Tashme jane ngritur akuzat zyrtare ndaj te pesteve ne Gjykaten e Rrethit te Beogradit, ku perfshihen spiunazhi dhe vrasja e Shqiptareve te Kosoves.
Akuzat jane ngritur me 14 Nentor perpara nje gjykatesi hetues; ne ate kohe, fytyrat e te akuzuarve ishin te fshehura, dhe emrat e tyre nuk jane bere publik.
Burime te policise kane thene per IWPR, se duke infiltruar ne VJ, grupi i ka dhene informacione Francezeve per forcat e NATO-s gjate fushates se bombardimeve. Matic thote se ata kishin marre urdher nga sherbimet sekrete Serbe per te likuiduar "Remin", nje komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, sepse ai kishte dale "nga kontrolli i Francezeve."
Grupi, prej deri 30 anetaresh, ka vepruar ne Kosove per 25 dite nen emrin "Balkan Ekpres". Megjithese nuk e kane vrare Remin, Matic thote se ata kane kryer disa krime kunder Shqiptareve ne afersi te Decanit, me qellim qe te hidhnin fajin forcave Serbe.
Pas bombardimeve, te peste keta kane shkuar ne Mal te Zi ku, sipas autoriteteve te Beogradit, ata kane punuar me forcat speciale te Presidentit Milo Djukanovic, i cili po kerkon pavaresine nga Jugosllavia. Keto njesi speciale kane vepruar ne hotele ne Zlatica, Mojkovac dhe ne afersi te Kumbor, tha ministri.
Te pestet, qe te gjithe Serbe, te cilet sipas Matic kane sherbyer ne nje formacion paraushtarak ne Bosnje te njohur me emrin "kompania e 10te Komando", e cila ka qene e perfshire ne masakren e 1995 ne Srebrenica. Ne konferencen e shtypit, Matic gjithashtu ka bere me faj per Srebrenicen Philippe Morillon, gjeneralin Francez i cili ka qene komandant i forcave te OKB ne Bosnje.
Petrusic, i njohur gjithashtu edhe si "Jugo Dominik" dhe "Baladin", "ka qene nje anetar i sherbimeve sekrete Franceze qe prej rreth 10 vjetesh," ka deklaruar Matic.
"Grupi i tij paraushtarak ka qene kontrolluar nga sherbimet sekrete Franceze dhe jo nga Republika Srpska." Sipas Matic, anetaret e tjere te grupit jane Milorad Pelemis, 36 vjec, nje Serb i Bosnjes; Branko Vlaco, 47 vjec, nje Serb i Bosnjes nga Vogosca prane Sarajevos; Rade Petrovic, 26 vjec, Serb i Bosnjes; dhe Slobodan Orasanin, 44 vjec, nje qytetar Jugosllav.
Pelemis eshte i njohur per perfshirjen e tij ne grupet paraushtarake ne Bosnje; dhe Vlaco, sepse ka qene roje burgu ne Vogosca.
Qe te dy mendohet se jane nen hetim nga Gjykata Nderkombetare per krimet e luftes ne Hage. Matic ka deklaruar se atyre u eshte ofruar imunitet nga prokuroret ne Hage ne rast se ata bashkepunojne.
Ne se kjo eshte e vertete, autoritetet Jugosllave me siguri qe nuk do ti dorezojne ata ne gjykaten nderkombetare, per shkak te provave kunder figurave kryesore Serbe qe mund tu japin ata prokuroreve.
Matic ka akuzuar Petrusic per rreth 50 vrasje per llogari te Francezeve, perfshire vrasjen e komandantit paraushtarak Boshnjak Juka Prazina, ne shenje hakmarrje per vrasjen e dy oficereve Franceze ne Sarajevo, dhe nje rol ne vrasjen e nje Boshnjaku tjeter ne Zvicer ne 1994.
Ministri Jugosllav thote se duke vepruar nen drejtimin e niveleve te larta Franceze, ai gjithashtu eshte perfshire edhe ne disa vrasje ne Algjeri. Kohet e fundit, thote Matic, ai eshte takuar me Ministrin e Jashtem Kroat Mate Granic.
Matic gjithashtu ka thene se nje nga te akuzuarit eshte nje "specialist per vrasje me kamione te ngarkuar me rere". Kjo eshte interpretuar si nje aludim per aksidentin qe ne fillim te Tetorit ka perfshire udheheqesin e opozites Vuk Draskovic, ku u vrane disa bashkepunetore dhe familjare te tij.
Kamioni qe u perplas ne kete rast ishte i mbushur me rere; Draskovic ka deklaruar se ka qene nje perpjekje per ta vrare ate nga sherbimet Jugosllave te sigurimit.
Kjo nuk eshte hera e pare qe Petrusic arrestohet. Majin e kaluar, ai dhe nje nga te akuzuarit e tjere jane arrestuar nga policia ushtarake e rangjeve te larta. Ata jane mbajtur ne gjendje arresti per 20 dite, perpara se te liroheshin per mungese provash.
Nje nga provat kryesore per akuzat per spiunazh, sipas nje nga koleget e tyre i cili mund te therritet deshmitar ne gjyq, eshte "se te akuzuarit kane folur ne telefon ne nje gjuhe te huaj".
Ne seancen e zhvilluar nje jave me pare ne Gjykaten e Rrethit, provat e dhena ishin te pakta. Akuzat per vrasjen e Shqiptareve ne Kosove u zvogeluan nga krime kunder popullsise civile ne nje akuze me te lehte te quajtur vrasje ordinere.
Ata jane akuzuar zyrtarisht se kane vrare dy Shqiptare, megjithese nuk jane bere te njohura identiteti i viktimave, koha, vendi dhe detajet e tjera te ketyre vrasjeve. Kjo akuze i shtohet asaj per spiunazh, per te cilen, ne baze te ligjit Jugosllav, ata mund te denohen me deri 10 vjet burgim.
Pese te arrestuarit akuzohen edhe per armembajtje pa leje. Kjo akuze eshte e denueshme me burg, por perdoret rralle - dhe zakonisht perdoret vetem ne ato raste kur nuk ka prova te qarta per krime te tjera.
Avokatet e Petrusic, Nikola Nikolic dhe Goran Foci, kane vene ne diskutim te drejten e nje gjykate civile per te gjykuar nje ceshtje te tille, dhe kane argumentuar se ceshtja para gjykates ushtarake tashme eshte mbyllur. Bazuar ne konferencen per shtyp te Matic, te mbajtur te Enjten, pritet qe te shtohen akuza te reja.
Shpjegimet per deklaratat e Matic, dhe fushen e gjere te akuzave te tij, jane te ndryshme. Disa analiste ne Beograd sugjerojne se levizja kunder Petrusic dhe bashkepunetoreve te tij tregon nje rivalitet ndermjet sherbimeve sekrete te ushtrise dhe sherbimin sekret shteteror.
Te tjere mendojne se qeveria po identifikon disa individe si fajtore te vrasjeve ne Kosove - duke kerkuar te tregoje se udheheqja nuk ka qene e perzier ne kete veprimtari.
Se fundi Boban Petkovic, nje Serb nga Kosova, eshte arrestuar se bashku me nje rezervist te ushtrise, te akuzuar per vrasjen e tre Shqiptareve ne Maj 1999. Djordje Simic, nje polic nga Orahovac i perfshire ne nje nga vrasjet, eshte akuzuar gjithashtu. Keto akuza jane te papritura per shume njerez ne Serbi, te cilet mendojne se cdo metode eshte e justifikuar ne luften kunder "terroristeve".
Gazetat Franceze kane spekuluar se akuzat jane te paramenduara per te demtuar autoritetin e OKB ne Kosove. Krye Administratori i OKB atje, Bernard Kouchner, eshte Francez.
Pavaresisht nga faktet rreth kesaj ceshtjeje, disa muaj pas perfundimit te bombardimeve te NATO-s, rregjimi do te perfitoje - megjithe keto akuza te renda - nga fakti se Jugosllavia dhe udheheqesi i saj heroik vazhdojne te kercenohen drejt per se drejti nga Perendimi.
Milenko Vasovic eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.