Lufta Ne Prag Te Shtepise

Duhet te jesh i pandergjegjshem qe te mos cmendesh ne Beograd keto dite : kryeqyteti i madh urban tani eshte nje qytet fantazem, ku ka vetem mitingje fantazem per Miloshevicin dhe nje propaganda lufte ne valet e radios dhe TV. Mbi te gjitha, ulerijne sire

Lufta Ne Prag Te Shtepise

Duhet te jesh i pandergjegjshem qe te mos cmendesh ne Beograd keto dite : kryeqyteti i madh urban tani eshte nje qytet fantazem, ku ka vetem mitingje fantazem per Miloshevicin dhe nje propaganda lufte ne valet e radios dhe TV. Mbi te gjitha, ulerijne sire

Thursday, 10 November, 2005

Ulerimat e sirenave njoftojne per nje sulm te ri ajror. Radio Beogradi po transmeton kenge patriotike. Gjithashtu njoftohet edhe per nje miting tjeter ne mbeshtetje te Slobodan Miloshevicit? Ne po pergatitemi per nje nate tjeter bombardimesh te ashpra dhe cmenduri te plote, drita te fikura dhe erresire e plote pa nje shenje drite ne kete tunel te cmendur.


Vetem pak dite me pare, Beogradi ishte qendra e fundit urbane e Serbise, qendra e shfaqjeve techno, ekspozitave te artit, dhe premiera filmash te rinj. Ne e dime qe Shekspiri eshte i dashuruar, dhe kemi te gjitha 40 hitet me te mira. Ka disa qindra restorante, klube dhe bare.


Te rinjte hyjne neper kafet e Internetit dhe lundrojne neper median boterore, muziken me te re dhe pornografi. Gjate periudhes se Socializmit ne Jugosllavi, Beogradi njihej si qyteti me liberal, ku mund te thithje pak ajer te paster neper stanjacionin e pergjitheshem. Gjate dekades se fundit, ne nje fare menyre qyteti ia doli te jetonte ne paqe pavaresisht luftrave ne Kroacine dhe Bosnje Hercegovinen fqinje. Dhe mbijetoi permes periudhes se tmerreshme te varferise dhe mungesave, sanksioneve dhe shkalles me te larte te inflacionit ne bote. Pranvera eshte e bukur ne Beograd.


Tani se fundi, qyteti po ndjen direkt luften, dhe shoku eshte teper i madh per dy milione banoret e tij. Rruget jane te boshatisura (karburanti gjehet me veshtiresi), njerezit nxitojne per te hyre ne strehimet anti ajrore, dhe eshte shpallur gjendja e luftes. Dhe vazhdimisht sirenat qe te kallin friken dhe te tmerrojne.


Disa njerez perpiqen shume qe te ruajne nje pamje normale. Ata vazhdojne te shkojne ne pune pavaresisht nga fakti qe shkollat, universiteti, zyrat e postes dhe bankat jane te mbyllura. Pjesa me e madhe e dyqaneve po punojne me orar te reduktuar, ato private jane mbyllur, dhe ne mbremje neper rruget e shkretuara nuk qarkullojne as makina as taksi. Transporti i qytetit po punon me kapacitetin minimal: te shkosh ne pune dhe te kthehesh ne shtepi eshte shnderruar ne nje aventure qe zgjat pothuaj gjithe diten.


Nje qetesi e thelle, irreale ka rrethuar Beogradin pas vales se pare te bombardimeve te NATO-s: sipas nje sondazhi te opinionit publik te dates 10 Mars te bere nga revista Nin, 78 per qind e popullsise nuk besonin se do te kishte sulme ajrore. I njejti sondazh tregonte se pjesa me e madhe e njerezve besonte se ne se do te kishte sulme ajrore, Serbia do te mund te mbeshtetej tek hakmarrja Ruse dhe Kineze. Dhe 70 per qind e njerezve thane se ishin te gatshem te shkonin dhe te luftonin ne Kosove.


Sot kur bombardimet jane bere realitet, regjimi nuk ka nevoje per sondazhe publike. Pas disa ditesh te ketyre bombardimeve te papercaktuara politikisht, mbeshtetja per presidentin Jugosllav eshte me e madhe se ne cdo moment tjeter gjate ketyre viteve te fundit. Ndersa me 1996 qindra mijera Beogradas dolen neper rruget e qytetit per muaj me rradhe duke protestuar kunder miloshevicit, sot nuk degjohet as edhe nje ze i vetem qe te guxoje te kundershtoje politiken qe na futi ne lufte.


Nje dite me pare se te fillonin sulmet ajrore te NATO-s, Radio B92--stacioni i vetem me te vertete i pavarur ne Beograd nepermjet te cilit mund te merren informacione serioze politike--u mbyll. Ne Novi Sad, pak dite me vone, Radio 021, nje tjeter radio stacion te cilen autoritetet nuk e besonin, u mbyll gjithashtu.


Nderkohe, qe prej fillimit te sulmit ndaj Jugosllavise, rreth 10 kanale TV kane filluar te ritransmetojne vetem programet e televizionit shteteror, kanalin e pare te RTS. Vetem dy stacione TV ne Beograd kane vazhduar te transmetojne programet e tyre--Studio B, e cila eshte e lidhur me partine e zevendeskryeministrit federal, dhe BK, i cili eshte prone e Bogoljub Karic, nje manjat i medias Serbe dhe nje mik i afert i Miloshevicit.


RTS ka nje fame te keqe per rolin e saj si nje fortese nacionaliste nje arme e vertete gjate lufterave te fundit te Miloshevicit. Por kesaj rradhe duke shfrytezuar kete mundesi per te ngritur ndjenjen kombetare nepermjet shfaqjeve te padurueshme te patriotizmit, ajo ka kaluar cdo imagjinate njerezore.


Nuk jepet asnje lajm rreth drames ne Kosove. Asgje rreth asaj cka po ndodh ne provincen e famshme, per te cilen Serbia gjoja kujdeset kaq shume. Nuk ka informacione konkrete se ku bien bombat e NATO-s dhe cfare kane shkaterruar ato. Nuk ka as edhe nje lajm as mbi vendimet e qeverive te Serbise dhe asaj te Jugosllavise.


Ajo qe transmetohet, eshte thjesht propagande qe pergezon" politiken e vendosur dhe dinjitoze te Slobodan Miloshevicit ?. Dhe gjuha me e eger ndaj "agresoreve fashiste ? te Perendimit. Presidenti Amerikan tani ka nje sere epitetesh : "Vrasesi Clinton", "Sataniku Clinton", "I ndyri Clinton", "Krimbi Clinton", "Clintoni me semundje mendore dhe me devijime seksuale ?, dhe me e bukura nga te gjitha, "Adolph Clinton, krimineli me i madh ne historine e botes".


E gjithe media ketu vazhdon te transmetoje vetem kenge patriotike, filma te vjeter me lufte, lajme pa kuptim dhe nje gjuhe me te vertete lufte nxitese: duhet te jesh me te vertete i cmendur ne se nuk nxehehsh duke pare keto gjera ne TV.


Pasi nje sere gazetash te rendesishme (Nasa Borba, Dnevni Telegraf, NT Plus) nuk u lejuan ne Beograd apo edhe u mbyllen fare ne baze te ligjit te ri famekeq te Informacionit, bombardimet kane shkaterruar edhe shansin e fundit per mbijetesen e mediave te pavarura. Vetem publikimet e kontrolluara nga Qeveria--Politika, Vecernje Novosti, Politika Ekspres -- dalin rregullisht, ndersa te tjerat -- Danas, Blic, Glas Javnosti--mezi botohen si numra me vetem pak faqe me lajme nga lufta.


Ne kete atmosfere shtypjeje te ligjeruar, frika eshte zmadhuar nga fakti qe, me shpalljen e gjendjes se luftes, te gjitha shkeljet e mundeshme te ligjit mund te gjykohen nga gjykata ushtarake. Frika tjeter eshte thirrja nen arme ne rradhet e ushtrise. Mobilizimi akoma nuk ka arritur nivelet e tij me te larta, por nje numer i madh te rinjsh po fshihen, duke mos kaluar netet ne shtepite e tyre, dhe duke u perpjekur keshtu qe te shmangin trokitjen ne dere per te permbushur "detyrimin e tyre "ushtarak. Megjithate, media shteterore vazhdon te njoftoje per "numrin e madh te vullnetareve "te cilet shtojne rradhet e ushtrise "per te mbrojtur atdheun".


Autoritetet e qytetit kane ndaluar shfaqjen e filmave te huaj nga ekranet e kinemave. Ne ato pak kinema qe funksionojne, shfaqen vetem filma te vjeter Jugosllave. Eshte njoftuar se teatrot do te japin shfaqje pa pagese me "pjese "patriotike. Por edhe kjo krijon disa komplikime, sepse nje nga temat kryesore eshte Lufta e Dyte Boterore ndaj Nazisteve, gjate se ciles partizanet ishin aleate me Britanine e Madhe dhe SHBA. Por duket se mesimi kryesor i ketyre shfaqjeve eshte se Jugosllavet mund te perballen me kedo -- dhe te mbijetojne.


Marredheniet diplomatike me SHBA, Gjermanine, Francen dhe Britanine e Madhe jane nderprere: dhe tani eshte vene ne perdorim nje fjalor absurd anti-Amerikan, anti-Francez, anti-Britanik, dhe anti-Gjerman. Politikanet e ketyre vendeve quhen si "vrases ?, "kriminele", "idiote dhe armiq". Ne Beograd, dritaret e Qendres Amerikane te Kultures, Keshillit Britanik, dhe te Institutit Gjerman Goethe jane thyer te gjitha. Monumenti i ngritur ne shenje falenderimi per Francen, ne kembim te mbeshtetjes se saj ndaj Serbise ne Luften e Pare Boterore, u mbulua dje me nje flamur te zi.


Jeta ne Beograd po veshtiresohet edhe me teper prej mungesave te vajit te gatimit, miellit dhe sheqerit: qytetare te perfshire nga paniku po blene sasi te medha buke, nje nga produktet me te rendesishme ushqimore ne Serbi. Kursi i kembimit per Marken Gjermane, monedha me e forte ne Serbi, eshte rritur mjaft gjate diteve te fundit, dhe 1 DM nga 8 dinar eshte rivleresuar ne me teper se 12 dinar.


Ne te njejten kohe, ata qe thyenin parate ne tregun e zi, te cilet silleshin prej vitesh neper rruget e qytetit, jane zhdukur brenda dites. Karburanti eshte bere, sipas Kryeministrit Serb Mirko Marjanovic, "me i vlefshem se floriri". Pothuaj se 12,000 shofere taksie te Beogradit kane dite qe nuk punojne, dhe rruget e kryeqytetit te cilat zakonisht jane te mbushura, ne kete periudhe jane te qeta.


Pra jeta ne Beograd po behet gjithnje e me teper mbytese. Disa njerez kane folur per nje lloj solidariteti te ngrohte ne kohe lufte me miqte dhe fqinjet. Por nese dikush eshte si mua dhe tenton te shprehe mendimin e tij, per rregjimin, median dhe cmendurine kolektive ne Serbi, eshte e pamundur te shtysh diten, dhe aq me pak nje rruge me taksi, pa shfryre me inat dhe pa t`u shkaterruar nervat. Ky eshte nje problem i vecante tani qe edhe cigaret nuk mund te gjehen me.


Per fatin e mire, linjat e telefonit, pergjithesisht punojne, dhe lidhjet e Internetit nuk jane shkeputur. Kjo e ben luften akoma edhe me teper irreale: dikush mund te komunikoje me Ameriken, nje vend me te cilin i kemi prere marredheniet diplomatike, por eshte shume e veshtire t`i telefonoje nje shoku te tij vetem 100 kilometra ne jug te Beogradit. Per te mos folur per Kosoven, per te cilen nuk dime absolutisht asgje.


Petar Lukovic eshte nje gazetar i Feral Tribune qe botohet ne Zagreb, i vendosur ne Beograd, dhe redaktor i XZ, nje reviste kulturore, e prodhuar ne Beograd.


Balkans, China, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists